Ushqimiështë i pasur me shije të ndryshme, kurse kënaqësinë e ushqimit(hudhrës dhe qepës)ndonjëherë do të duhet ta paguajmë me erën e keqe të gojës.
Ky primat i takon hudhrës dhe qepës, të cilat janë pjesë shumë të rëndësishme të ushqimit të cilat përveç që i japin shije ushqimit kanë edhe ndikim të madh pozitiv mbi shëndetin.
Hudhra
Para se gjithash, bimë aromatizuesee cila përveç në kuzhinë ka vend të rëndësishëm edhe në mjeksinë popullore por edhe te ajo zyrtare. Ka erë karakteristike e cila mund të zgjas deri në 24 orë, aromë të mprehtë dhe shije ecila reduktohet gjatë tërë procesit të gatimit. Zhardhoku ihudhrës, i cili shumë shpesh prëdoret në ushqim ndahet në më shumë pjesë të mëdha që quhenthelbe. Thelbetpërdoren edhe si fara, për ushqim (të freskëta ose të përgatitura), si dhe për qëllime mjeksore. Gjethet, kërcelli dhe luletpoashtu janë të ngrënshëm dhe më shpesh përdoren deri sa janë të papjekur dhe akoma të butë.
Çka e bën aq të vlefshëm?
Shumë hulumtime zbulojnë se hudhra përmban rreth 200 substanca aktive dhe atë në formë të koncentruar.
Hudhra është e pasur me minerlae, kalcium, sulfur, fosfor, hekur, karbohidrate, yndyrëra eterik sulfurik, materie azotike, alin, fermente dhe vitamina A, C dhe vitamina të grupit B (B1 dhe B2).
Një nga përbërësit më karakteristik është substanca alicin e cila besohet se ka ndikim antiviral, antibakterial dhe antikërpudhor.
Thelbete hudhrësjanë një ndër burimet më të pasura të kaliumit, hekurit, kalciumit, magnezit, manganit, zinkut dhe selenit.
Ana shëruese ose mjekuese e hudhrës
Hudhra, përveç që me ndikimet e saj antibakteriale mjekojnë ftohjen dhe gripin, ajo mund të përdoret dhe për shumë situata të ndryshme shëndetsore.
Në vend të parë, hudhra e ulë shtypjen e gjakut si dhe nivelin e kolesterolit në gjak.
Me konsumin e rregullut të hudhrës reduktohet reziku për paraqitjen e kancerit dhe përmirësojnë imunitetin.
I mbron enët e gjatkur dhe e redukton rrezikun nga infarkti dhe pika në tru.
Hudhra, poashtu, i eliminon edhe rraskapitjen, tendosjen, shqetësimin dhe e përmirëson humorin, duke ju faleminderuar selenit i cili gjendet në këtë bimë.
Hudhra ndikon kundër paraziteve të zorrëve
, prandaj njerëzit të cilët rregullisht konsumojnë hudhër, shumë rrallë kanë probleme me parazitët në zorrë.
Kjo bimë është antioksdans shumë i mirë, e ngadalson procesin e plakjes dhe në mënyrë efikase mbron nga shumë smundje kornike, katarakta, bronkiti, sëmundja e parkinsonit.
Në periudhën kur su
ndojnë rrufa, është mirë të konsumohet një ose dy thelbe, sepse kjo bimë i shkaktronbakteriet, viruset dhe këpurdhat, të cilat fillimisht mund ta pengojnë zhvillimin e këtyre sëmundjeve.
Hidhra posedon përbërje mjekuese, edhe kur është e freskët edhe kur është e përgatitur.
Kundër paraziteve, këpurdhave, viruseve dhe bakterieve rekomandohet konsumi i freskët. Në formë të përgatitur, rezultate më të mira jep për mbrotje të enëve të gjakut, kundër infarkit dhe trombozos, kurse thartuarrekomandohet për mbrotje nga kanceri.
Si ta shmangim erën e keqe nga goja?
