APNEA E NATËS NDËRPRERJA E FRYMËMARRJES GJATË GJUMIT

APNEA E NATËS NDËRPRERJA E FRYMËMARRJES GJATË GJUMIT

Ndërprerja e frymëmarrjes gjatë kohës së gjumit mund të paraqitet te secili. Megjithatë, nëse frekuenca e ndërprerjes së frymëmarrjes është shumë e shpejtë dhe ndërprerja e frymëmarrjes zgjatë dhjetra sekonda, madje edhe më shumë, atëherë kemi të bëjmë me dëmtimin potencialisht serioz të quajtur apnea e natës.


Çka është apnea?
Apnea paraqet ndrprerje të frymëmarrjes gjatë gjumit, gjegjësisht janë periudha me mungesë të frymëmarrjes të cilat zakonisht zgjasin 10-tra sekonda, por mund të paraqiten edhe 500 gjatë natës. Te individët të cilët vuajnë nga ky çrregullim cilësia e gjumit reduktohet dukshëm, shumë rrallë arrihet gjumi i thellë dhe më shpesh zgjohen të pa ngopur me gjumë dhe të lodhur. Individi ose personi i cili vuan nga ky çrregullim zakonisht nuk është i vetëdijshëm për atë që është duke i ndodhur,andaj familja është ajo e cila fillimisht mund ta dikton gjendje. Ndonjëherë, për shkak të ndjenjës së ngulfatjes dhe asfiksimit, personat zgjohen të vetëdijshëm se diçka nuk është në rregull.

Dy lloje të apneave të natës

Apnea obstruktive gjatë natës
Apnea obstruktive e natës është tipi i shpesht i çrregullimit. Arysyeja për paraqitje e këtij tipit të apneas është obstrukcion i sistemi për frymëmarrje dhe paraqitet kur indi i butë dhe muskujt në pjesën e pasme të fytytit lëshohen dhe i bllokojnë rrugët e frymëmarrjes gjatë gjumit.

Apnea qendrore e natës
Për dallim nga apnea obstruktive e natës, apnea qendrore e natës nuk paraqitet për shkak të obstrukcionit të rrugëve të frymëmarrjes, por për shkak të jostabilitetit në qendrën respiratore. Ky jostabilitet e pamundëson trurin që të dërgon sinjalet e duhura deri te muskujt të cilët e kontrollojnë frymëmarrjen.

Pasojat mund të jenë më shumë se serioze
Pasojat nga ndërprerja e fryëmëmarrjes gjatë kohës së gjumit dhe humbja e cilësis së gjumit nuk paraqiten menjëherë. Ky është çrregullim i cili le pasoja në planin afatgjatë. Nëse nuk trajtohet siç duhet, mund të shkakton edhe çrregullime më serioze shëndetsore si: shtypje të lartë të gjakut, aritmi, goditje në zemër dhe tru, diabetin, glaukomën, ndryshimet në koncentrim, realizimin e rënduar të detyrave ditore dhe në përgjithsi edhe çrregulimin e përgjithshëm të jetës.

Inividët ose personat që vuajnë nga apnea shpeshherë janë të irritueshëm, të dëshpruar, madje edhe impotent. Në punë shpesh mund të interpretohen si jo puntorë për shkak të vështirësisë që të mbeten të koncentruar dhe të zgjuar.Të shpeshtë janë rastet edhe të dorëheqjeve nga vendet e punës para se të zbulohet shkaku kryesor.

Zbulimi i „ankthit“
Simptomet e sëmundjes shumë vështirë mund të vërtetohen, sepse të gjithë paraqiten natën gjatë gjumit.
Simptomet mund të jenë të ndryshëm te personat e ndryshëm. Më shpesh manifestohen me përgjumje ditore dhe me lodhje, por mund të zbulohet edhe sipas problemeve me zemrën dhe shtypjen e lartë të gjakut i cili nuk mund të rregullohet. Apnea ka manifestime të cilët janë tipike, por jo domosdoshmërisht secili person i ka të njejtat simptome dhe prandaj ndonjëherë vështirë se zbulohet dhe ngel e pa zbuluar deri sa të paraqiten simptomi i përgjumjes së vazhdueshëm gjatë ditës. Këto persona sapo të ulem mund t’i zë gjumi. Ndodh që të flejnë edhe kur ngasin automobil, kur presin në semafor ose në orë të pikut.

