ME MËNYRË TË SHËNDETSHME TË JETËS DERI TE FERTILITETI TE GRATË
Në deceniet e fundit, një problem i madh i mundon shumë të ri, por edhe gratë më të moshuara, të cilat synojnë të bëhen nëna. Statistika tregon se në këto hapësira, pothuaj në çdo i treti çift bashkshortor të rinjët kanë vështirësi që të realizohen si përindër. “Fajtori“ për një gjendje të këtillë është i barabartë në raport me gjinin. Më herët, gruaja konsiderohej si “fajtor“ i vetëm në një bashkëshortësi infertile, por të dhënat tregojnë se këto vështirësi njësoj burojnë edhe nga bashkëshorti edhe nga bashkëshortja.
Përvoja ime personale me këtë problematikë tregon rezultate që na gëzojnë. U dëshmua se (këtë shpesh ua theme edhe anëtarëve të mi në klubin CD për dietë) nuk ekzistojnë kurora infertile ose sterile, por ekziston ushqim steril i cili, fatkesisht, është i përditshëm. Me ndryshimin pozitive të mënyrës së jetesës, me respektimin e ligjeve natyrore që përfshin ushqyerje të shëndetshme dhe gjumë të mirë, lëvizje të përditshme në natyrë, më pak shoqërim me kompjuterin dhe telefonat e mençur por më shumë kontante me njerëz shoqërues, më shumë muzikë dhe gjithsesi mardhënie seksuale– me këto ndryshime do të kontribojmë në uljen e stresit i cili shpesh është shkas për këtë gjendje.
Infertiliteti te gratë është zakonisht kur bëhet hosterektomia. Të gjitha arsyet tjera për infertilitet te gruaja, me ndryshime pozitive në jetë zgjidhen për një kohë të afërt.
Cilat janë arsyet më të shpeshta për infertilitetin te gratë?
Debalancimi hormal, vezorët policistik, endometrioza, kanalet e bllokuara të vezëve, prolaktini i rritur, niveli i rritur i insulinit, mungesa e materieve të caktuara ushqyese si hekuri, mungesa e acidit folik, stresi, etj.
Pikërisht këto arsye për infertilitet vetë i krijojmë me mënyrë jo të duhur të të jetuarit ku mënyra “ jo e shëndetshme “ e të ushqyetit luan rol të madh. Pavarisht se për cilët arsye bëhet fjalë, menjëherë duhet të merren masa për eliminimin e tyre të plotë.
Para se të filloni me intervenim intenziv farmakologjik ose kirurgjik, provoni në mënyrë natyrore dhe pa dhuimbje t’i zgjidhni probleme me ndryshime pozitive në përditshmëri. Edhepse sikur asnjëherë të mos jetë e nevojshme intervenimi i tillë, sërish, përcillet me ndryshime pozitive në jetë.
Ndryshime në shprehitë jetësore
Ktheni bioritmin në normale. Mundohuni të fleni në kohë dhe në mëngjes shijoni diellin e mëngjesit. Gjumi mes orës 22.00 dhe 2.00 ju mbush me meletonin – hormon që, për fat të keq, vazhdimisht e më pak e kemi për shkak të prishjes së rendit të gjumit. Mungesa e përditshme e këtij homoni nënkupton edhe debalancin e hormoneve tjera, si niveli i reduktuar ei serotoninit. Me vetë këtë shkurtohet edhe kohëzgjatja e ditëve të frytshme (faza luteale), andaj mundësia për mbarësim ose për mbetje shtatzënë ulet.
Të mos harrojmë se trupit tonë i nevojitet lëvizje e përhershme, pushim i përditshëm me muzikë të mirë, lexim të ndonjë libri të mirë ose ndonjë aktivitet tjetër relaksues që do të prodhon hormone të mira të lumturisë, kurse me këtë balancohen të gjithë hormonet çdo ditë.
Ushqimi natyror është nga parakushtet kryesore për trup të shëndosh dhe shpirt të shëndosh, dhe gjithsesi, bazë e mirë për balancim hotmonal të mirë.
Si të ushqehemi?
Që ta dërgojmë trupin në baraspeshë të mirë homonale, që të përcaktohet cikli i rregullt menstrual dhe gjakerdhja normale, atëherë ndryshimet në mënyrën e të ushqyerit domosdoshmërisht duhet të pëmirësohen.
