Ushqimin që e zgjedhim çdo ditë e përcakton përditshmërinë tonë shëndetsore, humorin ditor, dhe nivelin e energjisë.Konsumi i vazhdueshëm i prodhimeve nga lista e të ashtuquajtur superushqim pa dyshim sjell dobi të mëdha shëndetsore. Shumë shpesh këto produkte rekomandohen për shumë dieta ose regjime ushqimore gjatë dëmtimeve të ndryshme të shëdnetit trupor ose mental.
Çka është superushqimi?
Nuk ekziston ndonjë definicion zyrtar, kurse titullin “superushqim” e kanë marrë disa produkte ushqimore që përmbajnë shumë përbërës ushqyes, minerale, vitamina, fitonitrientë, për të cilët shkenctarisht është dëshmuar se ndikojnë në përmirësimin e shëndetit, mirëmbatjen e peshës së trupit, si dhe pengimine shumë sëmundjeve.
Konsumi i produkteve të ndryshme të freskëta, organike ose të pagatuar, është kyçe që të ndjeheni më të shëndoshë dhe më energjetik, jo vetëm përkohësisht, por në plan afatgjatë.