Pite me spinaq

Pite me spinaq

Pite me spinaq

 

Përbërës

  • • 500gr korre të gatshme për pite
  • • 500 gr spinaq të pastër
  • • 250 gr djathë
  • • 4 vezë
  • • 200 ml qumësht
  • • 200 ml ajkë
  • • 1 lugë kripë
  • • 100гgr gjalp ose margarin për lyrje

Përgatitja e fillit

Vezët i rrahim mirë dhe e shtojmë ajkën dhe djathin e prerë ose të bluar. Në këtë e shtojmë edhe spinaqin parprakisht të pastruar dhe të kulluar dhe e kriposim. Kurse brumin e përzijejm mirë.

Në tigan paraprakisht të lyer vendosin një korre dhe e lyejmë me gjalp të shkrirë (margarin), e vendosim korren e dytë dhe mbi të e shtrijmë fillin. Këtë e përsërisim deri sa të mbarojnë tërë korret. Në fund bashkoni dy korre dhe i lyejm me gjalpin e mbetur. I presim në katëror dhe tërë piten e lyejmë me qumësht.

E vendosim në furrën e nxehtë në 200˚C dhe e pjekim 40 min. E servojmë të nxehtë.