VITAMINA A

VITAMINA A

Jo rastësisht është emruar si Viatmin A. Ky është vitamini i parë i shpikur dhe ka me dinjitet vendin e parë të alfabetit. I krijuar në 1913, dhe bën pjesë në grupin e vitamineve që zbërthehen në ynryrëra. Ky vitamin është një nga antikoaksidanset më aktive dhe ka shumë rëndësi për shumë procese biokimike në organizëm.

Dy lloje të vitaminës A
Tipi i parë i Vitaminës A gjendet në mish, kafshl, peshk dhe produkte qumështore. Lloji i dytë është provitamina A dhe mund të gjendet në perime, pemë dhe produkte tjera bimore. Lloji më i shpesht i provitaminës A në ushqim është beta-karotini.

Sa vitamin A i duhet organizmit?

Sasia e vitaminës A e cila i nevojitet organizmit kryesisht varet nga mosha dhe statusi reptodiktiv. Dozat e rekomanduara të vitaminës A për njerëzit me moshë 14 vjeçare dhe më të vjetër lëvizin nga 700 deri 900 mikrogram në ditë. Dozat më të mëdha rekomandohen te gratë që i ushqejnë foshnjët e tyre me gji, kurse verat më të ulëta rekomandohen te foshnjët të ushqehen me sisë dhe fëmijët më të ri se 14 vjeçar.

Vitet meshkuj femra shtatzëna Me sisë-dhënie
0–6 muaj 400 mcg 400 mcg
7–12 muaj 500 mcg 500 mcg
1–3 vjeçar 300 mcg  300 mcg
4–8 vjeçar 400 mcg 400 mcg
9–13 vjeçar 600 mcg 600 mcg
14–18 vjeçar 900 mcg 700 mcg 750 mcg 1200 mcg
19–50 vjeçar 900 mcg 700 mcg 770 mcg 1300 mcg
51+ vjeçar 900 mcg 700 mcg


1 mcg = 3.33 IE

Burimi i Vitaminës A
Vitamina A natyrisht gjendet në produkte ushqimore mes tjerash edhe si burime të begatshme janë:

  • Mëlçia e zezë e lopës dhe llojet tjera të mishit.
  • Peshk sidomos salmoni dhe tuna
  • Perimet e gjelbërta dhe perimet tjera të kaltërta, të portokallta dhe të verdha,si karrota, brokoli, dhe kungujt;
  • Pemët, duke përfshirë edhe дињата, kajsiat dhe mango.
  • Produktet e qumështit;
  • Patate
  • Vezët

Dobitë shëndetsore
Vitamina A është shumë e rëndësishme për shikim të mirë. Duke ju falimenderuar asaj, mund të shohim kur është errët.
Pa vitaminë A të mjaftueshme, organizmi është më i prirur për infeksione. Ky vitamin na mbronë nga bakteriet, parazitet dhe infeksionet virusale.
Vitamina A është shumë me rëndësi para përhapjes së fruthit te fëmijët. Kur është i pranishëm në sasira të mjaftueshme, fëmijët më lehtë i kalojnë simptomet e fruthit.
Ky vitamin është një nga antioksidanset më aktive. Kontribon për mirëmbatjen e lëkurës dhe membranës mukoide. Ndihmon edhe në mbrojtjen e lëkurës nga rrezitja e rrezikshme e diellit. Është shumë me rëndësi për mjekimin e akneve dhe rudhave të vogla.
Është dëshmuar se Vitamina A ka edhe ndikim mbrojtës te disa lloje të kancerëve, ndihmon në reduktimin e nivelit të kolesterolit të keq dhe e redukton rrezuikun nga sëmundjet e zemrës.
Vitamimi A ka edhe shumë përdorime tjera shëndetsore, siç janë për shembull shërimi i infeksioneve urinare, shërimi i gjendjeve të lëkurës si egzema, psoriaza, plagët, djegiet nga dielli dhe shumë sëmuindje tjera dhe gjendje tjera shëndetsore.

Mungesa e Vitaminës A

Për fat të mirë, me anë të ushqimit marrim edhe vitamin A të mjaftueshme. Por, rësish edhepse raritet, mund të paraqitet edhe mungesë e këtij vitamini i cili më shpesh manifestoht si:
–  shikim i keq, i cili manifestohet me verbërim nate.
–  Zhvillim jo i mjatueshëm trupor te fëmijët.
–  Probleme me sistemin repdoruktiv te të rriturit.
–  Gingoiviti.
–  Lëkurë e thatë dhe infeksionet.
–  Nëse mungeaa është e madhe mund të shkakton edhe anemi.
–  Tendencë ose prirje ndaj infeksioneve virale
–  Rënia e flokëve
– Humbja e apetitit
– Probeleme me flokët

A mund Vitamini A të jetë i rrezikshëm?

Kur flasim për Vitaminën A me rëndësi është të theksojmë edhe mundësinë për stërdozim me të. Shpesh stërdozimi ose doza e tepërt me vitamin A fitohet me konsumin e tepërt të vitaminës A si shtojcë në ushqim.
Hipervitaminoza A mund të na shpien te problemi gjatë lindjes, anomalitë në mëlçinë e zezë ose probleme me sistemin nervor qendror. Për shkak të kësaj, gratë shtatzëna do të duhet të marrin vitamin A si shtojcë, vetëm nëse nuk rekomandohet nga mjeku.
Disa nga këto simptome që paraqiten gjatë hipervitaminozës me vitamin A janë: humbja e apetitit, irritimi, lodhja, thonjë të brishtë, kokëdhimbja, probleme me të pamurit, depresioni dhe anemia.
Konsumi i sasirave të mëdha të beta-karotinit ose formave tjera të provitaminës  A, mund ta ndryshojnë ngjyrën e lëkurës në të verdhë-portokallit. Por kjo gjendje nuk është e rrezikshme.