Përbërësit e nevojshëm
-
4 patate
-
500 g lakër brukseli (për përgatitjen e këtij ushqimi duhet të përdoretlakëra e freskët brukseli)
-
2 karrota
-
1 lugë gjalp
-
1 tufë arugula të freskëta
Për salcë:
-
1 lugë senf
-
1 lugë mjatë
-
2 lugë vaj ulliri
-
2 lugë lëng limoni
Ky salcë mund të kombinohet edhe me ushqime tjera, sidomos me brokoli.
Përgatitja:
Gatuani patatet dhe karrotën në ujë të njelmët (zieni rreth 15 minuta). Secilën kokërr lakëre brukseli e pastrojmë dhe e presim në gjysmë. Skuqim pak lakër jeshile në gjalp, shtojmë ujë (1/2 filxhan) dhe e ziejmë me avull edhe 5–7 minuta deri sa lakëra e brukselit nuk zbutet. Patatet e ziejra i presim në katror, kurse karrotën në shirita. I bashkojmë tërë përbërësit për salcin dhe i përziejmë mirë. Lakrën e brukselit e bashkojmë me perimet tjera të mbetura dhe i spërkasim me salcin e përgatitur. Mbi të vendosim brokol të freskët. Ushqimi rekomandohet të servohet i ngrohtë, menjëherë pas përgatitjes.