KOHA PËR PASTRIM TË PËRGJITHSHËM – PASTRIMI I MADH PRANVEROR I ORGANIZMIT

KOHA PËR PASTRIM TË PËRGJITHSHËM  – PASTRIMI I MADH PRANVEROR I ORGANIZMIT

Zakonisht pas dimërit të gjatë organizmi ka nevojë për “rifillim” sidomos për fillim të një serie të re të freskët jetësore plotë me energji. Në natyrë, pranvera është koha e zgjimit, rigjenerimit dhe rritjes.Poashtu është edhe për organizmin tonë është koha për regjenerim, rinovim dhe mbushje të baterive.

Pastrimi i organizmit mund të na ndihmon për kthimin e energjiës dhe ta përmirëson gjendjen e energjisë?! Gjithçka që duhet të bëni është t’i kushtoni pak vëmendje dhe kohë – dhe rezultat janë këtu! Me vendime të mençura ndihmoni organizmin tuaj që të mbetet në formë të dhe shëndet të mrë gjatë tërë periudhës së mbetur 

A ka nevojë organizmi juaj për pastrim?

Sot pothuaj tërë personat perofesionist nga fusha e nutricionizmit, rekomandojnë cikle periodike të detoksikimit të organizmit. Hipokrati rekomandoi në drejtim të përmirësimit të shëndeti, kurse Platoni rekomandoi “paraleksionin” e domosdoshëm” të nxënësve të tij se si do ta përgatisin trupin dhe shpirtin për mësimin neovit. 

Për nevojën e vërtetë të detoksifikimit thjeshtë dëgjoni trupin tuaj. Nëse jeni gjithmonë të lodhur, të përgjumur, keni koncentrim të reduktuar, imunitet të dobët, ndryshime në humor dhe depresion me siguri orgaizmit tuaj i nevojitet pastrim.

Simptomet që paraqiten kur kemi tepricë të toksineve në organizëm:

  • kokëdhimbje,
  • depresion,
  • koncentrim të dobët,
  • ëntje të stomakut dhe gazra,
  • ngadalsim i metabolizmit,
  • dobsim ose trashje e tepërt,
  • kapësllëk,
  • plakje e parakohëshme.

Pastrimin e organizmit mund ta bëni kur të dëshironi, por sërish ndoshta është koha më e mirë pranvera ose vera. Pas dimërit të gjatë, kur të ushqyrit është i dobët me pemë dhe perime, kjo është periudha më e mirë për pastrimin e trupit tuaj dhe ta mbushni me vitamina dhe minerale.

Organet më të rëndësishme të përfshira në pastrimin e përditshëm të organizmit janë :

Kryesisht, materiet e dëmshme çdo ditë largohen me anë të urinës, fecieve, procesi i frymëmarrjes. Fshikëza, gjëndrat limfatike, lëkura dhe gjaku janë kanale të cilat mbështresin procesin e detoksifikimit..

  • lëkura – i eliminon toksinat nga tripi me anë të djersitjes;
  • mëlçia e zezë – i filtron tërë mbeturinat dhe përjetojnë dëmtim më të madh
  • mushkëritë e bardha – i eliminojnë gazrat e dëmshëm (para se gjithash dioskid karboni);
  • zorra – luajnë rol të dyfishtë -i ndërmarrin materiet ushqyese dhe i eliminon meteriet e panevojshme;
  • veshkët – ndihmojnë në eliminimin e materieve të dëmshme me anë të urinës

Detoksikimi duhet ta pastron zorrën, sistemin e gjakut, dhe ndihmon në punën e tërë këtyre organeve që e kryejnë pastrimin e organizmit. 

Përse organizmi ka nevojë për pastrim?

Organizmi jonë nuk është thjeshtë i ngarkuar me përpunimin e ushqimit të rëndë dhe të pa shëndetshëm, ai poashtu patjetër t’i eliminoj edhe pesticidet dhe materiet toksike që hyjnë në trupin tonë nga ambienti dhe ushqimi, ajëri madje edhe nga uji. Kur kësaj ia shtojë edhe stresin, ritmin e shpejtë të të jetës dhe më pak ushtrime fizike, pa dyshim fitojmë shumë faktor që dukshëm ndikojnë në bioritmin normal shëndetsor të jetës.