1. senfi– lugë e vogël me senfe mbajmë në gojë, pështyni dhe përsëri e përsërimin edhe me një lugësenfi, por tani e gëlltisim
2. gjethe nane dhe majdanozi– përtypni gjethe të freskëta të nanes dhe majdanozit
3 buka– sasi e ulët e karbohidrateve ndihmojnë në largimin e erës së keqe nga goja
4.çaj i gjelbërt dhe limon
5. qumësht dhe kos– yndyrërat qumështor të qumështit dhe kosit i neutralizojnë të gjithë erën në gojë
Qepa
Qepa pa dyshim mund të shkakton lot në sy dhe le erë të keq në gojë, por pa dyshim e pasuron trupin tuaj me përbërës të rëndësishëm ushqimor, por shumica e ushimqeve pa shihen e qepës do të ishin„jo të plot“.
Qepa është artikull ushqimor i pazëvendësueshëm në vendin tonë, por edhe në pjesët tjera të botë dhe në kuzhina të ndryshme. Njerëzit e pëlqejnë qepën në të gjitha mënyrat.
Përveç në gastronomi, ajo pereferohen edhe në mjeksinë natyrore, kurse fuqia e saj mjekuese njihet edhe në popull.
Fakt është që përbërësit e qepës janë të përgjthshme dhe të fuqishme, prandaj mund të klasifikohet si ushqim më i shëndetshëm në tërë botë
Çka përmban dhe për çka përdoret?
Qepa përmban sasi të madhe të ujit, pastaj karbohidrate, fibra bumore dhe koncentrime minimale të proteinave dhe yndyrërave. Përmban edhe vitmaminën B6 i cili është i rëndësishëm për krijimin e qelizave të kuqe të gjakut, vitamin C-i rëndësishëm për imunitet dhe lëkurë të bukur, acid folik- esencial për krijimin e qeliuzave, kalium- i rëndësishhëm për shtypjen e gjakut dhe për zemër të shëndoshë, dhe manga
n- për ind dhe eshtra të shëndosh.
Qepa përdoret për shërimin e ftohjes, e deri te sëmundjet e zemrës, diabetit, osteoporozës dhe disa sëmunjdeve tjera. Në përbërjen e saj kmei komoponente kimike– kvarcetin, që kanë ndikim antiinflamator, kurse përdoren edhe për reduktimin e kolesterolit.
Përgatisni vetë
Qepa mund të prdoret për përgatitje të barit ose medikamentit popullor kundër kollitjes.
Përgatitja: një lugë qepë me madhësi mesatare, e presim dhe e çorojmë, e vendosim në një enë tëthakë dhe e përziejmë me mjaltë.Enën e mbyllim me kapak dhe e lëm në temepraturë dhome që të qëndron gjatë natës. Në mëngjes e kullojmë me газа oseцедалка.
Konsumoni nga një lugë shirupi çdo dy orë, por mund edhe më shpesh, efektin do ta vreni për një kohë të shkurtë, ku do të filloni të kollitenidhe më lehtë të merrni frymë.
Koha është për hudhër të re dhe qepë
Pranvera është periudha kur mund të kënaqemi me hudhrën dhe qepën e re, të cilat në pamje janë të ngjajshme, por mund ti dallojmë sipas faktit që gjethet e gjelbërta të hudhrës të holla dhe të drejta, kurse ata të qepës gypore dhe të rrumbullakëta.
Një nga dobitë bazë të qepës së re dhe hudhrës së re është ajo që mund të përdoret e tërë bima.E vetmja që duhet bërë është ta pastrojmë dhe ti largojmë qimet e rrënjës.
Receta
Tuna sallatë me qepë
1 vandakqepë e re
1 tufë majdanoz
1 konzervë tune
limon, spec
Sallatë me hudhër të re
Lakër e prerë imët, ksarrotë të renduar,panxhar e renduar, hudhra e re e grirë imët. Përbërësit përzijhen me vaj ulliri, lëng limoni dhe pak krip.