Përbërësit
- 400 g mish të grirë
- 150 g djath feta
- 1 pazia
- 2 vezë të zijera
- 1 të verdhë të vezës
- 2 lugë prezla
- 2 lugë pure domatesh
- 1 lugë salcë soje
- majdanoz i prerë, krip, spec
Përgatitja
Prezlën e zbusim me dy lugë ujë. Pazian e pastrojmë mirë, largojmë rrënjën dhe e zbusim me ujë të nxehtë. E kullojmë dhe e presim imët. Vezët e zijera i rendojmë, kurse djathin e shtypim me pirunë. Në mishin e grirë i vendosim të verdhën e vezës, prezlën, majdanosin, specin dhe u shtojmë krip. Brumin e ngjeshim mirë me duar dhe shtrojmë mbi fletën e lyjer prej alumini me trashësi prej 5 ml.
Pazian, djathi dhe vezët duhet të përzihen dhe vendosni këtë përzierje mbi letër dhe e mbështjellim në formë të rolatit. E vendosim në tepsi, mbështjellim me letër dhe e pjekim në 200 gradë rreth 40 minuta (lertrën e largojmë pas 25 min, pjekje). Disa minuta para përfundimit të pjekjes largojmë rolatin dhe e lyejmë me pure domatesh të përzijer me salcë soje dhe e rivendosim që të piqet edhe pak. Rolati tashmë të gatshëm, duhet të ftohet dhe e prisim në rrethe.