NGA PIKËPAMJA MË E LARTË ME ILINA ARSOVA

NGA PIKËPAMJA MË E LARTË ME ILINA ARSOVA

E re dhe ambicioze, gjithmonë me buzëqeshje dhe me shpirt tëkthjellët. Njeri me vizion të madh dhe promotor i vlerave të reja. Ajo është një Maqedonase guximtare e cila e shkroi emrin e saj në historinë e njerëzve të sukseshëm.Pas saj e la majen më të lartë në botë, kurse rruga me sfida të reja gjendet para saj.
Farmacisti juaj:Sipas profesionitartist, sipas natyrësavanturiste dhe adhuruese e natyrës dhe lartësive. Kush është Ailina Arsova?

Ilina: Nuk e kam të lehtë të flas për vetveten më shumë se sa atë qe e the në vetë pyetjen. Po, parasegjithash, artiste figurative, avanturiste, e varur nga sportet që rrisin andrnalinën,aktivistë përmjedisin jetësor dhe për promovimin e jetës aktive…Këto janë më shumë role që ndonjëherë edhe më friksojnë sepse secila fushë kërkon përkushtim të plotë.Orvatem të lidh profesionet e mia dhe pasionet e mia dhe të funksionoj paralelisht duke u zhvilluar dhe duke u mbindërtuar në të gjitha drejtime, që edhe ia dal deri diku.Sa i përket të ushqyerit shpirtror dhe tejkalimit të vetvetes arrij të realizoj nga dy deri në tre ekspedita në vit.
Gjatë çdo ekspedite malore, shkruaj dhe krijoj shkrime dhe punime figurative.Që t’i ekspozoj ato piktura dhe ndoshta edhe t’i shes, duhet të organizoj ekspozitë, për të cilën duhen edhe aftësi të larta organizative.Në këtë mënyrë, me kënaqësi më të madhe bashkëndajë pëvojat me publikun më të gjërë. Pastaj, vijon pjesa ekzistenciale ku me anë të shërbimeve turistike, sërish me entuziazëm shumë të madh, më shpesh vizitorëve të huaj ju tregoj bukuritë e Maqedonsë sonë të bukur, sidomos ato bukuri malore,pak të fshehura që nuk arrihen lehtë të cilat akoma janë të pastërta dhe të pa ndotura, për dallim nga pejzazhi urban ku, për fat të keq, akoma dominon vetëdija jonë e ulët ekologjike, për të cilën ndonjëherë vërtetë turprohem, sidomos kur jam me turistë.

Farmaciti juaj: Çka don të thotë të jesh në maje të botës, e plotësuar me epitetiMAQEDONASJA E PARË?

Ilina: Njerëzit garojnë me dhënien e epiteteve dhe superlativëve që të bëhen diçka “MË E MIRË” në jetë, por të jetë e “PARA”dhe deri tani i vetmi për disa gjëra, tashmë është vlerës kombëtare historike. Në këtë kuptim, jamë e nderuar që kam epitetin, por, sinqerisht, më e lumtur do të jemë kur të arriturat do të jenë në nivel pa kufizime gjinore, lokale-rajonale ose kombëtare.Për shembull, në disa vende perendimore më shumë më çmojnë për shkak të sfidave të reja në ski-alpinizëm, ku jam një nga njerëzit e rrallë në planetë e cila ngjitem në disa maje më sfiduese në botëme skija dhe lëshohet me të stilin telemark. Me këtë rast, organizatat e huaja sportiste vazhdimisht më ftojnë që t’i ndaj përvojat e mia me prezantime publike, kurse i shpërblim më ofrojnë ndonjë sponsorim të caktuar ose stërvitje të përherëshme.
Për fat të keq, jam e vetëdishme se në R.e Maqedonisë sportet malore akoma nuk kanë arritur në atë nivel të njohjes dhe valorizimit, prandaj,është shumë vështirë këtu të m,bijetohet si sportist ose si artist.
Sërish, majet, para se gjithash, janë tregime intime të cilën e bëj me sfidë personale, me qëllim që të me anë të kësaj të kontriboj në rritjen e nivelit sportiv në vend.Sinqerisht, gëzohem kur shoh se edhe alpinistë tjerë ndjekin rrugën time, sidomos kur këto janë vajza.
Shpërblimin më të madh e marr nga më të afërmit, miqt dhe mikeshat dhe nga njerëzit që më mbështesin dhe të arriturat e mia i përjetojnë si motiv të tyre për përparim ose mbindërtim në jetë.

