Infeksionet unrinare janë dukuri të shpeshta dhe me dhimbjet të cilat shpesh radhiten menjëherë pas infeksioneve respiratore. Paraqiten shumë më shpesh te gratë se sa te meshkujt. Por sërisht, te meshkujt paraqitja e tyre mund të jetë problem më serioz shëndetsor dhe terapeutik.
Shkaqet
Normalisht, urina është e pastër, sterile dhe pa prani të bakterieve. Infeksionet më shpesh shkaktohet nga bakteriet në traktin urinar. Shpesh kjo është hyrje e jashtme e hapur, por mund të hyjnë edhe me anë të ghjakut, limfës ose me anë të përhapjes direkte nga organet tjera që infektohen.
Te një numëri madh i rasteve paraqitet bakteria Escherichia coli si shkaktare. Ky është banor i zakonshëm në traktin digjestiv, i cili në kontakt me membranën mukoide të sistemit urinar, mund të fillon të shumohet shumë shpejtë dhe të shkaktoj ndezje e cila përcillet edhe me dhimbje dhe simptoma tjera shoqëruese.
Faktorët që ndikojnë në zhvillimin e infeksionit urinar
Infeksioni urinar fillon pas hyrjes së baktereve në traktin urinar. Gjasat për këtë janë shumë të mëdha te femrat, se sa te meshkujt, sepse fshikëza te femrat është shumë më afër orgait gjinor.
Përveç gjinisë, kemi edhe disa faktorë tjerë të cilët konsiderohen si paradispozitë për zhvillimin e infeksionit urinar:
– Femrat seksualisht aktive – pjesërisht për shkak se mitra e gruas është më e shkurtër dhe prandaj më lehtë bakteriet mund të arrijnë në fshikëzën urinar.
– Individët me katetër urinar.
– Dibetikët – ndryshimet në sistemin imunologjik e bëjnë individin me diabet të ekspozuar ndaj infeksioneve. Poashtu, edhe niveli i lartë i sheqerit në urinë e lehtëson zhvillimin e bakterieve.
– Meshkujt me prostatë të zgjeruar – kjo mund të shkakton që fshikëza e urinës vetëm pjesërisht të boshadiset.
– Gurët në veshkë,
– Menopauza,
– Imuniteti i ulët,
– Përdorimi i tamponëve,
– Gratë shtatzënë,
– Përdorimi i diafragmës si kontraceptim.
Simptomet e shpeshta të infeksionit të traktit urinar përfshijnë:
§ Urinë e errët e cila mund të përmban edhe gjurmë gjaku
§ Erë e keqe e urinës
§ Dhimbje ose djegie gjatë urinimit
§ Pështjellje dhe vjellje
§ Dhimbje muskulore dhe dhimbje abdomenale
§ Shtytje e fuqishme për urinim, kurse uronohet vetëm një sasi e vogël
Diagnostika
Diagnoza e infeksioneve urinare mbështetet mbi shtytjet mikrobiologjike nga kampioni i marrë si duhet i urinës dhe njollës nga uretra.
Edhepse asnjë test standard nuk mund ta vëretoj dalimin mes infeksionit të pjesës së sipërme dhe të poshtëme të traktit urinar, prania e temperaturës së larët (ethe) dhe dhimbjeve në fyt, mund të indikojnë se infeksioni është përhapur edhe në veshkë.
Mjekimi
Trajtimi i infeksioneve urinare mbështet fillimisht mbi gjendjen klinike të të sëmurit. Nëse kemi simptomet të cilat janë karakterstike për infeksionin e traktit urinar, kurse në përgjithsi jeni në gjendje të mirë shëndetsore, antibiotikët janë zgjidhja e parë.Cilët barna do të rekomandohen dhe sa do të zgjat terapia varet edhe nga gjendja e përgjithshme shëndetsore dhe nga tipi i bakteries që është vërtetuar në mënyrë laboratorike.
Zakonisht, simptomet e infeksionit reduktohen disa ditë pas fillimit të terapisë, por më shpesh me përdorimin e terapisë së konfirmuar vazhdohet edhe një javë ose më shumë.
Përveç terapisë standarde medikamentoze, testimi i infeksioneve urianare me bimë shëruese është dëshmuar si mjaftë e suksesshme.
Bimët që përdoren gjatë trajtimit të këtij tipit të infeksioneve janë: boronica e kuqe, trashegra e malit, mështekën, agjelika e butë, lulja e boçes, këputja, rrepka, majdanoz, kolmuthi, hithri, tëharri. Ata ndikojnë si antisepticide urinare, anti-inflamatore, antispazmodit dhe diuretikë.,
Kombinimi i këtyre bimëve antiseptike mund dukshëm të ndihmojnë në luftën kundër infeksionit. Duke pasur parasyshë se hudhen me anë të urinës, natyrisht e bartin ndikimin e tyre antiseptik dhe antimikrobial në hapësirën e kontaminuar dhe në këtë mënyrë direkt ndikojnëte shkaktarët e infeksionit.
Prevenimi
– Mbani higjenë të duhur personale në rjonet gjenitale
– Konsumoni sasi të mjaftueshme të ujit.
– Urinoni gjithmonë kur do të keni nevojë.
– Shmangni lëngjet si alkoolin dhe kafetinën të cilët mund ta irritojnë fshikëzën urinar.
– Preferohen dushe dhe shmangni përdorimin e qumshteve për larje.
– Sipas mundësive tamponët i zëvendësoni me receta higjienike
– Shmagni veshjet e ngushta të brendshme dhe sipas mundësve ata duhet të jenë të pambukut
– Mos qëndroni gjatë me kostume të lagura për notim
– Konsumoni sasira të mjafturshme të vitaminës C
– Konsumoni lëng ose çaj prej boronicës së kuqe
Këshillat e lartëpërmendura mund t’ju ndihmojnë gjatë mjekimit, por nuk duhet të konsiderohen si zëvendësim i trajtimit mjeskor. Infeksionet urinare nuk janë problem serioz nëse shërohen në kohë.
LËNG NGA BORONICA E KUQE
Lëngu i boronicës së kuqe përmban agjent antibakterial që
quhet acid hipurik.
Një gotë në ditë mund ta reduktoj rrezikun
nga infeksionet e traktit urinar.