NGËRÇET TE TË PORSALINDURIT dukuri normale ose arsye për shqetësim

NGËRÇET TE TË PORSALINDURIT dukuri normale ose arsye për shqetësim

Ngërçet infantile te të porsalindurit të njohura si ngërçe definohen si sulme të të qamurit  dhe shqetësimit të cilat shoqërohen me skuqe të fuqishme perorale ose zbehje të fytyrës, dhe me lëvizje karateristike të këmbëve ka stomaku (ngërçe). 

Kur parqiten

Ngërçet më shpesh paraqiten para javës së dytë në jetën e tyre, kurse ndërpriten ose intenziteti i tyre reduktohet kur i mbush 3 muaj. 3-4 muajt e parë të jetës së foshnjës ngërçet janë dukuri më e shpesht. Paraqiten te 20-40% e foshnjëve madje njëlloj edhe te ata që ushqehen me sisë edhe te ata me qumësht të adaptuar.Ata paraqiten përnjëherë “pa arsye” dhe zgjasin disa orë. Shoqërohen me qarje të pandalshme të foshnjës së shqetësuar, prishje të gjumit dhe të të ushqyrit por prishet edhe humori i tërë familjes. Më shpesh paraqitet pas dite dhe në mbrëmje madje edhe me intensitet të lartë, por mund të parqiten edhe gjatë tërë ditës dhe gjatë natës. 

A paraqesin ndonjë sëmundje? 

JO, ngërçet nuk janë sëmundje, por dukuri normale. Ajo është gjendje ku fëmijtë shqetësohen dhe qajnë, por në të njejtën kohë ata janë fëmijë të shëndoshë dhe që marrin ushqim dhe përparojnë në mënyrë të shkëlqyert.

Cilat janë arsyet

Arsyet për paraqitjen e ngërçeve për shkencën ende janë të panjohura dhe faktori i saktë etiologjik akoma nuk është përcaktuar.Ekzistojnë disa teori për paraqitjen e ngërçeve:

  • foshnja nuk e duron qumështin, 
  • trakti gastrointestinal nuk është shumë i zhvilluar parandaj paraqiten spazma, 
  • debalancimi i përkohshëm hormonal, 
  • foshnjë thithën qumësht shumë shpejtë sa që rezulton në mbushjen e zorrëve me ajër, zgjatjen dhe fyryrjen e tyre,
  • ndjeshmëri e madhe e sistemit nervor të foshnjës në raport me mjedisin e jashtëm dhe pranimi i shumë stimuleve në të njejtën kohë

Momentalisht si më relevante janë tezat për mospjekjen e sistemit digjestiv te foshnjët, por teoria për ndikimin e të ushqyertit të nënës te ngëçet tashmë është hedhur poshtë. Kjo don të thotë se nëna mund të han ushqime të ndryshme duke mos qenë më vonë faktor për paraqitejn e ngërçeve te fëmijët. Pra bëhet fjalë për zhvilimin normal të dukurisë të cilën fëmijtë  e ndjenjë si ngërç shqetësues. Mendohet se nuk është dhimbje sepse është dëshmuar se niveli i kortizolit (hormoni i stresit) te foshnjët që kanë ngërçe është më i lartë se sa kortizoni te foshnjët që nuk kanë ngërçe. 

Si duhet të trajtohen ngërçet? 

Shërimi ose mjekimi i ngërçeve nuk është i nevojshë.

Ajo që mund të sugjeorhet dhe të ndihmoj është:

  • Informimi i prindërve se çka janë ngërçet infantile
  • Masazha manuale të stomakut të foshnjës, 
  • Vendosja e pelenës së ngrohtë dhe shtrirja e foshnjës anës me këmbë të lakuara,
  • Gromësitja e rregullt e foshnjës pas çdo vakti,
  • Zbuja e ngërçeve infatile me dhënien e probiotikëve. Është vërtetuar se foshnjët që kanë ngërçe infantile kanë nivel më të ulët të bakterieve probiotike në traktin gastrointestinal,kështu që dhënia e probiotikëve na shpien te kolonizimi dhe reduktimi i intensitetit të ngërçeve ose zhdukja e ngërçeve te fosnhja. Pastaj duhet të dihet se probiotiku nuk ka ndikime anësore dhe jepet aq sa ka nevojë. 
  • Dhënia e preparateve që përmbajnë simetikon nuk japin rezultatet të rëndësishme, dhe përdoren atje ku ngërçet janë pasojë e konsumimit të ajërit. 

Ngërçet infantile është njëlloj sio dalja e dhëmbëve, ecja-gjegjësisht vetëm një fazë e zhvillimit të fosnjës suaj.