Brumi për 50 biskota:
- 2 veza të plota
- 1 qese miell për pjekje
- 500 g miell
- 200g sheqer
- 300g gjalp
- Kore të renduara të limonit
- Lëng nga një çerek limoni
Mbushje: marmaletë sipas dëshirës
Dekorimi: sheqer pluhur
Përzini të gjithë përbërësit e nevojshme për brumin dhe brumin e lëm të mbuluar me mielltë mbështjellur me foli në frigurifer rreth 30 minuta. Brumin e ndajmë në dy pjesë të barabarta. Pjesën e parë të brurmite shtrijmë në sipërfaqen e mbuluar me miell me trashësi deri në 2mm.Me biskotat e rrumbullakëta ose me gotë ndani 50 pjesë për bazën e biskotave dhe vendosni në letër për pjekje, por mos i afroni shumë njëra tjetrës sepse mund të ngjiten. Nga pjesa e dytë e brumit bëni edhe 50 pjesë për shtresën e sipërme me kallëfin e njejtë, ku pastaj me këllëf tjetër më të vogël bëni vrima në mes.
Brumi piqet 10-12 minuta në furrë të nxehur paraprakisht në 150 gradël (varësisht hga furra). Biskotat e ngrohta i lëm të ftohen që të fortësohen. Shtresa bazë lyhet me marmaletë sipas dëshirës( ose parmezan çokolate) dhe me pak shtypje mbulohet me shtresën e sipërme të brumit të prerë. Biskotat e gatshme i dekorojmël me sheqer pluhur.