Farmacisti juaj: Nga ku bron dashuria për malin dhe për të paprekshmen?

Ilina: Te unë dashuria ndaj natyrës dhe ndaj malevepa dyshim buron nga investimi ose përkushtimi që kanë bërë prindërit e mi të cilët qysh në moshën shumë të hershme bashkë me motrën na dërgonin në Vodno, Kodrën e Diellit,dhe Maline zi të Shkupit… Kur kishim të ftohtë, na mësonin se si të sillemi, por edhe kur kishim nxehtë -si të mbrohemi nga dielli i malit. Na mësuan se të jemi në simbiozë me malin.Kur qanim nga ftohti, na linin… Të njejtën gjë që sot e shoh e bëjnë të gjithë prindërit në vendet malore perendimore. Janë shumë e lumtur që u rrit në një familje të tilë të shëndoshë dhe harmonike me horizonte të gjëra ndaj botës, gjë që pa dyshim ka ndikuar në zhvillimin tim të mëtutjeshëm dhe ndërtimin tim si personalitet.
Nga këtu, për mua natyra është shembull vizuel i përsosmërisë, sidomos nëse nuk është cenuar nga dora e njeriut, e cila shpesh din vetëm të shumton. Njeriu është krijuar për bashkëjetesë me natyrën, por shoqëria bashkëkohore vazhdimisht e më shumë na largon nga jeta malore. Malet dhe natyra na mësojnë për jetë të thjeshtë dhe të qetë me vlerat e vërteta në vend të vlerave të shpikura. Na mësojnë vlerësimin e ndërjesllë në raport me atë ku dhe si jetojmë, duke mos i penguar askujt me praninë tonë.

Farmacisti juaj: Sipas jush,çka është ajo që e mban njeriun në jetë, çka i jep fuqi dhe motivim për realizimin e “të paarriturës”?

Ilina: Si shtytësi rëndësishëm do të ndaja motivimin, atë të cilin secili nga ne e posedon dhe e formëson në mënyrën e vet. Rol të madh ka mjedisi, mbështetja nga më të afërmit etj.Diku e kamë lexuar këtë thënie: „Ne nuk jemi të vetëdishëm sa larg mund të shkojmë, deri sa nuk e dëgjojmë nga ata të cilët besojnë në ne“.
Këtu është edhe vetëmotivimi, sidomos dega e diciplinës e cila i lëviz ose sposton kufijtë tonë mental dhe fizik. Ajo që deri mbrëmë ishte “ e paarritshme“, nesër bëhet pjesë e biografis sonë, me çka kufijtë lëvizin më lartë ka një qëllim tjetër i “parealizueshëm”.

Farmacicti juaj: Përveç stërvitjeve të lodhëshme dhe të vazhdueshëm, a është dhe sa ndikon edhe ushqimi për rezultate maksimale?

Ilina: Sipas meje, duhet të ketë komunikim mes trupit dhe trurit.Truri kërkon një lloj të caktuar të ushqimit, kurse trupi një lloj tjetër.Gjithmonë në barazpeshë dhe në akordimi me ata, arrihet në gjendje të përgatitur dhe të shëndoshë psikofizike.Unë nuk zbatojnë asnjë regjim tepër, dhe as nuk kufizohem nga ushqimi që trupi ose truri e kërkon. Strëvitja e vazhdueshme dhe e mirë në kombinim me ushqyrjen e kombinuar dhe të balancuar është ajo që duhet për të tejkaluar sfidën.

Farmacisti juaj: Sipas jush, si të ndërtojmë një rini të shëndoshë dhe aktive në aspektin sportiv?

