Gjumi i mirë- gjysma e shëndetit

Gjumi i mirë- gjysma e shëndetit

Pothuaj është privilegj të kemi gjumë cilësor dhe të rregullt në kohën moderne.Gjumi cilësor është esencial për shëndet të mirë dhe për rritjen dhe zhvillimin normal të fëmijëve.Dihet që gjumi i shkurtë dhe jo cilësor mund të jetë faktor për problemet psikofizike te fëmijët në moshën e më vonshme të jetës së tyre. Andaj, mungesa e gjumit në faza të ndryshme të fëmijërisë mund të rezultoj me mungesë të koncentrimit, kapacitet të reduktuar kognetiv dhe intelektual në periudhën e adoleshencës.Gjumë i pamjaftueshëm mund të shkaktoj edhe rënie të imunitetit, zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetin, mbipeshë trupore…


Gjumi është njëlloj i rëndësishëm si edhe ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizk.Me gjumë të mirë trupit i mundësohet që të çlirohet nga materiet e tepërta të dëmshme të akumuluara gjatë tërë ditës.Muskujt, duke përfshirë edhe zemrën, rigjenerohen gjatë gjumit.

Sa gjumë është i nevojshëm për fëmijët?
Gjatësia e gjumit kryesisht varet nga mosha e fëmijëve:
–  të porsalindurit me moshë jo më të madh se 2 muaj– 10 deri18 orë gjithsej(me disa pauza 1-3orë kur janë të zgjuar)
– foshnjët nga3–12muaj nga9 deri14 orë(me 2 dremitjeprej2 orë në ditë)
– fëmijët 1–3vjeçar nga12 deri14 orë(me 1 dremitjegjatë ditës)
– fëmijët 3–5vjeçar nga 11 deri13 orë
– fimijët5–12vjeçar prej10 deri11 orë
– adoleshentët8 deri 10 orë

Por, nuk duhet harruar se këto përparësi mund të ndryshojnë dhe mund të jenë të ndryshme për çdo fëmijë, sepse te të njejtit ndikojnë edhe faktorë tjerë siç janë temperatura, vetë mjedisi, faktorët gjenetik, etj.

Përpilimi i një orari të duhur të gjumit dhe zgjuarjes është një faktorë kryesor për fëmijun dhe për zhvillimin e tij të drejtë emocional.Ndryshimet në jetën e fëmijut, ndryshimet e shprehive të tij/saj dhe marrëdhëniet e tensionuara familjare mund të ndikojnë negativisht mbi orarin e gjumit.

Shprehitë i krijojmë vetë ne
Në kohën dinamike dhe kaotike në të cilën jetojmë, fëmijët shpesh herë duhet vetë te gjenden në jetë.Prindërit vazhdimisht e më shumë dhe më gjatë janë të angazhuar, kështu që koha e nevojshme për marrëdhënie të shëndosha famijlare dhe për krijimin e shprehive të shëndosha është shumë më e shkurtë. Në këtë kontekst, i anashkalojmë ritualet e rëndësishme për procesin e gjumit.
Duke filluar nga të porsalindurit, të gjithë fëmijët duhet të kenë ritual për gjumë, të cilat rituale zgjasin diku30–40 minuta duke përfshirë këtu edhe pastrimin.Dhe kohën e njejtë të gjumit çdo natë.Për fëmijët deri në moshën 10 vjeçare kjo don të thotë se më së voni deri në orën21ata duhet të jenë në gjumë.
Madje as edhe adoleshentët nuk duhet të përjashtohen nga rregulli i shkuarjes në shtratë.Te ata, përveç dëshirës natyrore që të qëndrojnë zgjuar gjatë orëve të vona të natës, përdorimi i pakontrolluar i pajisjeve elektronike e komplikon edhe më tutje gjendjen. Vendosja e një rrendi dhe mbatja e situatës nën kontroll është e rëndësishme edhe për grupëmoshë.

Dhoma e gjumit duhet të jetë e errët, e ventiluar dhe me temepraturë normale, pa pajisje elektronike të cilat nuk e kanë vendin në dhomën e fjetjes.Përdorimi i telefonit, tabletit ose kompjuterit para gjumit mund ta rreduktoj deri në 22% nivelin e melatoninit në organizëm, një substancë e cila natyrisht krijohet në organizëm gjatë natës dhee sinjalizon trupin që është koha për gjumë.
Preferohet që fëmijët të kenë lodër të preferuar për gjumë dhe tregim të preferuar për vënie në gjumë.
Nëse fëmiju ka vështirësi me marrjen e gjumit, atëherë kujdesuni që shtrati t’i simbolizon vetëm gjumin, por jo edhe vendi ku mund të luan ose të bën detryrat e shtëpisë.
Mjedisi i natës në shtëpi duhet të jetë relaksues dhe qetësues. Evitoni zënkat dhe diskutimet të cilat mund të shkaktojnë ankziozitet para gjumit.

