Protezat totale janë mjete ndihmuese protetike të lëvizëshmetë cilat i zëvendësojnë dhëmbët e humbur dhe indet e buta në gojë. Pacientët të cilët i kanë humbur dhëmbët e tyre për shkak të kariesit, paradontopisë, lëndimit ose ndonjë arsye tjetër dhe kanë ngelur pa dhëmbë, rhabilitohen me protezë totale.
Nga çka varet stabiliteti i protezave?
Përpunimi i protezave totale zhvillohet ose realizohet në disa faza. Secila nga këto faza ka rëndësi të madhe dhe kontribon në kompenzimin cilësor protetik. Gjithsesi, nevojitet edhe shkathtësi e lartë e stomatologut dhe teknikut që protezat të mund t’i plotësojnë kritetret nga të cilat varen shumë stabiliteti i tyre. Përveç profesionalizmit të ekipit, stabiliteti i protezës varet edhe nga kushtet anatomike të pacientit pa dhëmbë, si për shmebull, nga lartësia dhe gjithëpërfshirjen e kreshtës alveolar, lartësia dhe forma e qiellzës së fortë, sasia dhe dendësia e pështymës, trashësia emukozës së shtrënguartë lugëve etj…
Sa zgjat periudha e adaptimit të protezave të reja totale?
Periudha e adaptimit është individuale. Te disa pacient mund të jetë një javë, kurse te disa tjerë- disa muaj. Me rëndësi është në këtë periudhë të bëhen disa kontrolle te stomatologu ku do të korigjohen të gjitha vështirësitë të cilat i cek pacienti. Gjatë ditëve të para, problem kryesor janë dekubituset ose lëndimet të cilat rezultojnën te mukozanën protezën. Proteza shkarkohen pikërisht në vendin ku do të ketë më shumë shtypje dhe ky problem menjëherë tejkalohet. Ajo që vijon është që pacienti të mësohet të përdor protezën. Duhet të mësohen siç duhet t’i shqiptojnë shkronjat (më problematike janë shkronja C dhe F) dhe kjo arrihet me stërvitje, gjegjësisht, me leximin me zë dhe duke folurpara pasqyrës. Lehtësim në stabilizimin e protezës është kur pacientët do të gëlltisin pështymën para se të filloj të flas. Pastaj, me rëndësi është të mësojmë se si të përtypim çamçakëz.Në fillimi duhet të ushqehemi me kafshata të vogla dhe pa kafshime me tërheqje.Më e vështirë për ta ngrënë është buka. Ky është material ngjitës dhe i shqyen protezat.Pasi pacientët do të përvetësojnë teknikën e të ushqyerit dhe të stabilizimit të protezave me gjuhë dhe tërë muskulaturës orofaciale, atëherë ata do të mund më shumë të rahatohen dhe të provojnë të hanë siç kanë hëngër më herët me dhëmbët e tyre.
Në këtë periudhë adaptuese, shumë mund të ndihmojnë edhe stukot për proteza. Këto janë materiale speciale ngjitëse të cilat ndihmojnë në stabilizimin e protezës. Nëse proteza nuk është e përshtatshm, me kalimin e kohës jep ndryshime të pakthyeshme tëlugëve. Në këtë rast, stukoja (adhesivet) vetëm e mbulojnë problemin dhe e vonojnë sanimin e protezës së keqe, dhe me këtë keqësohet kushtet anatomike në gojën e pacientit.
Si ruhet higjiena te pacientët me protezë totale?
Higjiena te personat me proteza totale poashtu është e rëndësishme si higjiena te ato pacientë që i kanë dhëmbët e tyre natyror. Protezat është e nvojshme që të pastrohen dy herë në ditë. Pastrimi i parë është nën ujë me çka largohen mbetjet ushqimore, pastaj vijon pastrimi total me brushë dhe detergjente jo abrazive për pastrim(detergjent për enë). Pastat e dhëmbëve shpesh janë abrazive dhe me pastë mund të dëmtohen sipërfaqet e protezës. Ekzistojnë edhe mjete disinfektuese ku e lëmë protezën të qëndron.Nëse pacientët nuk e mbajnë protezën gjatë tërë natës, ajo duhet të ruhet në vend të sigurt në ujë, e cila e pengon tharjen e protezës. Përveç higjienës së kompenzimit protetik, me rëndësi është që pacienti të ruaj higjienën edhe në zgavrën e gojës. Me brush të butë me rëndësi është të pastrohenlugjet, qiellëza dhe gjuha. Kohë pas kohe është mirë nëse desinfektojmë gojën me ujë i cili përmban kloroheksidin.
Sa shpeshë duhet të vizitojnë stomatologun pacientët që mbajnë proteza totale?
Së paku një herë në vit është e nevojshme të vizitohet stomatologu dhe të kontrollohen kompenzimi ose zëvendësimi protetik.Me plakjen paraqiten ndryshime në zgavrën e gojës. Proteza gjithsesi duhet t’i ndjek këto ndryshime, gjegjësisht, me kalimin e kohës proteza bëhet vazhdimisht më pak e përshtatshme. Nëse pacienti mban protezë të pavolitshme, përshpejtohet resorbimi i ashtit të nofullës, e cila rezulton në keqësimin e vazhdueshëm të kushteve anatomike në gojë dhe i bën protezat jo stabile. Përdorimi i stukove ose materialeve ngjitëse në këto raste nuk është i mirë, sepse e stabilizon protezën e pa volitshme dhe pacienti e vonon vizitin te stomatologu.Gjithçka që duhet bërë është që rregullisht të shkoni në stomatolog dhe kur të ketë nevojë të bëhet ribazimi i protezës. Në këtë mënyrë, gjithmonë do të keni proteza të mira, nuk do të keni nevojë për materiale ngjitëse dhe ndryshimet në zgavrë e gojës do të jenë minimale.
Ana Krtolica-Gerogiev,
d-r. mje.dent.