KUR GJËNDRA MBROJTËSE NUIK FUNKSIONON SIÇ DUHET?

KUR GJËNDRA MBROJTËSE NUIK FUNKSIONON SIÇ DUHET?

 

Gjëndrat teroide, ose e njohur si gjëndra mbrojtëse, me dukjen e saj na kujton praymoren ose fluturën dheështë një nga gjëndrat më të mëdha endokrine në trupin e njeriut. Gjendet në pjesën e poshtme të pjsës së përparme të qafës, nën fytë në të dy anët e gabzherit.

Funksioni elementar e gjëndrës mbrojtëse është formimi dhe tajimi i hormoneve tiroide– tiroksina,t rijodtironini dhe kalcitonini.
Roli i tyre është më e rëndësishme dmth., ndihmoin në çdo qelizë, në çdo ind dhe organ, që të funksionojnë normalisht. Hormonet tiroide ndihmojnë trupin që ta shfrytëzoj energjinë, të mbetet i ngrohtë, si dhe t’i mundësoj trurit, zemrës, muskulaturës dhe organeve tjera që të funksionojnë normal.
Hormonet tiroide kryejnë edhe funksione tjera të ndryshme. Ndihmojnë mëlçinë që nga gjaku ta largoj të ashtuquajturën kolesterol i keq. Poashtu, marrin pjesë edhe në procesin e tretjes së ushqimit dhe në peristaltikën e zorrës.
Hormonet ndikojnë edhe në pamjen edhe në shëndetin e lëkurës dhe të flokëve, ku me rëndësi të madh është që ky organ të jetë funksional dhe rregullisht të kontrollohet puna e tij.
Çdo dëmtim i punës së gjëndrës mbrojtës, gjëndra mund të rezulton me paraqitjen e problemeve shëndetsore.

Nga çka varet shëndeti i gjëndrës mbrojtëse?
Funksioni i gjëndrës tiroide mund të dëmtohet për shkak të ushqimit të varfër me jod, mbingarkesës fizike, stresit, faktorëve gjenetik, infeksioneve ose si rezultat i ndikimeve të pa dëshiruara të ndonjë bari të udhëzuar për ndonjë sëmundje tjetër.
Gjëndra e sëmurë mbrojtëse, tajon ose shumë ose pak hormone. Aktiviteti i tepërt i kësaj gjëndre quhet hipertireoidizëm, kurse aktiviteti i pamjaftueshëm-hipotireoidizëm.
Simptomet e punës jo të duhur të gjëndrës mbrojtëse

hipotireodizmi(tajim i reduktuar) hipertireodizëm(tajim i tepërt)
  • lodhje
  • dhimbje në muskuj dhe ngërçe
  • koncentrim të reduktuar
  • kujtesë të reduktuar
  • mos tolerimi i ftohjes
  • kapsllëk
  • punë e ngadalsuar e zemrës(bradikardia)
  • lëkurë e zbehtë, thatë dhe ftohtë
  • rritja e peshës trupore
  • depresioni
  • ciklet jo të rregullta menstruale
  • shtypje të ulët të gjakut
  • rënia e flokëve
  • temepraturë e ulët e trupit(hipotermi)
  • punë e përshpejtuar e zemrës(tahikardia)
  • mos tolerimi i nxehtësis,
  • djersitja e tepërt
  • reduktimi i peshës trupore pavarishjt nga ushyerja normale ose e tepërt,
  • diare dhe boshadisje e tepërt e zorrës,
  • nervozë
  • dëmtim i ciklit menstrual
  • dridhje e duarve
  • steriliteti
  • shtypje e rritur e gjakut
  • lodhje dhe dobësim të muskulaturës
  • praqija e rashës në qafë dhe rritja e gjëndrës mbrojtëse

 

Shumë shpesh disa nga këto simptome janë të fshehur ose jo të shprehur sa duhet, por dinë të jenë edhe të padiktueshëm. Shprehja, e disa simptomeve mund të jetë shenjë e sigurtë i problemeve me funksionin e gjëndrës mbrojtëse.Prandaj, gjatë paraqitjes së simptomeve si humbja e shpejtë dhe e papritur e peshës trupore ( madje deri në 15 kg në muaj), trokitja e zemrës, djersitja, dridhja e duarve– duhet të jenë alarme për kontrollim të shëndetit të gjëndrës tioide.

USHQIMI DHE SHËNDETI GJËNDRËS TIROIDE

Në rrethana ku gjëndra mbrojtëse funksionon normalisht, kemi liri të plotë në zgjedhjen e artikujve ushqimor. Megjithatë, kur diktohen keqfunksionimet, si funksioni i reduktuar ose i zmadhuar, është e domosdoshme që të respektohen rregullat për ushqyerje të shëndetshme.

