NDIKIMI I PAJISJEVE ELEKTRONIKE MBI ZHVILLIMIN E FËMIJËVE

NDIKIMI I PAJISJEVE ELEKTRONIKE MBI ZHVILLIMIN E FËMIJËVE

Jetojmë në një kohë kur pajisjet elektronikeme ekran janë realitet i pashmangshëm dhe pjesë e procesit të rritjes dhe zhvillimit të fëmijut. Pothuaj secili fëmijë nga koha bashkëkohore rritet dhe kalon shumë kohë duke shikuar ekranet e televizorit, kompjuterit, tabletit ose telefonit.

Vetvetiu nuk është e keqe e domosdoshme
Kjo madje nuk është gjendje shumë e keqe. Përdorimi i këtyre pajisjeve elektronike , gjithsesi që ka edhe dobitë e veta. Ekzistojnë emisione dhe aplikacione edukative të cilat i pasurojnë njohuritë e fëmijëve dhe nxisin zhvillimin e shkathtësive motorike dhe komunikuese. Por vetëm nëse këto pajisje elektronike përdoren si duhet! Përdorimi i vazhdueshëm dhe koha e gjatë e kaluar patra ekranit na shpien te cenimi i zhvillimit të drejtë të aftësive kognetive te fëmijët.

Pasojat afatgjate
Kur fëmijët shumë të vegjël në dorë do të marrin telefon të mençur ose tablet, ekzistojnë mundësi për dëmtimin e aftësive mentale të cilat janë në fazën e zhvillimit. Të parat sulmohen aftësitë për ta përqendruar, koncentruar, ta ruajnë vëmendjen ose për të komunikuar me rrethin.
Përveç kësaj, qëndrimi i vazhdueshëm në hapsirë të mbyllur dhe privimin nga aktiviteti fizik do të ketë pasoja edhe mbi shëndetin fizik. Rreziku i problemeve me sistemin skeletor-motorik është i pa shmangshëm, por përdorimi sa më i shpeshtë i këtyre pajisjeve elektronike dhe të qendruarit ulur janë faktor për peshën e tepërt trupore dhe për problemet që lidhen me mënyrën e ushqyerjes.

Mes tjerar, fëmijët ekspozohen edhe ndaj rrezikut nga:

  • prishja e gjumit, faktikisht mungesa e gjumit
  • paraqitja e agresivitetit
  • ekspozimi ndaj rrezatimit dhe probleme me të pamurit
  • varësi
  • zhvillim i ngadalsuar

Nxitimi që fëmiju sa më shpejtë të mësoj përdorimin e këtyre pajisjeve bashkëkohore shkakton shumë më shumë dëm se sa dobi!

Gjatë periudhës deri tre vjeçare, truri te fëmijët zhvillohet shumë shpejtë dhe është shumë i ndjeshëm ndaj ngaxmimeve të mjedisit. Kjo është periudhë e ashtuquajtur kritike ku ndryshimet të cilat ndodhin mu atëherë krijojnë bazë afatgjate për zhvillimin e mëtutjeshëm të funksioneve të trurit. Për zhvillimin e duhur të fëmijëve, ata kanë nevojë për stimulime specifike. Për fat të keq, ata nuk mund të gjenden në celularët dhe tabletat. Koha e kaluar para ekraneve është mundësi e pashfrytëzuar për të komunikuar me rrethinën reale e cila është shumë më e nevojshme në atë periudhë. Kjo situatë nuk është e përkohëshme. Nëse stimulet mungojnë në këtë periudhë kritike, pasojat do të lën ndikim ose efekt afatgjatë.
Leximi e përralave ose tregimeve fëmijrore nga ana e prindit ka një ndikim plotësisht ndryshe se sa nëse e tregimin ose përrallën në ekran. Kur e dëgjojnë tregimin e lexuar nga goja e prindit, fëmijët i procesojnë fjalët dhe në kokat e tyre krijojnë fotografi për tregimin. Në këtë mënyrë, trutë fëmijrorë shumë më shumë angazhohen se sa me anë të ekranit ku tregimi ju ofrohen i gatshëm. Në këtë mënyrë, pajisjet elektrike e krijojnë fotografinë në vend të tyre dhe në këtë mënyrë zbehen aftësitë kognetive.

Dëmtimi i shkathtësive komunikuese
Koha e kaluar në shoqëri me kompjuterin ose me telefonin në vend se të luaj dhe të flas me bashkëmoshatarët e tij është faktor i cili shumë mund të ndikon afëtsinë sociale të fëmijut. Ata do të dobësohen dukshëm, ku ka probabilitet që madh të mbeten ashtu edhe gjatë tërë jetës së ngelur.

Jeta nuk është „klik“
Me siguri keni vërejtur gjendje ku prindërit gëzohen nga përdorimi i tepërt i telefonit nga ana e foshnjës së tyre ose, situata kur tenton të klikon mbi postere dhe foto duke menduar se është ekran? Ndofta në shikim të parë ju duket e ëmbël, por objektivisht tregon një problem më serioz, gjegjësisht, pritshmëri më të tutjeshme nga ana e fëmijës që secili aktivitet i tij të ketë ndikim momental dhe përgjigje të shpejtë.
Kjo ndodshta edhe mund të pritet në botën e ekraneve, por jo edhe në botën reale. Kur çdo lëvizje e fëmijë me gisht i sjell një foto të re, begati të ngjyrave dhe lëvizjeve, truri fëmijror përshtatet me ndjenjat momentale të kënaqësis të cilat i fiton vetëm me një lëvizje të gishtit. Në këtë mënyrë, në të ardhmen do të anon ka përdorimi më i shpesht i këtyre pajijseve elektronike të cilat ofrojnë përgigje shumë të shpejtë, në vend se të hyj në komunikim dhe ndërveprim me botën reale.

Sërish, pajisjet përdoren dhe nuk është e domosdoshme t’i largojmë ose menjanojmë
Përveç rreziqeve të cakura të cilat i bartë ekspozimi i tepërt i fëmijëve ndaj pajisjeve të ndryshme moderne dhe të mençura, por, ata gjithsesi përfshijnë edhe anën e mirë. Madje rekomandohet, që kur fëmiju do mbush dy vite, t’i ofroni qasje në pajisjet elektronike, por, kuptohet, në kushte dhe kohë të kontrolluara. Gjysmë ore ose një orë në ditë mund të ndihmoj në zhvillimin e koordinimit të lëvizjeve dhe të ndihmon në mprehjen e shkathtësive gjuhësore. Gjithsesi, koha para ekranit, përveç që do të kontrollohet, nuk duhet të jetë zëvendësim për lojën dhe njoftimin me botën reale.

KËSHILLË
Për çdo gjysmë ore të shikimit në ekran, stimuloni fëmijun në aktivitetin kompenzues (vrapim, kërcim, lorja me top…), por nëse koha e kaluar para TV është një orë, atëherë patjetër t’i jepni fëmijut dy orë lojra kompenzuese.