Gjatë kohë është rrotulluar idea për intervistë me Sashko Kocev. Vetëm mendimi për takim sy në sy me aktorin e madh, ishte sfidë në vetvete por edhe një motiv më shumë. Sinqerisht, duke pasur parasyshë anagazhimin e tij, ishim pak të rezervuar se biseda dhe pyetjet të cilat dëshirojmë t’ja parashtorjmë do të gjenden në faqet tona. Sërish, aktori i madh pa menduar shumë na nderoi me takim dhe me zemër të gjërë e paranoi ofertën për një bisedë “farmaceutike”.
Farmacisti juaj: Është nderë kënaqësi e madhe të bëjmë një bisedë të këtillë. Faleminderim dhe respekt që pavarsisht angazhimeve pa menduar shumë vendosët të ndani pak nga koha juaj e çmuar dhe t’ja dedikoni revistës sonë dhe lexuesve tonë. Sinqerisht shpresoj që do të zbulojmë diçka të re ose shumë pak të njohur për Ju.
Sashko Kocev: Poashtu edhe mua më vjen mirë që do ta realizojmë këtë bisedë dhe nuk do të pendohem për kohën e humbur, ashtu si farmacistët dhe farmaceutët nuk e kursejnë kohën e tyre kur ju kërkojnë shërbime në sportel. Kohën e fundit, ata janë shëndruar në mjek dhe patjetër t’i dëgjonë pyetje të tipit: KËTU KAM DHIMBJE, MË DOLI KËSHTU, ÇKA TË PI? Faktikisht, bëjnë ekzaminime në sportele, por nuk ankohen. I përshëndes të gjithë.
Farmacisti jauj: Fama jote është dëshmuar pa dyshim në skenën e aktrimit dhe atë publike në Maqedoni. Sashko Kocev është bandë dhe institucion në vetvete. Aktrimi, rolet, teatri dhe pëlhura filmike janë jeta jote, Identiteti juaj.
Sërish, a do të kishte qenë Sashko Kocev ai që është sot nëse nuk do të ishte aktor? A do të kishte qenë njëlloj i suksesshëm në ndonjë sferë tjetër? Të themi në mantil të bardhë, pas pultit në ndonjë farmaci, ordinancë, sallë kirurgjike? Zakonisht, si fëmijë dëshirojmë të bëhemi pilot, mjek, të bëhemi si babi. Çka ka dashur të bëhet Sashko? A është lindur aktor?
Sashko Kocev: Sigurisht që kam menduar edhe për tema tjera. Ja, tani më kujtohet se shumë më tërhiqte ajo pjesë e biologjisë ku mësonim anatomi. Por, nuk kam qenë shumë pretendent për mjek.Pastaj isha i dashuruar në atlasin, saktësisht e dija se cili vend ku ishte bashkë me kryeqitetin e saj, me male, lumej…Por, sërish, nuk vendosa për gjeografi. Kështu që gjatë procesit të arsimit kam qenë i infektuar me gjithçka nga pak, por me sa duket që moti kishte flakruar dashuria dhe dëshira për teatër, kurse gjithë këto njohuri lidhur me shumë gjëra janë pjesë përbërëse të një aktori. Kur erdh mundësia e parë për skenë, e kapa qysh kur isha 13 vjeçar dhe më nuk kishte bar kundër atij infeksioni të quajtur teatër.
Farmacisti juaj:Duke pasur parasyshë tempon e jetës, seriozitetin e profesionit dhe përgjegjësinë që e bart me vete, si arrin Sashko të organizoj dhe të balancoj në raport me detyrat ndaj shtëpisë, familjes, sisemit njësportelësh?
Sashko Kocev: Mendoj që ndonjëherë e thej ligjin e fizikës dhe ia dal të jemë në disa vende në të njejtën kohë. Ndonjëherë në mbrëmje kur përpiloj orarin për ditën e nesërme më kap paniku se si do të arri në provë, takim, studio, inxhizim, shtëpi, takim, shfaqe, stand-up- vetëm për 14 orë pune. Besomëni, me organizim të mirë dhe me vullnet për punën që bëni, madje deri tani asnjëherë nuk jam vonuar, qoftë edhe në kafe-takimin e shkurtër.
Mund të më zhagisin vetëm në sportel, por atje më njohin, më lëshojnë të hy pa rend. Edhepse asnjëherë nuk kërkoj një gjë të tillë nga ata, sepse e kuptoj si është të qëndrosh në rradhë, kurse dikush të vij dhe kryen punë për 1 minutë.
