DHIRMBJET E BARKUT

DHIRMBJET E BARKUT

Përzierjet e barkut, bymimi, thartirat e lukthit dhe ndjenja e djegies pas eshtrave të krahrorit, e cila njihet si thartirë, janë dhembje më të shpeshta të barkut.

Vazhdimisht e më shpesh mënyra bashkëkohore e jetes i neutralizon ose i dëmton nevojat normale fiziologjike të organizmit për: ushqyerjen në periudha të njejta, llojllojshmërinë në ushqyerje, konsumi i duhur i komponenteve ushqyese, konsumi i ushqimit të freskët dhe të tjerë. Si rezultat i tempos së përshpejtuar të jetës, sistemi për tretje është i mbingarkuar me ushqim jo cilësor i cili, përveç që nuk ka vlerë ushqyese, shkakton edhe paraqitjen e simptomeve dhe dhimbjeve në sistemin për tretje.
Kjo shprehet shumë në periudhën e dimërit kur shumë shpesh konsumohet alkoholi dhe ushqimi yndyror në sasira të mëdha, për këtë arsye paraqiten shpesh dhembjet në lukth.

Sistemet e organeve për tretje është porta hyrëse e materieve ushqyese në organizëm. Çdo dëmtim i funksionit të tij ndiqet me dhimbje dhe me përdorim jo të duhur të materieve ushqyese.

FAKTORËT MË TË SHPESHTË PËR ALARMIMIN E STOMAKUT
Cilësia e ushqimit
E shpejtë, djegëse, yndyrore, e konzervuar dhe shumë me erëza.

Mënyra e ushqyerjes
Intervalet e porcioneve
Sasia e ushqimit
Porcionet në orët e vona të mbrëmjes

Stresi
Stresi ndikon negativisht te pothuaj tërë sistemet në organizëm. Efekt më të shprehur negativ stresi ka në sistemin digjestiv, dhimbjet e lukthit më të shpeshta, zakonisht janë pasojë e stresit.

Jo aktiviteti fizik
Aktiviteti i pamjaftueshëm fizik pavarsisht nga koha e kaluar para kompjuterit, televizorit, tabletit, telefonave të mençur, si gjatë punës poashtu edhe gjatë ditës, na shpien te dëmtimi i punës së sistemit digjestiv në formë të dhimbjeve të lukthit dhe kapsllëkut.

Alkoholi, cigaret dhe kafja
Kënaqësitë kanë edhe anën e tyre të keqe. Shumë shpesh reduktimi ose abstenimi nga këto kënaqësi shkakton përmirësimin e gjendjes shëndetsore dhe dhimbjeve.

Barnat
Përdorimi i tepërt i barnave të caktuar mund të shkakton dëmtim madje edhe sëmundje më serioze të lukthit.. Por, përdorimi i barnave mund plotësisht t’i theksoj dhembjet e lukthit.

Si të ndihmohemi

Kujses me porcionet.
Filloni ndryshimin me porcione më të vogla dhe më të shpeshta. Rekomandohen tre ushqime kryesore dhe dy meze në ditë, në intervale të njejta, me qëllim që të parandalohet uria ose stërngopja gjatë ditës. Me fjalë tjera, shmangni stërngopjen.

Radhisni porcionet.Mos hani vonë.
Darkoni tre orë para gjumi dhe shmangni mezen në orët e vona. Ngrënia para gjumit shkakton dhimbje gastrike. Mos fleni edhe pas drekës. Mundohuni që kur fleni kokën ta mbani të ngritur.

Nuk është me rëndësi kur, por çka hani.
Nëse shpeshherë keni shqetësimë të barkut, mos konsumoni produkte të cilat shkaktojnë thartira si: ushqimi djegës, mishi i kuq, pasta, citruse, domate, çokolat. Mos konsumoni ushqim të konzervuar, ushqim të thartë si dhe ushqime të skuqura dhe yndyrore. Konsumoni më shumë pemë dhe perime. Konsumoni ushqim të pasur me fibra bimore.

Evitoni situata stresuese dhe aksioze.
Shëndeti i lukthit dikret lidhet me stresin. Lukthi është shumë i ndjeshëm ndaj stresit, kurse anksioziteti shumë shpesh shkakton thartira, gastritisin, të thatin.

Është me rëndësi edhe çka pimë.
Shmangni pijet me gaz dhe me kofein.

Kujdes peshën.
Pesha e tepërt trupore edhe më shumë e ngarkon lukthin, ku si rezultat kemi kthimin ose shëndrimin e thartirave në ezofag.

Uji.
Konsumi i sasirave të mjaftueshme të ujit ndikon pozitivisht në tretjen e ushqimit. Poashtu, mundëson pastrimin e organizmit.