MËLLANGA E BARDHË miku i rrugëve të frymëmarrjes

MËLLANGA E BARDHË  miku i rrugëve të frymëmarrjes

Konisderohet si rojtar i kanaleve të frymëmarrjes dhe nga rrënjët e saj mund të bëhet çaj i cili mund të përdoret për zbutjen dhe shërimin e simptomeve të ndezjes së kanaleve ose rrugëve të frymëmarrjes. Terapitë e lashta e kanë përdorur për shërim të problemeve respiratore dhe digjestive.Njëlloj zbatohet edhe te mjeksia dhe famracia popullore edhe te ajo bashkëkohore.

Mëllanga e Bardhë (Althaeaofficinalis) paraqet një bimë shumëvjeçare panxhari.Konsiderohet se buron nga Azia, por gjendet edhe në Evropën Jugore dhe të Memse në pjesët e ulëta dhe të lagështa. Për shkak të shërueshmërisë së saj kultivohet gjithkund në botë.
Lulëzon nga qershori deri në gusht, por përbërës mjekues kanë edhe rrënjët, trungu, gjethet dhe lulja.Mund të rritet nga 1- 2 metri, trungu mund të rritet, stërritet me qime të dendura mëndafsh, kurse gjethet janë të buta me ngjyrë të argjend-rosë. Lulet mblidhen kur lulëzon, gjethet pas lulëzimit, kurse rrënjët në pranverë ose në vjeshtë pas lulëzimit.
Korrja pastrohet, çorohet nga shtresa e jashtëme pritet gjatësisht dhe menjëherë thahet në temepraturë 40 ºC. Kur të thahet pritet në pjesë të vogla. Nga tërë bima, rrënja është pjesë më mjekuese.

Komponentet aktive

Bima përmban jargë, niseshte, pektin, tanin, kripra minerale, enzime, fije bimore, yndyrëra eterike, pektin, sheqer të invertuar, saharoz, karbohidrate dhe fosftate.

Përbërësit mjekues
Mëlanga e bardhë është mjeti i shkëlqyer i cili ndihmon në shërimin e sëmundjeve në rrugët e frymëmarrjes. Duke pasur parasyshë se e zbërthen jargët dhe e zbut membranën mukoide, e nxit kollitjen dhe përdoret për ftohje, bronkitin, astmën, ndezjen e mushkërive dhe fytit. Përdoret e gjatë problemeve me fshikzën urinare, veshkët, ndezjen në zorrën e trashë,diare, dhe sëmundje të zorrës. Në kombinim me mjaltën, rrënjët e mëllangës së bardhë bëhet brum për kompresa të cilat ndihmojnë për aknet, të thatët me qelb, djegiet, ndezje të syve, abscese (lunga).
Mëllanga e bardhë ndihmon edhe gjatë ngërçeve në lukth, kapsllëkut, dhe infeksioneve në organet gjinore.
Gjethet e frekta shtypura ndihmojnë gjatë kafshimit nga insektet.
Mëllanga e bardhë poashtu mund të përdoren edhe nga duhanpirësit për të reduktuar kollitjen e thatë.

Më shpesh nga mëllanga e bardhë bëhet çaj nga mëllanga e bardh/ë dhe shurup nga mëllanga e bardhë.

Çaji nga mëllanga e bardhë përgatitet në këtë mënyrë:
Dy lugë rrënjë të mëllangës së bardhë përzijhen me 2,5 dl ujë të vakët ose ujë të ftohtë dhe e lëmë të qëndron 2 orë, që të mund të ekstraktohet mjaftë jargë. Sipas dëshirës çaji mund të ftohet pak me mjaltë dhe pihet tre herë në ditë.
Shumë shpesh mëllanga e bardhë kombinohet edhe me bimë tjera mjekuese(nane, kamomile dhe etj.)
Me çaj nga rrënja e mëllangls së bardhë mund të përdoret te hunda e zënë, me shishe të vogël lëshohen 1-3 pika tre herë në ditë.

E rëndësishme
Korrja e mëllangës së bardhë nuk guxon të zhytet në ujë të nxehtë!

Mënyta e përgatitjes së shurupit:
Në një tenxhere vendosim 2 limona të prerë në katror, shtohet nga dy lugë sherbelë, anason, rrënjë nga mëllanga e bardhë, fara të grira dhe 200 g sheqer. Pastaj përzijhet me 2 dl ujë. Zijhet pothuaj 20 minuta, largohet nga shporeti dhe e lëmë të ftohet. Fëmijëve u jepet dy herë në ditë nga një lugë e vogël me këtë shurup, kurse të rriturve u jepet 2-3 herë në ditë nga një lugë të madhe.
Mëllanga e bardhë është i sigurtë për përdorim te fëmijët. Madje edhe për foshnjë të vegjël, por rekomandohet çaj nga mëllanga e bardhë, gjithsesi me konsultim paraprak me pediatrin. Nëse përgatitet për foshnjë, duhet të përdoret e ujë i zijer, pastaj i ftohur.