Fatmacisti juaj: Çdo ditë jemi të rrethuar me ndonjë formë të stresit. Si e definoni ju stresin?
Sashko Kocev: Stres? Ndoshta pamundësi, pafuqi që një njeri të ballafaqohet me problemet. Ose reagim i vrullshëm në gjendjet e sapokrijuara, pavarsisht a është në punë ose në familje. Madje edhe pa mundësia që të arrihet në kohë, vonohesh, fillon me reagimin panik dhe nervoz. Ndoshat në organizëm krijohen reaksione të ndryshme kimike të cilat më vonë fillojnë të na helmojnë nga brenda, ndoshta për këtë arsye shumë sëmundje lidhjen me stresin. Sërish, ju e dini këtë punë më mirë, unë thjeshtë diskutoj në mënyrë laike.
Megjithatë, ka vetëm 2 hapa nëse paraqitet ky problem. I pari është ta provoni të gjeni një zgjidhje. Kurse hapi i dytë është se nuk guxoni ASNJËHERË të nervozoheni, sepse kjo nuk ta zgjidh problemin. Vetëm je nervoz, kurse problemi sërish është aty. Ja, për shembull, nëse vonohesh, nuk guxon të nervozohesh, sepse ti gjithsesi do të mbrish vonë. Zgjidhja është të nises për punë më herët.
Famarcisti juaj:Sa dhe a i dëgjoni rekomandinmet dhe këshillat e farmacistëve duke pasur parasyshë se je “nën mbikëqyrjene” e mjekut? Sa Sashko është mjek i vetvetes dhe a ka ndonjë “recepturë të gjyshes “ për shumë sëmundje?
Sashko Kocev: Unë kam mjek amë, shtëpiak, këtu jam i sigurtë. Por, gjithmonë me qorton se asgjë nuk e dëgjoj nga rekomandimet mjeksore, por se i shpik disa metoda të reja dhe habitet se nga ku burojnë ata ide. Kam një logjik personale për disa zgjidhje mjeksore dhe farmaceutike, por nuk e di ta sqaroj nga e kam këtë logjikë.Nuk mbështet mbi çajrat e gjysesh Rada, thjeshtë, mundohem me sa më pak barna t’i tejkaloj vështirësitë.
Farmacisti juaj:Sipas juve, sa është ushqimi element i rëndësishëm i cili kontribon në atë që jemi? Jo vetëm në kuptimin e trupit të hollë dhe linjave ideale. A mendoni se ushqimi është një nga shkaktarët kryesor për shëndet të mirë trupor dhe shpirtëror?
Sashko Kocev: Gjithsesi se edhe unë jam ithtarë i madh që të përhapen dhe të pranohet masivisht te të gjithë. Është normale që nëse një luleje i jepni atë që ka nevojë, dhe, ujë dhe diell në sasira të duhura, ajo do të lulëzon. Nëse i jep shume- do të shkatrohet. Ashtu është edhe me trupin e njeriut. Ushqimi shumë më lehtë gjendet sot se sa në të kaluarën, më i lirë dhe në sasira më të mëdha. Kështu që, ne konsumojmë shumë dhe diku brenda në ne kemi mbingarkesë dhe fillojnë problemet.
Farmacisti juaj:Jemi dëshmitar të invazionit të programeve dhe tendencave të ndryshme tëtë ushqyerit sa që ndonjëra prej tyre kanë tendencën për përhapje infektuese. Madje shkohet deri në atë pikë ku përveç ndarjeve bazuar mbi dallime të ndryshme kemi ndarje të njerëzve edhe në bazë të llojeve dhe formave të ushqimit. Kështu që, kemi vegjetarian, vegan, mishngrënës,”hronash”, etj. A i takon Sashko ndonjë “sekti” dhe a preferon ndonjë regjim të caktuar të të ushqyerit?
Sashko Kocev: Ushqimi imë mbështet mbi mish dhe sallat Nuk konsmoj ushqim, hamburgera, byrek, simite, kurse edhe atë që e ha nuk është në sasi të madhe (ha-ha). Mendoj, mund ta shihni nga trupi im. Edhepse disa gjara i shmang, nuk është fanatike. Gjithsesi se di të ri edhe me byrek edhe me burger.
Gjthçka tjetër për mua është keqtrajtim dhe stresim i organizmit. Sidomos kur han gjithçka, pastaj përnjëherë qëndron vegan ose kalon në ndonjë dietë të fuqishme të rekomanduar.
