ÇAJ I GJELBËRT

ÇAJ I GJELBËRT

ÇAJ I GJELBËRT
Shëndet në çdo gllënkë

Përdorimi i çajit të gjelbërt daton nga më shumë se 5000 vite, por konsiderohet se buron nga Kina. Në të kaluarën, ka shërbyer për ceremoni të ndryshme, por është përdorur edhe si preparat për ruatjen e zgjuarsisë dhe për koncentrim. Me të drejtë i janë kontribuar karakteristika të ndryshme shëndetsore, sepse është rezervoar i antioksidanseve të fuqishme, vitaminës C, A dhe E, disa vitamineve nga grupi B, zinku, magnezi, mangani, etj.

Kurse sot, çaji i gjelbërt ëshë përhapur nëpër tërë botën dhe konsiderohet si një nga pijet më të shëndetshme.

Përse çaji i gjelbërt është aq i dobishëm?

Çaji i gjelbërt, si dhe llojet tjera të çajrave nga bima camellia sinensis, është burim i parë i polifenolit – antioksidanset e fuqishme të cilat i shkatrojnë radikalet e lira në trup.

Antioksidansi i fuqishëm
Çaji i gjelbërt mund ta redukton rrezikun nga kanceri.
Meshkujt që rregullisht kanë konsumuar më shumë se 2 filxhan çaj të gjelbërt në ditë, kanë 70% rrezik më të ulët që të zhvillojnë kancer në zorrën e trashë.

Analiza e studimit, e cila realizohet te gratë që rregullisht kanë konsumuar çaj të gjelbërt, ka zubuluar rrezik më të ulët nga kanceri në gji madje deri në 22%.

Studimi i realizuar te meshkujt që rregullisht kanë konsumuar çaj të gjelbërt, tregon 48% rrezik më të vogël nga kanceri në prostatë.

I përmirëson funksionet e trurit
Hulumtimet kanë dëshmuar se konsumi i rregullt i çajit të gjelbërt ndikon në renovimin e qelizave të përgjithshme të trurit dhe ngadalsimin e vdekjes së tyre. Është vërejtur shtyrja e dukshme e simptomeve te sëmundja e Alchajmerit dhe Parkinsonit. Përveç kësaj, kombinimi i kofeinës dhe L-tianinit aminoacid ndikojnë në përmirësimin e koncentrimit dhe kapacitetit mental.

I mirë për dhëmbët
Konsumi i çajit të gjelbërt e pengon paraqitjen e kariesit, i shkatron bakterit në gojë, por me këtë mbron edhe nga paraqitja e infeksioneve dhe siguron shëndet më të mirë dental dhe erë të pastër dhe të freskët të gojës.

Ndihmon me reduktimine kolesterolit “ të keq“
Konsumi i së paku 2 filxhanave çaj të gjelbërt në ditë, e redukton nivelin e kolesterolit “ të keq”(LDL) në gjak.

Mbronë nga sëmundjes e zemrës
Konsumi i rregullt i çajit të gjelbërt e redukton rrezikun nga infarkti dhe ateroskleroza. Poashtu, mundëson edhe shërim më të lehtë dhe më të shpejtë të pacientëve që kanë përjetuar infarkt.

Çaji i gjelbërt dhe diabeti
Pa dyshim ndihmon me rregullimin e koncentrimeve të sheqerit në gjak. Për shkak të kësaj, shumë me rëndësi është edhe rekomandimi te diabetikët.

Lamtumirë për kaloritë

Lirshëm mund të thuhet se çaji i gjelbërt është një nga produktet të cilët nuk duhet të kërcehen. Jo vetëm që është burim çudibërës për shëndetin, por është edhe ideal për është edhe aleat ideal për luftën me kilogramet e tepërta.
Ai e përshpejton punën e metabolizmit dhe e stimulon djegien e yndyrërve në trup.
Konsumi i 2-3 filxhanave ças të gjelbërt në ditë mund të ndihmon edhe me djegien e 100 kalorive në ditë!!

Sa çaj të gjelbërt duhet të konsumojmë?

Çaji i gjelbërt përmban më pak kofein se kafeja, por edhe konsumi në sasira të mëdha mund të shkakton problem me gjumin. Nëse deri tani nuk keni konsumuar çaj të gjelbërt, më mirë është të filloni me një filxhan në ditë.
Më mirë të konsumohet në më shumë se 4-5 në ditë, edhepse Kinezët dhe shumë ekspertë këshillojnë që është e dobishme të konsumohen 10 filxhana në ditë.

Përgatitja
Përgatitja është shumë e rëndësishme sepse me përgatitje të keqe mund të humben shumë nga përbërësit pozitiv. Asnjëherë mos e vendos qesen në ujin që vëlon. Uji që vëlon i shkatron përbërësit e dobishëm. Uji duhet të jetë në temperaturë rreth 75°С. Poashtu, mos e mbani qesen shumë gjatë në ujë. Kjo do të bëj shijen e ithët. 2-3 minuta mjaftojnë. Sipas dëshirës, çajin e ëmbëlsojmë me mjatë (shmangni ëmbëlsimin me sheqer).