Ilina:Jeta e shëndoshë, shprehitë sportive dhe dashuria ndaj natyrës më shpeshë formohen në shtëpi. Sërish do t’i faleminderoj prindërit e mi dhe më të afërmit për atë që më kanë mësuarnë jetë.Për tërë mbështetjen që e kam nga ata dhe për rrugën në të cilën më kanë drejtuar qysh nga fëmirija.Gëzohem kur shoh familje që fëmijët i edukojnë në mënyrë të ngjajshme dhe do t’ju rekomadoja të njejtën të gjithë prindërve.Kjo është pasuria më e madhe dhe nuk krahësohet me asnjë dhuratë tjetër materiale për të cilën fëmijët mendojnë se ju takon.
Poashtu, mendoj se entizijastëve të ri ju mungojnë idalet. Sidomos kanë mungesë të modeleve pozitive shtëpiake te të cilat do ta shohin vetveten.Disa të cilët kanë shumë vetëbesim me shumë përkushtim mund të arrijnë deri në synimin e parashtruar.Duhet të çrrënjosim qëndrimin stereotipik të makutërisë ndaj sukseseve të huaja, por për kundrazi,duhet të gëzohemi për sukseset e tyre sikur të jenë tonat. Kështu krijohet konkurenca e cila sipas të gjitha definicioneve rezulton me cilësi më të madhe.

Farmacisti juaj: A ekzistojnë kufij për Ilina Arsova dhe çka në të ardhëmen?

Ilina: Plane dhe porjekte ka sa të duash.Një nga prjektet të cilin do të doja ta mbaroj e sfida botërore e ngjitjes– 7majet më të larta në 7 kontinentet. Deri tani kamë realizuar vetëm 5, por për ta realizuar këtë ngelin edhe dy kontinente: Poli Jugor dhe Austria dhe Oqeanin. Ndryshe, ky projek e kanë realizuar 250 njerëz në botë nga të cilat 65 janë të gjinisë femrore.

Punoj në mënyrë aktive dhe do të doja të shoh ditën kur do të ndërtojmë një sistem dhe shoqëri ku njerëzit si unë do të përkrahën për sukseset e arritura me aq dashuri dhe përkushtim, duke1 mos pasur asnjë filtër politik, gjinor dhe të tjerë.Urrej çdo lloj përfitimi, sidomos në sport, shkencë dhe art dhe në të gjitha projektet të cilët në plan afatgjatë mund të dëmtojnë mjedisin jetësor.

Farmacisti juaj: Pa dyshim, Ilina është frymëzimi dhe motivimi i shumë gjeneratave tani, por me siguri do të jetë kështu edhe në të ardhmen. Cilat janë rekomandimet dhe këshillat tuaja për njerëzit e ri, fëmijët dhe prindërit?

Ilina: Jemi të vetëdijshëm për problemet që na rrethojnë, por , sërishm besojmë se është e mundur se mes tërë fuqive të errëta t’i vërejmë edhe momentet e bukura që mjaftojnë për të na plotësuar, kthjellësi, gëzim dhe dashuri. Kështu që, një përqindje më e madhe e njerëzve, të knaqëru dhe të plotësuar nga jeta, do të jenë shembuj pozitiv me fuqi për të rritur vetëdijen dhe moralin te të tjerët.Te kjo shoqëri e kotësisë dhe vlerave të mbrapshta, shumë me rëndësi është që të kthejmë normën etike të vetërespektit, si te njerëzit, edhe ndaj natyrës, e cila besoj dikur ka ekzistuar sepse unë jamë rritur dhe edukuar në një një mjedis të tillë duke ju faleminderuar prindërve të mi.

Prandaj, ngrohësisht ju rekomandoj të gjithë lexuesve që sa më shumë kohë të kalojnë në natyrë, të gëzohen me çdo rreze dielli, me çdo hije nën re pezulluese dhe shumë më shumë kanë theksuar gjyrat laramane të luleve malore.Prandaj, të shohin përreth vetes, të kontrollojnë nëse mjedisi është i pastër dhe rastësisht mos kanë haruar ndonjë mbeturinë, edhe nëse nuk është e tyre, t’i mbledhin mbeutrina nga toka, që kalimtarët tjerë vijuese ta shohin vendin e pastër dhe të bukur.

IlinaArsova Visual artist / Womeninsportadvocate TAKT Ngo
www.ilinaarsova.blogspot.com