Këto janë disa shenja të cilat mund të tregojnë se ndoshta jeni nën ndikimin e këtij problemi:
–  gërhatje shumë e fortë
–  Frymëmarrje e rënduar
–  Përgjumje gjatë ditës
–  Gjumë jo i qetë
–  Shkuarja shpesh në banjo shumë herët në mëngjes
–  Zgjuarja me gojë ose fyt të thatë
–  Kokëdhmbja paradite
–  Pamundësi për koncentrim gjatë ditës
–  Ndryshimi i disponimit ose humorit
–  Irritueshmëria
–  Depsresion
–  Fjetja në pozita të çuditshme
–  Djersitja e tepërt gjatë natës
–  Ankthe
–  Frymëmarrje me anë të hundës

Grupet e rrezikuara dhe faktorët e rrezikut

Apnea si çrregullim më shpesh paraqitet pas viteve të tridhjeta të jetës suaj. Mund të paraqitet edhe më herët, madje edhe të fëmijët. Te meshkujt është paraqitje më e shpeshtë, deri në periudhën para menopauzës te gratë, ku edhe paraqitje barazohet me atë te meshkujt. Mundësia për paraqitjen e apnes është tri herë më e madhe te duhanpirësit se sa te ata që nuk pinë duhan. Historia familjare me apne mund të jetë një faktor, por kjo nuk don të thotë se patjetër të paraqitet, sepse kjo varet edhe nga faktorët tjerë. Apnea paraqitet edhe te ata me deformitete të lindura në qiellzën e butë, gjuhën, nofulën e poshtëme, fyt dhe në pjesën e parë të hundës. E tërë kjo e rrit mundësinë që pacienti të gërhas. Aq sa më intenzive dhe më e përditshme të jetë gërhatja poashtu më të mëdha janë edhe mundësitë për apnea gjatë kohës së gjumit. 50% nga këto persona kanë apnea në gjumë. Por, nuk është e patjetërsueshme që të gërhasnmi që të keni apnea në gjumlë. Pesha e rritur e trupit, dhe përdorimi i tepërt i alkoolit, poashtu konsiderohen si një nga faktorët e rrezikut.

Mjekimi dhe trajtimi i apneas së natës
Apnea është gjendje e cila ngel tërë jetën, por me zbatimin e terapisë së duhur ose me ndryshimet në mënyrën e të jetuarit, pacientit i jepet mundësi të jetoj jetë më cilësore, dhe, pa dyshim, të parandalohen pasojat nga ky çrregullim. Trajtimi për eliminimin e saj definitiv nuk ekziston. Andaj shërimi i saj mund të përfshij trajtime dhe terapi të ndryshme nga të cilat , varësisht nga serioziteti i saj, disa mund të zbatohen në kushte shtëpiake, kurse për disa tjera nevojitet ndihmë mjeksore.

Te format më të buta të apnea mjaftojnë disa nga rekomandimet sa i përket:

  • Ndryshimi të mënyrës së të ushqyerit dhe evitimit të stërngopjes, sidomos gjatë natës
  • Redukjtimi i peshës trupore
  • Gjumë i rregullt
  • Ndryshimi i shpesht i pozitës gjatë gjumit
  • Ndërprerja e konsumit të alkoolit 
  • Shmangia e gjumit në shpinë


Te rastet më serioze nevojitet trajtim mjeksor i cili mund të përfshij:

  • mbatja e maskave speciale dhe aparateve për frymëmarrje, të cilët kur pacientët do të pushojnë frymëmarrjen, marrin frymë nga jashtë dhe nën shtypjen më të lartë e shtien në rrugën e frymëmarrjes
  • Operimi kirurgjik