Shumë është e rëndësishme që, pikë së pari, nga ushqimi të largohen produktet shumë të përpunuara si ushqimi i shpejtë, picat, hamburgerat, ushqimi i skuqur, sheqerërat e thjeshtë në formë të keksave, çokoladës, akulloret, lëngjet e dendura dhe të gazuara, buka dhe pluhuri për pjekje nga mielli bardhë, margarina, etj. Kuptohet se konsumi i përditshëm i alkoholit duhet të përjashtohet. 3-4 herë në javë mund të konsumohet verë cilësore me drekën ose darkën. Sa i përket duhanit është më se e qartë se duhet të përshëndetemi me të. Kafeja e preferuar duhet të reduktohet deri në një filxhan në ditë, por nëse e mbëlsoni, ajo duhet të bëhet me mjaltë ose me stevia, pa qumësht. Të mos konsumohet asnjë çaj bimor, por mund vetëm të konsumoni çaj frutash dhe çaj nga hithri.
Të mos përdoren barna si antidepresivët, analgjetikës dhe barnat tjerë pa konsultim me mjekun.
Çdo ditë të konsumohet së paku 1,5 l ujë duke mos marrë parasyshë momentet kohore dhe anagazhimin. Uji është detoksikantë më i fuqishëm në trup. Përveç ujit, mirë është të konsumohet edhe lëngje të freskëta të kulluara, lëngje të freskëta të blenduara, sepse me konsumin e tyre do ta rrisni sasinë e pemëve dhe perimeve të freskëta të konsumuara. Hidratoni trupin tuaj dhe shumë shpejtë do ta ndjeni atë energjinë e re në trupin tuaj. Çdo ditë, DOMOSDOSHMËRISHT të konsumohet pemë dhe perime të frekëta. Me këtë e alkalizojmë trupin, por në të njejtën kohë e furnizojmë edhe me enzime të cilat janë vitale për qelizat tona. Ajo që është e domosdoshme për qelizat, gjendet në këto tre faktorë – ujë, pemë të freskëta dhe perime të freskëta.
Konsumoni proteina të shëndetshme me prejardhje bimore (bishtaja, thelbe, drithra pa gluten). Thelbet ose kokërrat (arrat, lajthiat, bajamet, etj.) dhe farat (kungulli, liri, luledielli, susami integral, fara çia etj.) konsiderohen burime të shkëlqyer edhe të vjarave esencial të cilët janë me rëndësi të madhe për fertilitetin e grave, por edhe të meshkujve ose burrave. Proteina të shëndetshme marrim edhe nga konsumi i peshkut, vezëve, madje ndonjëherë nëse dëshironi edhe mish natyrore të freskët. Mos konsumoni peshk të tymosur, mish të tymosur ose produkte tjera të ngjajshme. Nga produktet qumështore, hirra është numër një, por mund me masë të përdoret edhe kosi me yndyrë normale dhe probiotikë. Të gjithë llojet e koseve dhe jogurteve pa yndyrë janë të pa natyrëshme. Shmangni djathin dhe gjalpin në ushqimin e përditshëm (e di që i kemi dobësi). Ata në të vërtetë shumë e thartojnë trupin.
Në programet e mia për ushqyerje natyrore dhe të shëndetshme shtoj edhe disa aditive (suplemente) në përditshmëri të cilat plotësisht e stimulojnë trupin që të arrij në kondicion të mirë fertil.
Në mëngjes, duhet të konsumohet 1-2 lugë supe vaj liri ose, dimërit, vaj peshku (omega 3). Çdo mëngjes të pihen vezë të freskëta të thëllëzës (3-5), mund edhe si shejk pemësh.
Gjatë ditës, të konsumohet pije me kakao duke shtuar një lugë të vogël të rrënjës formë pluhuri– МАКА (stimulator fantastik i hormonit seksual te të dy ginitë).
Gjatë ditës, të konsumohet edhe pije nga spirulina me lëng të shtrydhur (përmban shumë materie ushqyese mes të cilave edhe jod – e cila është shumë e rëndësishme për gjëndrën tiroide, me këtë edhe stimulator i hormonit seksual.
Gjatë ditës, të konsumohet edhe pije nga gruri organike i gjelbërt me lëng të shtrydhur – këtë pije unë e quaj infuzion oral – rritës i imunitetit.
Përveç kësaj, si plotës mund të pihet edhe acidi folik, aminoacidi L-arginini, vitamina C.
Patjetër të theksoj se ushqimin e caktuar të shëndetshëm, në çastet kur duam ta përgatisim trupin tonë për shtatzani, duhet ta shmangim. Ky është ushqim i cili e redukton nivelin e estrogjenit. Fatkeqsisht, në këtë ushqim bën pjesë lakra, brokoli, lulelakër, lakër jeshile, lakër brukseli dhe ushqimet tjera prej lakre.
Ushqimi nuk duhet të ruhet në ambalazhën plastike sepse përmban ksnoestrogjen dhe heleme tjera. Të shmanget konsumi i ujit nga shishet e plastikës.
Respektoni edhe këshillat e dhëna dhe ngadal por sigurtë, trupi juaj do të përgatitet për jetë të re.