Me detoksikimin, ose me pastrimin e organizmit, i ndihmojmë shëndetit tonë që ta kthej barazpeshën natyrore, energjinë, koncentrimin dhe qëndrimin pozitiv.

Detoksikimi në 5 hapa të thjeshtë:

Ekizstojnë më shumë mënyra për detoksikimin e trupit. Por mënyrat më të myra janë ato të natyrës, të cilat janë të thjeshta dhe pa pagesë.

Pastrimi i i organizmit, nuk është patjetër dhe nuk duhet të jetë i komplikuar. Zbatoni këto rregulla të thjeshta dje shumë shpejtë do t’i ndjeni dobitë e së njejtës. 

1. Pemë

Konsumoni sa më shumë pemë të freskëta. Pemët do ta stimulojnë procesin e detoksikimit dhe pa dyshim do të rrit energjinë dhe vitalitetin.

2. Uji

Konsumoni sa më shumë ujë! Uji është vendimtar për shëndetin tone sepse luan një rol të rëndësishëm në të gjithë proceset e organizmit. Uji është pjesë e domosdoshme e çdo detoksikimi. Konsumoni 8-10 gota ujë çdo ditë. Uji ndihmon në eliminimin e toksineve nga organizmi, e përmirëson metabolizumin, humorin dhe pamjen e lëkurës. 

3. Perimet e gjelbërta

Perimet sidomos ato të gjelbërtat (brokoli, lakra jeshile, spinaqi) – janë të pasura me vitamina dhe minerale, e përmirësojnë imunitetin, e pastrojnë organizmin nga toksinet dhe përmbajnë shumë pak kalori. Konsumini më shumë në formë të papërgatitur, të avulluar ose të gatuar në avull, në sallatë ose lëngje shtëpiake.

4. Drithat dhe bishtajat integrale

Drithrat dhe bishtajat integral janë burim i shkëlqyer i antioksidantëve, vitaminave, mineraleve, proteinave dhe fibrave dietale. Në ushqimin tuaj përfshini edhe orizin e kaftë, bukën nga mielli integral, kus-kus, hejda, pastat integrale,  moshat e ndryshme të fasules, bizelen.

5. Limoni

Limoni është produkt ideal për detoksikim, sepse ndihmon në eliminimin e toksineve nga organizmi. Filloni ditën me ujë ku keni shtrydhur gjysmë limoni. Bënë këtë praktikë çdo ditore dhe ritual ditor. Për rezultatet vërtetoni vetë.

Çka rekomandohet tjetër gjatë detoksikimit?

Pushoni! Pushimi është shumë i rëndësishëm për regjenerimin e trupit tuaj. Shkoni në gjumë më herët. Gjatë detoksikimit nevojiten së paku 8 orë gjumë.

Ushtrime të lehta. Ecja, joga, zgjatja e trupit, ushtrimet për frymëmarrje ndikojnë pozitivisht në organizëm. Evitoni ushtrimet rraskapitëse.

Kaloni më shumë kohë në natyrë, ecni dhe thithni ajër të pastër. Oksigjeni është element bazë për jetë. Ajëri i pastër e përmirëson energjinë dhe vitalitetin, kurse jonet negative, që gjenden në natyrë, pozitivisht ndikojnë në shëndetin tuaj. Ecja poshtu e përmirëson ritmin e zemrës dhe e e ul stresin. 

Përmirësoni mënyrën e përgatitjes së ushqimit. Në vend të ushqimit të skuqur ose të pjekur, konsumoni më shumë pemë dhe perime. Gatuani më shumë me avull, në këtë mënyrë produktet përmbajnë më shumë vitamina dhe minerale. 

Çka duhet të evitoni gjatë dhe pas detoksimit?

  • Mos konsumoni alool, kafe ose pije të gazuara.
  • Nëse nuk mundeni pa cigare, reduktoni në minimum.
  • Shmangnik ushqimin e përpunuar, margarine, yndyrërat e rafinuara, sheqerin e bardhë.
  • Evitoni ushqimin e rëndë të skuqur dhe me yndyrë.