Farmacisti juaj:A gatuhet në shtëpi dhe kush është kryekuzhineri? A keni ndonjë ushqim të preferuar nga i cili vështirë se mund të dorëhiqeni?
Sashko Kocev: Gatimi në shtëpi më shumë ka të bëj me atë çastin social, të tubohemi, të shihemi, të ulemin në drekë. Kam 2-3 receta të preferuara, kurse jam shumë i njohur si zgarë-mjeshtër dhe atë me siguri zgarë-mjeshtri më i hollë. Gatuhet nga të dy anët, por sërisht, kjo ndodh rrallë. Kënaqem kur gatuaj për shoqërinë, të ketë zhurmë dhe eufori gjatë përgatijes. Kur do të përgatitet, nuk e mbaj mend të jemë ulur dhe të jem stërngopur.
Farmacisti juaj: A do të dëshironi të ndani një recetë me lexuesit tanë?
Sashko Kocev: Në tigan pa vaj, gjithçka që ke nga perimet, plus molla dhe kumbulla të thata. Spec djegës dhe pak salcë soje dhe mish pule ose derri por të grirë imët. Erëza sipas dëshirës, brozilok, ruzmarin, hudhër, kripë. Nuk gatuhet gjatë kohë, ja tani ju bëra disa miqëve, u mahnitën kur kuptuan se unë e kam bërë. Një variantë Kineze-Maqedone.
Farmacisti juaj: Pa dyshim, aktrimi dhe orët e kaluara në shkenë kërkojnë kondicion të mirë. Sa ka kohë Sashko për stërvitje plotësuese dhe aktivitete sportive? Sa dhe a është sporti pjesë e jetës suaj?
Sashko Kocev: Çdo ditë matem se do të shkoj në not, fuboll, xhoging… Dhe ja akoma nuk kam shkuar. Më ngel vetëm stërvitja në prova 20 min., para shfaqes 15 min. I lëviz të gjithaë muskujt dhe nyjet, gjaku më qarkullon nëpër tru, i shtohet pak tonus muskujve, rritet pulsi dhe janë gati për në skenë. Nuk haxhoj shumë kalor me këtë, sepse pastaj më duhen për në shfaqe. Në fund, vetëm shtohet duartrokitja e zhurmëshme dhe kështu mbaron dita.
Farmacisti juaj:Ja edhe një pyetje “ më profesionale“, gjithsesi, pa asnjë tendencë për ofendim të aktorëve, regjisorëve, redaktorëve. Ka përshtypje se ndonjëherë në skenë thjeshtë krijoni skenar të aty për atyshë vetiak jashtë skenarit të paraparë. Sa është e vërtetë kjo? Sa është e shpeshtë dhe si reagojnë skenaristët?
Sashko Kocev: Kjo ndodh vetëm kur kemi performancë stand-up. Madje edhe atëherë në prqindje shumë të vogël. Sepse, në shfaqe dhe në film është e pamunudur.Kurse sa u përket reagimeve- po. Ku largohemi nga skenari, reagojnë regjisorët. Te ai ka reagime negtive, kurse nga publiku pozitive. Kështu që gjithmonë mundohemi të jemi diku në mes (ha-ha-ha).
Farmacisti jauj:Po të kishi mundësi ta ktheni kohën mbrapa, për çka do ta kishit shfrytëzuar? A do të kishi ndryshuar ndonjë gjë?
Sashko Kocev: Në raport me punën po, kurse në raport me jetën private jo. Përveç që do të kisha kaluar më shumë kohë me familjen, bashkëshorten, nënën, babin, motrën, nipërit… Edhepse, çdo përparim në punë kërkon më shumë sakrifikim të kohës, prandaj domosdoshmërisht të merr kohë dhe nga jeta private.
Farmacisti juaj:Për fund, një pyetje kumanovarçe. Dëshmitar jem të shum praktikave të reja që ua kanë ndru njerzve jetën. Njona thot:Dy muaj ditë 3 banane në dit dhe ju ndodh çudi! A ka Sashko ndonjë recetë magjike se si ta përmirësoj jetën?
Sashko Kocev: Po, shikoni ata „VIDEO QË DO T’JU A NDRYSHOJ JETËN“, që del çdo ditë në fejsbuk. JA UNË çdo ditë i shoh dhe u kënaça, dhe jam shumë mirë, po shpërdhej nga shëndeti dhe janë shumë i kënaqur (ha-ha-ha-ha-ha-ha).