Dashuria ndaj librit dhe ndaj fjalës së shkruar është dhunëti e cila bartet gjeneratë pas gjenerate.Pothuaj secili fëmijë kënaqet me këtë hirësi. Prandaj krijimi i shprehive për lexim dhe dashuria ndaj librit është një detyrë e rëndësishme për çdo prind. Sa më herët aq më mirë.
Libri i mirë e nxit zhvillimin intelektual, e përmirëson ligjeratën dhe e pasuron leksikun. E zhvillon fantazinë e fëmijëve dhe mendimin kritik dhe na shpien te përvetësimi i vlerave më të larta morale dhe porosive humane.
Edhepse jetojmë në të ashtuquajturën kohë digjitale, ku kemi qasje në çdo lloj përmbatje dhe literature, leximi i librit në formën e saj primare është kënaqësi për të gjitha shqisat.
Si të fillohet?
Asnjëherë nuk është shumë herët për të filluar t’i lexoni fëmijëve tuaj dhe ta dërgoni në botën e një nga kënaqësitë më të mira jetësore. Edhe në moshën disa ditore, fëmiju reagon ndaj zërit tuaj dhe e absorbon ambientin dhe ndodhit rreth tij. Ashtu siç rritet vazhdimisht e më shumë do të interesohet për këtë aktivitet dhe me plotë dëshirë do të ndjek dhe do të kënaqet me atë që ju ua lexoni.Kjo do të ndihmon fëmijun në procesin e zhvillimit të ligjeratës dhe në komunikimin me botën e jashtëme.
Libri si bashkëudhëtarë besnik në jetë
Zgjedhja e librit të duhur
Nga zgjedhja e librit varet edhe sa do të kënaqet fëmiju. Fëmijët e vegjël kanë nevojë për libra të cilat ju tërheqin vëmendje dhe me të cilat mund të manipulojnë. Për ata ideale janë ilustratorët e fortë, librat antiujë, me ngjyra të gjalla, me figura të qarta dhe të mëdha. Për fëmijët pak më të rritur(rreth moshës dy ose tre vjeçare),më të preferuara janë librat me fabula të shkurtëra dhe të lehta të cilat do ta nxisin fantazinë e fëmijut dhe do t’i identifikohen deri në atë nivel sa që edhe ata do të dëshirojnëtë bëhen pjesëmarrës në ndonjë nga përrallat të cilat më vonë do t’i interpretojnë. Lejoni dhe pyesni fëmijun se cili libër ose fabul dëshironi t’ja lexoni. Ndiqni interesin e tij dhe, si rezultat i kësaj, vendosni se në cilën mënyrë do ta plotësoni bibliotekën e saj ose tij.
Me dëndësi është që fëmijët të kenë bibliotekën e tyre ku do të mund në mënyrë të pavarur të komunikojnë me librat dhe ilustratorët e tyre.
Rituali i leximit
Më së miri është nëse leximi bëhet pjesë e domosdoshme dhe shumë e rëndësishme e ditës suaj. Shkuarja në shtrat dhe orët e mbrëmjes si duket janë ideale për lexim. Kjo është periudhë kur fëmijë ka nevojë për aktivitete më të qeta.Në këtë periudhë, lexoni tema të lehta dhe qetësues. Lexoni ngadal dhe lejoni që fëmiju t’i ndjek përmbatjet dhe fotografitë dhe të kenë kohë të mjaftueshme që ta kuptojnë dhe ta mbajnë mend përmbatjen. Leximi nuk është patjetër të jetë në periudhën ose orarin e përpikt. Të jini të gatshëm saherë që fëmiju do të kërkon t’i lexoni.Është mirë kur fëmiju fillon të kërkon vetë që t’i lexojmë.
Është me rëndësi që gjatë leximit edhe të identifikoheni me personazhet dhe situatat.Dramatizoni tërë tregimin.Përshtatni tregimet sipas moshës së fëmijut. Imitoni zëra të ndryshëm, madje edhe kur janë zëra kafshësh, automjetesh, etj. Thjeshtë, kënaquni me këtë rol.
Lexoni bashkë
Gjatë leximit lejoni që fëmiju të jetë aktiv. Përsërisni fjalitë bashkë dhe rirrëfeni skena.Me anë të ilustrimeve nxisni ataqë ta vazhdojnë rrëfimin, edhepse ndoshta nuk din ende të lexon. Lejoni që ai të krijon rrjedhën personale të tregimit. Me gisht ndiqni tekstin që e lexoni. Me anë të fotografive mësoni ngjyrat, kafshët dhe objektet. Ndonjëherë qëllimisht gaboni tekstin ose gabimisht paraqitni ndonjë fotografi. Prisni reagimin e tij/saj.Do të vëreni se pas një kohe do t’i gjuan të gjitha gabimet tuaja dhe do t’ju korigjon. E tërë kjo është pjesë e procesit të detyrimittë fëmijut që të merr pjesë dhe të kënaqet me leximin në kokën e tyre.
Kontrollë mbi pajijset e mençura
Kompjuteri, telefonat e mençur ose tabletat janë vegëla të fuqishme të cilat ofrojnë kënaqësi të aty për atyshme me të cilën asnjë libër nuk mund të konkurron.Prandaj është me rëndësi që qasja në këto pajisje të mençura të kufizohet dhe të kontrollohet nga ana juaj.
Shembull konsekuent
Ndoshta mënyramë e dobishmeqë fëmiju të shfaq interes për leximin është nëse shpesh i shohin librat në duart e tyre. Nëse keni bibliotekë familjare dhe nëse lexoni shpesh, fëmiju do të kuptoj këtë mjedis si natyrore dhe në mënyrë spontane do të shfaq interes për lexim. Nëse kënaqni me leximin, kjo shëndrohet në vegël të fuqishme motivuese.
Gjithsesi, blini librat bashkë. Lejoni që vet të zgjedh libra ose ilustratorët.Fshehtësia e rafteve plotë me libra, hulumtimi detektiv pas heronjëve të preferuar mes rafteve dhe era e letrës mund të len vulë afatgjate te adhuruesit e ardhshëm të vegjël të fjalës së shkruar.
Dhurata më e bukur
Shfrytëzoni çdo rast që dhurata të jetë në formë të librit. Dhuratën e shokëve për ditëlindje duhet ta plotësoni me një libër të bukur dhe të gëzueshme të cilën do ta zgjedhni bashkarisht.
Mos bëni asgjë me dhunë
Nëse në fillim fëmiju nuk tregon interes dhe nuk dëshiron të lexoj, mos i bëni presion. Еfekti mund të jetë negativ. Ndryshoni librin, kohën e leximit ose qasjen. Mos lejoni që leximi, në vend të kënaqësis, të bëhet detyrë e lodhëshme.
Çfarë dobie ka nëse i lexoni fëmijut tuaj?
- Përforcohet afërsia reciproke dhe besimi
- Nxitet njohja e ndjenjave personale dhe të të tjerve
- Nxitet zhvillimi i kapacitetit të kujtesës
- Nxitet kreativitetin dhe fantazija te fëmijët
- Veprohet mbi zhvillimin e ligjeratës, pasurohet leksiku i saj dhe fëmiju përgatitete për lexim vetiak
- Krijojmë shprehi afatgjata për lexim dhe për dashuri ndaj librit