PILATES

PILATES

Pilates një sistem i balancuar i ushtrimeve fizike për përforimin dhe për shtrirjen e muskujve, për përmrësimin nefleksibilitetit dhe kontrollit të trupit. Ky lloj ushtrimi i bashkon elementet e ushtrimit lindor dhe perendimor. Nga lindja i ka marrë lidhshmërin e trurit dhe trupit, relaksimin , kurse nga Perendimi theksimin e tonusit të muskulit, fuqinë dhe qëndrueshmërinë.

Në pilates secili ushtrim patjetër të jetë natyror, si dhe tërë aktivitetet tjera të njeriut në jetën e pëditshme.

Përse pilates?
Qëllimi i platesit është të bashkërenditen truri, trupi dhe shpirti. Pilatesi e përmirëson feksibilitetin dhe lëvizjen e trupit duke theksuar frymëmarrjen e duhur dhe duke zbatuar ushtrime të qeta dhe të balancuara. Theksi nuk vendoset mbi sasinë, por mbi cilësinë e përsëritjes së ushtrimeve. Në atë mënyrë, formohen muskuj në të cilët përqendrohet fuqi, jo masë. Këtu qëndron edhe dallimi kyç mes pilates dhe teknikave tjera për ndërtimin e masës muskulore.
Ushtrimet pilates e relaksojnë trurin e njeriut, e reduktojnë stresin dhe e normalizojnë shtypjen e gjakut. Pas një ushtrimi pilates ndjeheni të relaksuar kurse trupi juaj nuk është i sfilitur, por i gtashëm të vazhdon me detyrimet e mbetura.

Pavarsisht nga shumë performanca të ndryshme dhe shumë variacione të ushtrimeve të caktuara, pilates është unik sepse mund të zbatohet gjithkund ku mund të vendoset mbulesa ose baza për ushtrime. Me kalimin e kohës, këto ushtrime filluan të kombinohen dhe me përfshirjen e rekuizitieve. Ushtrimet realizohen edhe dërheme, topa pilates, shirita elastik, toptha të vegjël, triko etj.

Kujt i rekomandohet?
Metoda e pilates nuk është agresive dhe qëllimi i saj primar është ta formësoj trupin, të krijojnë mbatje ose qëndrim të duhur të trupit dhe na mëson frymëmarrjen e duhur dhe relaksimin.
Synon tërë grup moshat pavarsisht nga niveli i përgatitjes fizike (fëmijë, shtatznënat, sportis, të rritur).
Sërish, nëse ekziston çfarëdo dëmtim ose defrmim i shtyllës kurrizore, para se të filloni me ushtrime, kërkohet këshillë nga mjeku, i cili do të gjykon nëse mund të fillohet me pilates ose mund të ju udhëzoj se cilat ushtrime janë të lejuara.

Çka është e nevojshme që të fillohet me pilates?
Fillimisht, mjafton DËSHIRA. Mund të filloni në cilën studio të dëshironi për pilates ose mund të ushtroni edhe në shtëpinë tuaj duke përdorur video udhëzuese për ushtrime pilates.
 

Përparsitë e pilates:
 Lëvizje më e mirë e trupit

Të gjitha ushtrimet të cilat i bëni në orët e pilatesit promovojnë ose ndihmojnë harmoninë e duhur të skeletit. Përveç kësaj, ata i përforcojnë muskujt dha janë përgjegjëse për lëvizjen e mirë të trupit.
Lëvizj e mirë e trupit fitohet nga pilates, ju mundëson të lëvizni lirshëm, dhe të frymoni më lirë dhe t’i parandaloni komplikimet shëndetsore, siç janë qarkullimi i gjakut, dhimbja në kurrizit, dhimbja e qafës dhe problemeve tjera me shtyllën kurrizore.

2. Barazpeshë më të mirë

Dobi plotësuese e pilates është se shumë nga ushtrimet e rrisin barazpeshën.
Kjo barazpeshë e përmirësuar sjell shumë dobi praktike në jetën tuaj të përditshme dhe ju ndihmon që më mirë t’i bashkërenditni lëvizjet, ta reduktoni rrezikun nga rënia, ju bën më agjil.

3. Më pak rrezik nga lëndimet

Ashtu siç përmendëm më lartë, pilates bën një punë të shkëlqyer për përmirësimin e pozitës suaj dhe përforcimin e muskujve tuaj. Poashtu, i përforcon nyjet dhe e përmirëson fleksibilitetin. Kjo gjendje e përmirësuar fizik kontribon shumë për probabilitetin më të ulët për lëndime gjatë ushtrime por edhe në përgjithsi.
4.Fuqi e rritur

Pilates i përforcon të gjithë muskujt e trupit tuaj me kombinimin e ushtrimeve dinamike dhe statike. Struktura e ushtrimeve, poashtu garanton se tërë muskujt e trupit tuaj angazhohen dhe se asnjë muskul nuk injorohet. Pjesa më e mirë është se pilates zhvillon fuqi funksionale dhe qëndrueshmëri e cila mund të zbatohet në jetën e përditshme.