Rëndësia e gjumit të mirë

1.     Gjumi e përmirëson rritjen
Hormoni i rritjes kryesisht lirohet gjatë gjumit të thellë.Natyra është kujdesur që foshnjët të marrin gjumin e duhur, kështu që pothuaj 50% të kohës e kalojnë në gjumë të thellë.Gjumi cilësor është i rëndësihëm për rritjen normale të të gjithë fëmijëve në përgjithsi, por vetëm te më të vegjëlit, dallimi në rritje mund të shihet dita ditës.

2.     Gjumi ndikon edhe mbi peshën e trupit
Shumë dëshmi tregojnë se gjumi i pamjaftueshëm te fëmijët na shpien te obesiteti,duke filluar qysh nga mosha më e re.Çdo qarje nuk është për shkak të ushqimit. Nëse edukohen prindërit për dallimet e të qamurit për ushqim dhe të qamurit për nevojën tjetër urgjente te foshnjës dhe se si ta qetësojnë,por duke mos përdorur ushqim para kësaj,atëherë gjasat janë më të mëdha që foshnjat do të flejnë më mirë, dhe më gjasat janë më të ulëta që fëmijët do të jenë obesiteti.
Lidhja mes mungesës së gjumit dhe hormonit që na sinjalizon kur jemi të ngopurështë e pranishme madje qysh në lindje.Prandaj edhe fëmijët të cilët nuk flejnë mjaftueshëm dhe janë të lodhur, kanë tendencë që vazhdimisht të kërkojnë ushqim madje shpeshherë me përmbatje të lartë të yndyrërave dhe karbohidrateve, kurse nga ana tjetër, më shumë qëndrojnë ulur dhe shtrirë(por uk flejnë), gjë e cila nuk kontribon në djegien e kalorive.

3.     Gjumi ndihmonë në luftën kundër ftohjes
Gjatë kohës së gjumit, te fëmijët (por edhe te të rriturit) krijohen proteine (citokine) me të cilat organizmi lufton kundër infeksioneve, ftohjes dhe stresit. Më pak gjumë, don të thotë më pak nga këto proteine „të gatshme për luftë“.

4.     Me më shumë gjumë për më pak lëndime
Fëmijët ngelin të lerosurdhe më shumë impulsiv kur flejnë më pak se sa duhet.Kjo theksohet shumë te fëmijët në moshë shkollore të cilët flejnë më pak se 9 orë çdo natë.

5.     Gjumi i përmirëson aftësitë për mësim dhe koncentrim

Te fëmijët me moshë 3 vjeçare të cilët vazhdimisht flejnë më pak se 10 orëçdo natë, kanë probabilitet 3 herë më të madh që të kenë probleme me hiperaktivitetin,impulsivitetin dhe anksiozitetin , madje deri në moshën 6 vjeçare të jetës së tyre.
Fëmijët të cilët janë të lodhur dhe të pagjumë kryesisht luftojnë kundër lodhjes(reagim natyror i organizmit)ose, më saktë, tentojnë të mbeten të zgjuar dhe të interesuar për ndodhitë rreth tyre.Kjo rezulton me tajim më të madh të hormonit i cili i bën hiper të zgjuar, por të rraskapitur. Pastaj vijon faza e humorit të keq dhe nervozës.Me këtë disponim ose humor në asnjë mënyrë nuk mund të jenë të kujdeshsëm dhe të mësojnë. Kështu„më të elektrolizuar“ madje nuk mund as të flejnë.
Numri më i madh i fëmijëve pas moshës 5 vjeçare nuk kanë nevojë për dremitjegjatë ditës. Por, dremitjen gjatë ditës për fëmijët që shkojnë në shkollë janë magji e vërtetë për aftësinë e tyre për të mësuar dhe mbajtur mend.
Gjumi është i nevojshëm për trurin që ai të mund t’i vërteton gjërat që i ka mësuar gjatë ditës dhe t’i mbaj mend gjatë. Mungesa e gjumit te fëmijët mund të lidhet me rezultatet e dobëta dhe notat e dobëta në shkollë.