USHQIME TË VJETRA TRADICIONALE

USHQIME TË VJETRA TRADICIONALE

Supa me eshtra është ushqime vjetër sa vetë shkathtësia e gatimit. Në jetën bashkëkohore, ndoshta nuk zen vendin e duhur, por gjithmonë duhet të jetë aktuale për shkak të dobive ose të mirave shumë të çmuara shëndetsore.
Supa është shumë e begatshme me materie ushqyese, duke përmbajtur edhe shumë materie ushqyese duke filluar nga shumë minerale, si kalcumi, magnezi dhe kaliumi, në formë në të cilën trupi juaj shumë lehtë i shfrytëzon.
Përmban komponime hondrioitine dhe glukozamine të cilat ndikojnë në zbutjen e proceseve të ndezjes siç janë artriti dhe dhembjet në nyje. Poashtu gjendet edhe melatonini i cili kontribon për lëkurën e shëndetshme, eshtrat dhe thonjët.

Përbërësit

  • 500 g eshtra të grirë të holla të lopës të cilët mund të përmbajnë pak mish
  • 2 lugë uthëll molle
  • 1 qepë ose pras
  • 2 thela hudhre
  • 2 karrot
  • 1 selino
  • 1 pastinake
  • krip, majdanoz dhe kokërra biberi

Përgatitja

Së pari, pastroni eshtrat dhe bashkë me 1 qepë të plotë (mund edhe melëvozhga) dhe me  kokërra biberi,i spërkatni me ujë të ftohtë dhe me 2 lugë lëng limoni. I zijejmë këto me flakë të qetë, por më së miri në enë ekres 1orë e gjysmë. Supën e përgatitur e kullojmë dhe pastaj e mbledhim yndyrën nga sipërfaqa.Kështu të kulluar dhe pa yndyrë,e kthejmë në zjarr sërish dhe shtohen perimet, të cilët më herët grihen dhe rendohen. Sipas dëshirës, mund të shohet edhe pakfide.
Supa mund të përgatiet dhe me lloje tjera të mishit, sidomos është shumë e shijshme nëse gjatë zierjes, përveç eshtrave shtojmë edhe pak mish pule (nga gjoksi, krahët, qafa).
Nëse keni sasi më të madhe të përgatitur, pas kullimit, mund ta ndani, dhe një pjesë të saj ta ruani në frigurifer, të ngrirë. Sipas nevojës do ta shkrini dhe do ta përgatitni me shtimin e perimeve dhe erëzave.