Të ngrënit e ushqimit të shëndetshëm, dhe para se gjithash të balancuar, konsiderohet si një nga faktorët kryesor për shëndet të mirë dhe pothuaj është rekomandim i rregullt i cili e ndjek çdo dëmtim shëndetsor. Në këtë drejtim vazhdimisht edhe më shpesh shkon edhe rekomandimi për konsumimin e ushqimit të pagatuardhe termikisht të papërpunuar bimor. Por, a janë të gjithë produktet ushqimore të vlefshme në formëtë pagatuar dhe e redukton gatimi ose përgatitja e ushqimit vlerën ushqyese është dilemëpothuaj për të gjithë ne.
ÇKA ËSHTË MË MIRË?
Të ushqyerit e balancuar pa dyshim duhet të përmbaj edhe ushqimtë pa gatuaredhe të përpunuar. Gjatë përpunimit të perimeve mund të zhduken disa nutrient, siç janë vitaminat B dhe C, por ushqimi i balancuar siç duhet, i cili përfshin të dy mënyrat e përgatitjes, nënkupton se trupi jonë do t’i fiton tërë përbërësit e nevojshëm. Gjithsesi, nëse përpunohet, rekomandohet që perimet gjithmonë të përgatitet në avull madje aq shkurtë sa është e mundur.
Produkte të caktuara, gjatë përgatitjes ose përpunimit termik e rrisin përmbatjen e komponentave ushqyese. Për shembull, karrotat, domatet, lakrat të përgatitura në mënyrë termike sigurojnë më shumë antioksidanse, se sa kur i konsumojmë të freskëta dhe në formë të pagatuar.
I PAGATUAROSE I ZIER?
Karrota
Begatia me beta-karoten e bën karrotën shumë të rëndësishme si ushqim, nëse dihet se i njejti është shumë i rëndësishëm për funksionin normal të shumë organeve dhe sistemeve në trupin tonë, duke filluar nga mirëmbatja e metabolizmit normal, shikimi i mirë dhe i shëndoshë e deri te lëkura dhe sistemi imunitar. Hulumtimet konfirmojnë se me përpunim termik rriten vlerat e beta-karoteni te karrota.
Rekomandim: më së miri e zier
Speci i Kuq
Speci i pa gatuar është burim i shkëlqyer i vitaminës C. Kjo madje ka dyfish më shumë vitamin C se sa portokalli. Vitamina C nuk është stabile ndaj nxehtësisë, andaj në rast të përpunimit (gatimit) të specit, koncentrimet e tij do të reduktohen. Konsumimi i tij në formë të pagatuarose përgatitja e sallatave të freskëta me spec janë ideale për shfrytëzim maksimal të vlerës së tij.
Rekomandimi: më së miri është i pagatuar
Domatet
Likopeni, pigmenti i cili i jep ngjyrën domates, ka karakteristika të theksuara antioksidanse dhe efekte të dëshmuara antikancerogjene. Në raport me disponueshmërinë e tij te domatet, është vërtetuar se koncentrime më të mëdha të likopenit gjenden në domaten konzervative e cila përpunohet.
Rekomandimi: më së miri të ziera
Brokoli
Brokoli konsiderohet si produkt i theksuar i shëndetshë. Posedon një spektër të gjërë të fitonutrientëve të dobishme për shëndetin tonë. Brokoli i pagatuarka shumë më shumë përbërës të dobishëm se sa ajo e ziera. Nxehtësia dëmton disa enzime të caktuara dhe prandaj rekomandohet përdorimi në formë tëpagatuarose me përpunim shumë të lehtë në avull.Në këtë mënyrë do të përfitojmë më shumë nga ky produkt i thjeshtë.
Rekomandimi: më së miri i pagatuar
Spinaqi
Spinaqi është perim i mrekullueshëm gjethor. Është i pasur me kalium, me vitamin A dhe C dhe me materie tjera të ndryshme të rëndësishme për sistemin imunologjik.Gjethet e gjelbërta janë të pasura me kalcium, magnez dhe mangan, dhe të gjithë bashkë luajnë një rol për eshtra të shëndosha dhe të forta. Lista e përparësive të saj shëndetsore është e madhe, por për qëllimin e njejtë më së miri është nëse konsumohet në formë të pagatuarose nëse përgatitet (përpunohet) termikisht në avull.Nëse përpunohet, spinaqi konsumohet menjëherë dhe nuk duhet të ringrohet sërish.
Rekomandimi: më së mirii pagatuar
Lakëra
Është e begatshme me vitamin C, kalcium, beta-karoten, lutein dhe një varg të komponentave tjera aktive. Lakëra e përmirëson tretjen, ndikon në mënyrë prevenuese te ftohja, kollitja dhe shërimin e plagëve. Zgjedhje shumë e qëlluer gjatë kapsllëkut dhe për rregullimin e peshë trupore.
Rekomandimi: më së miri e zier
Lakëra jeshile
E pasur me vitamin A dhe vitamin C, dhe të dy vitaminat e rëndësishëm për lëkurë të shëndoshë dhe imunitet të fortë. Gjatë përpunimi të këtyre produkteve humbet një pjesë e madhe e vitaminës C andaj rekomandohet që lakra jeshile të përgatitet në sa më pak ujë madje në avull duke shtuar vaj ulliri.
Rekomandimi: më së miri e papërgatitur
Lakëra e Brukselit
Lakëra e brukselit është e pasur me vitamina C, vitamina K, acid folik dhe fitokimikale të rëndësishme, për shkak të të cilave ka epitetin „vrasës“ potencial i qelizave kancerogjene. Mjafton të konsumoni nëntë kokërra lakëre brukseli për pesë ditë, të përgatitur në avull jo më shumë se 5 minuta.
Rekomandimi; më së miri e zier
Ushqimi i pëagatuar është i shëndetshëm, por më së miri është të bëni një barazpeshë dhe të bëni kujdes se cilët produkte i konsumoni të papërgatitura, e cila me përgatitje termike. Me përpinimin ose përgatitjen termike disa vitamine dhe minerale mund të zhduken, por nga ana tjetër, shumë antioksidanse aktivizohen gjatë përgatitjes ose përpunimit.Prandaj, konsumoni ushqime të ndryshme dhe balanconi konsumin e produkteve të papërgatituradhe termikisht të përgatitura! Në këtë mënyrë do të konsumoni sasira të nevojshme të vitaminave, mineraleve dhe të antioksidanseve.