Prindërit janë shembulli i parë dhe më i rëndësishëm i fëmijëve për zhvillimin e tyre fizik dhe psiqik.Stili i eduktimit të cilin e zbatojnë prindërit ndikon çdo aspekt të jetës së fëmijut, duke filluar peshën e tij/saj të trupit e deri te vetëbesimi i tij/saj. Prandaj është me rëndësi të zgjedhim mënyrën e duhur me të cilin do të sigurojmë dhe do të mbështesim zhvillimin dhe rritjen e shëndoshë, e cila do të jetë rrugë nëpër të cilën do të ecin si të personalitete të rritura dhe do të bëhen anëtarë produktiv në shoqëri.
Psikologjia sot identifikon katër stile të eduktimi të fëmijëve. Secili ka karakteristikat e tij të veçanta dhe rezulton në reagime dhe efekte të ndryshme te fëmijët. Nga ana tjetër, çdo marrëdhënie prind-fëmij është e ndryshme, parandaj është e vërtetë që nuk është e mundur që në çdo situatë dhe te secili individ të zbatohet vetëm një stil gjithmonë.
Stili autoritar (dikatorial) i edukimit
Fuqia është karakteristika e vetme e këtij stili kur e luajmë rolin si prind.
Prindërit autoritar besojnë se fëmijët duhet t’i respektojnë rregullat e tyre pa përjashtim dhe pa arsyetim.
Ky lloj i prindërve njihen me shprehjen „do bëhet ashtu si unë them!“ sepse e vetmja gjë që ju intereson është dëgjueshmëria e fëmijëve, dhe në asnjë mënyrë negociata. Gjithmonë kërkojnë, por asnjëherë nuk japin.
Nuk i lejojnë fëmijët që të përfshihen në zgjidhjen e problemit ose në tejkalimin e peripecieve. Në vend të saj, vendosin rregulla dhe i imponon pasojat, pavarsisht se çka mendon fëmija.
Përdorimi i ndëshkimit në vend të disiplinës, që don të thotë t’i mësojnë se si të sjellin vendime të drejta, mendojnë se fëmijët duhet të pendohen për gabimet e tyre.
Fëmijët e këtyre prindëve i zbatojnë rregullat edhe më tej në jetën e tyre si personalitete të rritura. Por, por ata rrezikohen më shumë që të kenë telashe me vetëbesimin, sepse në fëmijëri mendimi i tyre asnjëherë nuk ka qenë i rëndësishëm dhe i vlerësuar. Këto fëmijë mund të bëhen edhe agresiv edhe jo miqësor (asocial) ndaj mjedisit. Më shpesh përqendrohen te zemrimi ose tërbimi që e ndjejnë ndaj prindërve të tyre, në vend se të përqendrohen te e ardhmja e tyre dhe se si t’i përmirësojnë gjërat. Shumë rrallë bëhen edhe gënjeshtar të përkryer me qëllim që të evitojnë ndëshkime.
Stili autoritativ (demokratik) i edukimit
- A është dita e fëmijëve tuaj e planifikuar paraprakisht, me kohë të saktë të gjumit dhe rregulla tjera shtëpiake?
- A vijojnë ndëshkime nëse nuk respektohen rregullat?
- A e kuptojnë fëmijët se çka pritet nga ata?
- A ndjehen fëmijët të lirë që të bisedojnë me ju për gjithçka, pa frikë nga gjykimi, komentet negative ose ndëshkimi?
- Shumë tentoni të krijoni dhe mbarni lidhje pozitive me fëmijën plotë me dashuri dhe mirëkupim.
- Fëmijëve ju a sqaroni arsyet që qëndrojnë pas rregullave tuaja.
- Impononi regulla dhe pasoja, por i merrni parasyshë edhe ndjenjat dhe mendimet e fëmijëve.
Ky stil i edukimit i vlerëson dhe i pranon mendimet e fëmijëve, por në të njejtën kohë ua bën me dije fëmijëbe se të rriturit janë kryesorët në situatë.
Prindërit autoritativ mësojnë nga çdo situatë dhe punojnë për prevenimin e problemeve me sjelljen para se të shfaqen. Përdorin një strategji të disiplinës pozitive ( si lëvdrata dhe shpërblime) që ta nxisin sjellje e mirë.
Ky lloj i prindëve kanë pritshmëri të mëdha nga fëmijët e tyre, por edhe durim, mirëkuptim dhe mbështetje për fëmijën.
Fëmijët e prindëve autoritativ më shpesh janë të lumtur dhe të suksesshëm dhe, si të rritur, janë përgjegjës, të aftë së sjellin vendime të mira dhe të lirë të shprehin ndjenja e tyre dhe qëndrimet.
