Shega është një nga pemët që magjepsin me dukjen e saj. Krijim shumë i mirë i natyrës, me formë të rrumbullakët dhe begati të brendshme, me shumë fara të kuqe të mbushura me lëng.
Fshehtësitë e kësaj peme njihen nga koha e lashtë antike, kur edhe është përdorur si bar natyror, dhe paraqet një nga pemët më të hershme që është përdorur për qëllime mjeksore. Sot, shkenca bashkëkohore vetëm e vërteton atë që qysh më hjerët ka qenë e njohur nga popujt e lashtë.
Për shkak të begatisë dhe përbërësve shërues, pupujt e lashtë akoma e konsideronin si simbol i lindjes, fertilitetit dhe jetës së përhershme.
Fjala „shegë“, e përkthyer nga gjuha latine don të thotë mollë e mbushur me fara. Ekzistojnë tre lloje të shegës: shumë të tharta dhe dy lloje të shegës së ëmbël që mund të hahen.
Kultivohet pothuaj në të gjitha cepet e botës. Kurse te ne, ka sukses në pjesën jugore të vendit, por, fatkeqsisht, nuk është shumë e mjaftueshme në tryezën tonë.
Faktete nutricionale ose ushqyese
Shega konsiderohet ose llogaritet në të ashtuquajturën superushqim.
Fruti është i pasur me vitamina, sidomos me vitaminën A,C, E dhe B5 si dhe mineralet, kaliumin, kalciumin, fosforin, natriumin dhe hekurin. 100 ml lëng nga shega plotëson 16% të nevojave ditore për vitamin C.
Fruti në përbërjen e tij përmban përqindje të madhe të fibrave bimore.
Shumë hulumtime tregojnë se përmban më shumë antioksidanse se vera e kuqe, lëngu nga rushi dhe çaji i gjelbërt.
Vlerat shëndetsore
Për qëllime mjeksore, përveç frutit, përdoren edhe lëvozhga, korrja dhe gjethi.
Është mirë të dimë se kur e blejmë shegën duhet të zgjedhet frut me formë të bukur të rrumbulakët, e rëndë dhe madhësi sa një portokall. Ky frut ka përmbatje më të madhe të lëngut.
Përdoret për përmirësim të oreksit dhe e rregullon punën e lukthit, por është i shkëlqyer kundër skorbutit (mungsës së vitaminës C)
Për shkak të pasurisë me hekur, lëngu i shegës është shumë i mirë kur kemi anemi kur organizmi ka nevojë për plotësim me këtë element të rëndësishëm.
Shega i zbut vështirësitë në klimaks. Përmban materie që janë të ngjajshme me estrogjenet dhe prandaj ndikon në hormone.
Përdoret si pemë kundër plakjes dhe i ndihmon gratë e reja me probleme hormonale.
Nëse konsumohet rregullisht, do të kontriboj që të ketë thonjë të fuqishëm dhe flokë të mira, por edhe jo disponimi shpirtëror do të zhduket, sipas shkencëtarëve. Sudimet më të reja tregojnë se hormonet bimore të shegës e reduktojnë rrezikun nga paraqitja e kancerit në prostatë.
Poashtu, është e mirë për punën e zemrës, e redukton shtypjen sistolike të gjakut, dhe ka fuqi për reduktimin e kolesterolit të përgjithshëm. Përdoret edhe si preparat kundër parazitëve në zorrë.
Lëgu nga shega mund të jetë shumë ndihmues për personat me probleme me potencën. Rregullisht përdorni një gotë lëng shege ku do të mund dukshëm ta përmirëson funksionin erektile.
Te vargu i sëmundjeve të ndryshme, është vërtetuar se përdorimi i lëngut të shegës e ngadalson zhvillimin e sëmundjes së Alcajmerit. Me këtë, shkenca praktikisht vërteton atë që pupujt e lashtë e kanë ditur – se shega është pemë çuditbërëse.
Me konsumin e rregullt të shegës ose të lëngut të shegës do të veprojmë edhe në mënyrë prevenuese:
– te paraqitja e infeksioneve dhe ftohjeve,
– për ngadalsimin e procesit të arteriosklerozës dhe stereoartritit,
– te paraqitjet e sëmuindjes së zemrës dhe enëve të gjakut,
– për ngadalsimin e rritjes së kancerit në prostatë.
Këshilla për ruatjen e shegës
Shega mund të ruhet një muaj në vend të thatë dhe të ftohtë, ose dy muaj në frigurifer, por lëngu i freskët konsumohet menjëherë.