5. Stabiliteti i përmirësuar i shtyllës kurrizore

Një nga gjashtë parimet e pilates është përqendrimi. Ky parim thotë se fuqia duhet të drejtohet nga brenda dhe çdo lëvizje duhet të fillon nga shtylla kurrizore dhe të rrjedh ka ekstremitetet. Realizimi i lëvizjeve në këtë mënyrë i përforcon edhe muskujt e brendshëm në stomak, pjesën e poshtëme të shtyllës dhe legenit, duke siguruar stabilitet për tërë trupin.
6. Fleksibiliteti më i mirë
Ashtu si tashmë e thamë, ushtrimet pilates përfshijnë shumë ushtrime dinamike.
Këto lëvizje zgjaten butësisht dhe i zgjasin muskujt dhe poashtu e rrisin e diapazonin e lëvizjes së nyjeve, ku si rezultat e rrisin edhe fleksibitlitetin e përgjithshëm.
Ky fleksibilitet i përmirësuar ka shumë dobi të ndërsjella mjeksore, të cilat përfshijnë reduktimin e dhimbjes të muskujve, rrjedhje më mirë të gjakut, më pak rrezik nga lëndimet dhe shumë më shumë.
7. Përmirësimi i pasqyrës së gjakut
Pilates e përmirëson pasqyrën e gjakut në tre mënyra kryesore.
Së pari, gjendja e përmirësuar dhe fleksibiliteti të cilat rezultojnë nga ushtrimet e rregullta pilates e stimulojnë qarkullimin e gjakut. Së dyti, stresi i reduktuar që do ta shijoni si rezultat i pilates, do t’ju ndihmon ta reduktoni edhe shtypjen e gjakut.
Më në fund, teknikat e kontrolluara të frymëmarrjes që janë pjesë të pilates, ju mundësojnë oksigjenimin e plotë të tij.
8. Aktiviteti i rritur mental
Dy nga parimet kryesore të pilates janë frymëmarrja dhe koncentrimi, dhe këto dy parimet ndihmojnë për zhvillimin e përqendrimit të mental.

Kjo gjendje e përmirësuar mentale ka shumë dobi e cila përfshinë reduktimin e nivelit të stresit, rrit lumturinë dhe shumë më shumë.

9. Qëndrueshmëri më të madhe

Një dobi e fundit e pilates është ajo e cila e përmirëson qëndrueshmërinë tuaj. Stërvitja tradicionale për fuqi, zakonisht përfshinë edhe ngritjen e pesha të mëdha për periudha të shkurtëra kohore. Megjithatë, pilates përfshin edhe ushtrimet vijuese të cilët vazhdimisht i shtrijnë muskujt dhe e rrisin qëndrueshmërinë tuaj. Kjo qëndrueshmëri e përmirësuar ka ndikim pozitiv mbi nivelet e përgjithshme të energjisë dhe ju mundëson që të stërviteni me intenzitet më madh.

 

PILATES DHE FËMIJËT
Kur bëhet fjalë për ithtarët e kësaj kulture sportive, zakonisht mendohet për njerëz të rritur.Te fëmijët, pilates, për shkak të ndonjë arsye akoma nuk është shumë e popullarizuar. Por, ushtrimet pilates kanë efekt pozitiv për zhvillimin e secilit fëmij, ashtu si te sistemi i tyre nervor, poashtu edhe në sistemin e tyre muskulor-skeletor dhe në formimin e organeve të tij të brendshëm.
Nëse mendohet për ardhmërinë e shëndoshë të të rinjëve, vëmendje të caktuar do t’i kushtohet ushtrimeve pilates. Ushtrimet pilates ndihmojnë për zhvillimin fizik të fëmijut, lëvizjet e tij, i përforcojnë nyjet dhe ligamentet dhe kanë ndikim të dobishëm mbi zhvilimin e sistemit muskulor te secili fëmij gjatë rritjes. Secila lëvizje në këtë teknikë realizohet ngadal, pa stres, pa shtypje të lartë të gjakut, kështu që nuk ka rrezik nga zgjatja. Gradualisht, me ushtrime, formohet skeleti “ i fuqishëm” i muskujve fleksibil dhe elastik.
Tërë ushtrimet realizohen qetazi. Fëmijët gjatë ushtrimeve mësojnë frymëmarrjen e duhur, por poashtu, përmisojnë edhje nivelin e tyre të koncentrimit. Të gjithë e dimë se me frymëmrrje të duhur përmirësohet qarkullimi i gjakut, që rezulton në furnizimin konstant të trupit me oksigjen, kurse kjo ndikon pozitivisht mbi aftësisë mentale të një fëmiju, si dhe përmirësimin e aftësive të tyre të përgjithshme.
Pilates ndikon zhvillimin fizik, mental, dhe psiqik te fëmijët. Me zbatimin e ushtrimeve pilates te fëmijët, përdoret fuqia e tyre, qëndrueshmëria, performancat e tyre, fleksibiliteti, zhvillohet aftësia për mirëmbatjen e barazpeshës dhe koncentrimit të lëvizjes. Përveç kësaj, secili sport e rrit humorin ose shpirtin e fëmijut dhe e lumturon dhe e hap për më shumë bisedë.
Fëmijët duhet të mësohen se sporti është lojë, si gjithë lojrat tjera.
Anka Gaxhoska-Ingiluzovska– instruktor dhe trejner (pilates, zumba, aerobik i thjeshtë, aerobik step, aerobik kik)