Stili i butë i edukimit
- Përcaktoni rregulla, por më shpesh madje as edhe ju (prindërit) nuk izbatoni, madje as që i nxisni fëmijët t’i zbatojnë rregullat.
- Nuk impononi pasoja se ndëshkime shpesh.
- Mendoni se fëmijët më mirë do të mësojnë nëse prindëri ndikojnë më pak te ata.
Prindërit e urët janë mesatar, me reagime të buta, më shpesh përfshihen vetëm kur bëhet fjalë për ndonjë problem më të madh. Këto prind gjithmonë japin, asnjëherë nuk kërkojnë nga fëmijët e tyre dhe shmangin ballafaqimin me fëmijët e tyre. Janë plotë dashuri dhe kujdes për fëmijët, por kjo nuk mjafton, kurse në këtë rast, edhe më pak e vlefshme se sa efektet negative të cilat arrihen me evitimin e ndëshkimeve dhe mos pasja e rregullave në shtëpi.
Për këto prind „fëmijët do të mbeten fëmij“ dhe prandaj gjiuthmonë falin, dhe kur vendosin për ndëshkim, shpesheherë nuk e realizojnë deri në fund
Ky stil i edukimit prindërit i bën më shumë miq me fëmijët se sa prindër. Ashtu si shoku më i mirë, këtu janë për të dëgjuar fëmijët dhe problemet e tyre, por jo edhe për t’i nxitur dhe t’i nxjerr nga sjellja e keqe ose nga zgjedhjet e gabuara që mund t’i bëjnë.
Fëmijët e këtyre prindërve shpeshherë nuk arrijnë sukses në aspektin akademik, nuk njohin autoritet dhe rregulla, ku si rezultat kanë probleme me sjelljen. Shumë shpesh janë të pikëlluar dhe pothuaj pa vetëbesim.
Shprehitë e shëndosha të cilat duhet prindërit t’ua mësojnë fëmijëve kanë karakter fizik dhe psiqik. Përveç problemeve me sjelljen, këto fëmijë si personalitete të rritura vuajnë edhe nga pesha e madhe trupore, sepse shpeshherë ushqimi i shpejtë ka qenë ushqimi i zgjedhur i tyre, kurse prindërit nuk i kanë kufizuar zgjedhjet e tyre dhe as nuk i kanë edukuar lidhur me ndikimin e atij ushqimi të shpejtë mbi shëndetin.
Stili i painteresuar i edukimit
- Nuk i pyesini fëmijët për ditën e kaluar në shkollë ose për detyrat e shtëpisë.
- Shpesh herë nuk e dinë se ku dhe me kë është fëmja i tyre.
- Nuk kalon shumë kohë me fëmijët.
Prindërit e pa interesuar presin që fëmijët vetë të edukohen. Nuk ju japin udhëzime, nuk i përdhelin, as nuk krijojnë dhe as nuk zhvillojnë ndonjë lloj marrëdhënie me fëmijët. Ky është stili më i keq i edukimit.
Edhepse ky raport ndaj fëmijëve nuk mund të arsyetohet me asnjë arsyetim, sërish duhet të themi se ka situata të ndryshme të cilat na shpien te prindërit e painteresuar. Ndonjëherë mund të jenë arsyet shëndetsore, prindër te të cilët pa pritur është paraqitur ndonjë sëmundje mentale ose janë bërë të varur nga droga. Ndonjëherë nuk kanë edhe njohuri për zhvillimin e fëmijëve, kurse ndonjëherë tjetër janë të angazhuar me probleme tjera si puna (psh., udhëtimi i shpeshtë, llogaritë ose me anvisrinë.
Fëmijët e prindëve të painteresaur gjithmonë kanë probleme me vetëbesimin, janë edhe nxënës të dobët,, shepshherë nuk përparojnë në aspektin profesional dhe mezi se mbijetojnë, dhe shpesheherë vuajnë edhe nga depresioni.
Praktika e përditshme tregon se prindërit nuk bëjnë pjesë vetëm te një kategori, por varësisht nga situata, për shembull, njëherë janë të butë, tjetër herë janë autoritativ. Shumë shpesh prindëri autoritar shkojnë nga një ekstrem në tjetrin, kur e teprojnë me ndëshkime, atëherë janë shumë të butë dhe lejojnë gjithçka, si kompenzim i rrepëtsis së tepërt, gjë që edhe më shumëi huton fëmijët
Secila shtëpi është universitet, kurse secili prind është profesor. – Mahatma Gandi