Boulingu njolloj si të ecurit është aktivitete anaerobik. Përdoret nga të gjithë pavarsisht nga vitete dhe gjinia.Është e përshtatshme për individ, si dhe për grupe.Mund të jetë ideal për argëtim aktiv familjar.
Britmat dhe zgjatja e muskulaturës gjatë boulingut është jashtëzakonisht e mirë për nyjet, indet, ligamentet, muskujt e dorës, si dhe për formësimine trupit.
Vegël e fuqishme sociale
Përveç përmirësimit të shëndetit dhe gatishmërisë më të mirë trupore, ky aktivitete fizik sjell dobi të theksuara sociale, sjell shqëri dhe miqësi të reja, nxit dhe mësoj socializime të reja, zhvillon shpirtin e bashkëpunimit grupor dhe është ideale për shoqërim dhe argëtim familjar. Boulingu është një ndër sportet e rralla ku mund të marrin pjesë të gjithë grupëmoshat nga 7deri77.
Fëmijët dhe boulingu
Boulingu pa dyshim është sport në të cilin fëmijët maksimalisht mund të përfshihen në lojë.Për dallim nga shumë sporte aktuale si futbolli dhe basketbolli ku fëmijët mund të absorbojnë një dozë agresiviteti, paknaqsie ose inferioriteti, boulingu ofron liri të plotë dhe pjesëmarrje të fëmijut në lojë pa asnjë kufizim.Pjesëmarrja e tërë familjes mund të jetë motiv plotësues për knaqësi të plotë.
Defrim për humor të mirë
Mungesa e aktivitetit fizik bashkë me dinamikën e jetës urbane, afinitete ndaj ushqimit të shpejtë, janë parakushte ideale për akumulimin e stresit dhe manifestimin e shqetësimit emotiv dhe fizik. Ankcioziteti, depresioni, pesha e rritur e temperaturës. Zgjedhja e boulingut si argëtim dhe rekreacion, mund shumë të ndihmon në përmirësimin e jetës suaj sociale, emotive,si dhe për përmirësimin e cilësis së shëndetit trupor.Boulingu është sport shoqërues, kështu që shoqrimi ose miqësimi me të tjerët është i pa shmangshëm.Kjo është shumë e dobishme për individët të cilët jetonë vetëm dhe për individët të cilët merren me profesione stresuese.
Shumë shpesh boulingu është argëtim antistres për kolegët të cilët e përfundojnë ditën me një lojë boulingu.
Kështill e dobishme
Ashtu si te çdo sport edhe te boulingu ekzistojnë lëndime, nxehje e shkurtë me lëvizje të shkurta rrethore të duarve dhe nyjeve para fillimit të lojës do të ndihmojnë në evitimin e lëndimeve të mundshme.