Tortë çokolate

Tortë çokolate

Tortë çokolate

Përbërësit e fillit:
200 g çokolatë e zezë
3 lugë kakao pluhur
3 lugë sheqer
100 ml ujë
Të gjithë përbërësit përzihen dhe shkrihen në avul. Pasi të ftohet brumi, shtohet edhe 250 g gjalp dhe 200 g sheqer pluhur. Përzihet deri sa të bashkohen të gjithë përbërësit. Në fund shtohen 8 të verdha të vezës dhe përsëri përzihen.

Përbërësit për brumë:
8 të bardha të vezës
100 g sheqer
8 lugë thërrmi buke
1/3 e fillit

Të bardhat rrihen deri sa të fitojmë një dëborë të fortë. Pastaj shtohen përbërësit e mbetur.
Piqen në tigan në shporet me letër për pjekje. Pritet në tre shirit drejtkëndore që radhiten njëra mbi tjetrën dhe secila lyhet me fill. Në fund, e tërë torta nga të gjitha anë lyhet me fill.