Katarakta,ose ashtu si njihet në gjuhën e popullit, “perdja”, është arsye kryesore për humbjen e të pamurit në botë, por edhe te ne.
Paraqet turbullim të qepallës natyrore të syrit. Termi buron nga „cataract“ e cila don të thotë ujëvarë. Pra, mekanizmat patogjnik u detyrohen ndryshimeve metabolike në përbërjen proteinike të qepallës dhe reduktimi të koncentrimit të uji.
Arsyet më të shpeshta?
Arsyet më të shpeshta për ndryshimet e këtilla janë të ndryshme dhe përfshijnë: mosha, gjendjet traumatike, ekspozimet ndaj diellit, faktorët gjenetik, infeksionet dhe sëmundjet e mëparshme të syrit, pëdorimin afatgjat t; barnave (kortikosteroidet) etj. Bazuar mbi arsyet e ndryshme, ekzistojnë edhe lloje të ndryshme të kataraktave të cilat mund të ndahen varësisht nga pjekuria e perdes, mosha e pacientit dhe lokalizimi i kataraktës.
Shenjat e manifestimit
Katarakta manifestohet me trubullimin gradual dhe me humbjen e ngadalshme të të pamurit, të pamurit si mjegull-perde, të pamur të vështirësuar gjatë natës, areolë rreth burimit të dritës.
Diagnoza e kataraktës e përcakton mjeku, specialist-oftamolog.
Si shërohet?
Mënyra e vetme paraqet operimin ku largohet qepalla natyrore të mjegulluar dhe ndërtohet një qepallë artificiale. Edhepse në korniza ose përmasa botërore më shpesh bëhet fjalë për intevenim kirurgjik elektive, për fat të keq, sot kemi akoma njerëz me të pamur të humbur nga katarakta në vendet në zhvillim, vetëm për shkak të statusit social, mungesës së arsimimitose për shkak të moskujdesit vetiak.
Gjithsesi, vizitat e rregullta të oftalmologut, me qëllim që të përcaktojnë kataraktën dhe dhe të ndjek këshillat e mjekut, janë të domosdoshme për jetë më të mirë dhe më cilësore.