Të ushqyerit e drejtë mund të pentoj sëmundjen e gjëndrës mbrojtëse!

Jodi, seleni, hekuri, bakri dhe zinku, në kombinim me vitaminat të cilët veprojnë si antioksidane, e ruajnë shëndetin e dhëndrtës më të rëndësishme me tretje të brendshme.

Jodi është element esencial i përfshirë në procesin e sintezës së hormoneve të gjëndrës mbrojtëse. Që tiroksina të kalon në formë aktive e domosdoshme është prania e këtij elementi.
Te artikujt e pasur me jod përfshihen: kripa e himalajeve, peshku detar, algat, vezët, produkgtet qumështore,rrepkat.

Edhe seleni luan një rol shumë të rëndësishëm në funksionimin normal të gjëndrës mbrojtëse. Mungesa e tij mund të redukton funksionin e saj. Gjendet në arrën brazilian, produktet detare, drithrat, hudhër, qepë, fara luledielli, këpurdha,rrepka.

Zinku, hekuri dhe bakri poashtu janë të rëndësishme për shëndetin e gjëndrës mbrojtëse. Për shkak të kësaj, produktet si peshku, perimet bishtajore, mëlçia e viçit, farat e kungullit, farat e bluara dhe drithrat integraë duhet të jenë pjesë të ushqimeve tuaja.
Mungesa sidomos e hekurit mund të jetë problematike në kombinim me mungesën e jodit.

Ushiqmin që e donë gjëndra e juaj mbrojtëse.

Gjatë hipotireodizmit
Me rëndësi është të konsumohet ushqim i pasur me antioksidans, jod, selen. Rregullisht konsumoni perime të freskëta, qershi, boronica, trangujt, peshku (tuna, harniga, salmon,), algat detare, oriz integral, leshnikët, arrat brazilian dhe idniane, qumështi dhe produktet qumështore.

Çka nuk lejohet:
Disa produkte mund të reduktojnë ndikimin e barnave të cilët udhëzohen për terapinë e hipertireoidizmi. Bëhuni vigjilent gjatë përdorimit të ushqimit të pasur me fibra bimore, arra dhe sojë. Kujdes edhe me përdorimin e produkteve të freskëta siç janë lakra jeshile, lakra e brukselit, lulelakradhe lakra. Ata mund të ndikojnë në tajitjene hormoneve të gjëndës mbrotjëse sidomos te individët me mungesë të jodit në organizëm.

Gjatë hipertireoidizmit
Te pacientët me hipertireoidizëm në gjendje të metabolizmit të përshpejtuar ndryshon muskulatura dhe masa e eshtrave dhe prandaj rekomandohet konsum i rritur i proteinave,aminoacideve dhe kalciumit.Uqshqimi që ndikon pozitivisht te këto individët janë:drithrat integral, lakra, lakra e brukselit, lulelakra, rrepka, ,spinaqi, grosha, kurkuma.
Meli dhe perimet e gjelbërta të lartëpërmendura përmbajnë substanca të cilat e pengojnë bartjen e jodit dhe në këtë mënyrë ndikojnë mbi reduktimin e prodhimit të hormonit të gjëndrës mbrojtëse.

Çka nuk lejohet:
Kontrollimi i konsumit të tepërt të jodit është shumë më e rëndësishme. Reduktoni konsumin e kripës, plotësisht largoni tërë produktet industriale të cilat janë burim i fshehtë i sasis së amdhe të kripës. Nuk rekomandohen produktet të njelmëta, ushqimi i konzervuar, salsetindustrial. Gjithsesi, evitoni ushqimin e shpejtë, produktet ushqimire dhe verdhëzën e vezës.

KËSHILLAT

  • Sëmundja e gjëndrës tiroide mund të zhvillohet gradualisht dhe pa u vërejtur, gjë që tregon se dikush mund ta ketë këtë sëmundje me vite, por nuk është i vetëdijshëm.
  • Sëmundjet më të shpeshta të gjëndrës tiroide, zakonishtm, nuk japin asnjë simptom.
  • Të ushqyerit e duhur mund të pengon sëmundjen e gjëndrës mbrotjëse. Mendo nëse ushqimi që konsumon mbron shëndetin tuaj.
  • Te të sëmurët nga hipertireoidizmi nuk rekomandohet pushimi në det, ekspoimi ndaj temperaturave të larta dhe aktiviteti sportiv.Por në vend të këtyre, rekomandohet pushin në mal, ajër të pastër dhe shëtitje të lehta.
  • Shmangni situiatat stresuese!