Pavarsisht nga mosha, secila grua ka nevojë për mbrotje të lëkurës nga dielli. Në pranverë, me paraqiten e diellit të parë më të fortë, më të prekur janë dy grupe. Grupi i parë janë më të vegjëlit, sepse mekanizmat natyror mbrojtës në lëkurën e tyre akoma janë të pazhvilluar prandaj duhet që t’i mbrojmë me roba të volishtme, me lëngje të mjafutueshme dhe me prudukte për mbrojte nga dielli të përshtatur për lëkurën e ndjeshme të fëmijëve. Grupi i dytë janë njerëzit të cilët kanë prirje ndaj ndryshimit hiperpigmentor të lëkurës.
PËR MBROJTJEN E DUHUR TË LËKURË SUAJ SHFRYTËZONI PREPARATE FOTOMBROJTËSE CILËSORE DHE TË DËSHMUARA TË CILAT DUHET TË PËRMBAJNË FILTRA UVB DHE UVA PËR MBROJEN E LËKURËS.
Praktikoni rrezitjen në mëngjes
Ekspozimi mesatar në diell në intervale të shkurtëra kohore e rrit rezistencën nda rrezeve UV nëse ekspozoheni hap pas hapi.
Ekspozimi ndaj diellit pa faktor mbrojtës rekomandohet në orët e mëngjesit nga 7-10ora dhe atë në intervale të shkurta prej 10-15 minuta. Pas rrezitjes prej 15 minuta, domosdoshmërisht të përdorni faktor mbrojtës me SPF minimal 30.
Edhepse sugjerimet e përditshme janë në drejtim të shmangies së ekspozimit të tepërt ndaj diellit, teni i bronzit akoma është simbol i bukurisë, prandaj shumë njerëz, edhepse janë të vetëdijshëm për pasojat, sërish ekspozohen shumë ndaj diellit.
Shmangni “përcëllimin“në plazhë
Idea për ten instant të çokoladës shpeshherë rezulton dhe me pasoja serioze.Shtrirja disaorëshe në plazh në diell është mjaftë naive, sidomos për personat me ten të ndirçuar. Nëse nuk mund t’i rezistoni magjis së plazheve verore, atëherë ekspozohuni gradualkisht ndaj diellit, përdoni mbrojte të duhur dhe kontrolloni intervalet e ekspozimit.
Rrezet UV sulmojnë edhe kur jeni nën hije
Shtrirja nën hije dhe në ndonjë vend të freskët nën ndonjë dru ose nën ombrellë për dillë nuk don të thotë se jeni plotësisht të mbrojtur. Rrezet UV vijnë nga gjithkund, refelktohen nga rëra, nga vetoni dhe nga sipërfaqet tjera.Edhepse rrezet ultravjollcë nuk refelktohen nga uji, ata shumë lehtë kalojnë nëpër të, kur notoni, aspak nuk jeni të mbrojtur nga dielli.
Madje edhe në ditëne e freskëta dhe me vranta sërish duhet ta mbrini lëkurën nga dielli. Pra, edhe atëherë mund të digjeni, sepse rrezet shumë lehtë kalojnë nëpër re.
Këshilla praktike:
Filloni me preparate me faktor më të lartë mbrojtës, pastaj përdorni preparate me faktorë më të ulëtmbrojtës.
Preparati për mbrojtje nga dielli gjithmonë përdoret 30 minuta para se të ekspozoheni në diell.
Pas rrezitjes, përdorni qumësht për përdorim pas rrezitjes, për hidratim dhe për kthimin e vitalitetit të lëkurës.
Përdorimi i preparateve fotombrojtëse nuk don të thotë se mund të qëndorni në diellë gjatë kohë.
Gjatë ditës së vrantë,30-50% e rrezeve UV prekin lëkurën tuaj, prandaj, ka sërish gjasat të digjeni.
Përdorni veshje ose roba të volitshme për mbrojtje nga dielli(kapelë, syza, veshje të lehtë me ngjyra të ndritshme me material natyror– pambuk dhe liri).
Shmangni ekspozimin ndaj diellit nga 10-17 ora.
Konsumoni sa më shumë ujë që është e mundur dhe lëngje natyrore.
Keni parasyshë se si prepratet për vetënxirrje nuk e mbrojnë lëkurën!