ZHUBRICA

ZHUBRICA

Bimë shumëvjeçare aromatike, me gjethe të brishta dhe me aromë të shkëlqyer dhe karakteristik. E njohur dhe e përdorur qysh më herët, si në mjeksinë popullore ashtu edhe në atë shekncore. Për qëlime shëruese përdoren pjesët me lule të cilat me kudjes mblidhen, thahen, dhe në atë mënyrë, ruhen dhe përdoren gjatë tërë vitit.

Zhubrica rritet në vendet e ekspozuara në diell dhe në vende të ngrohta, prandaj shpeshherë mund të haset në vendet të thata, gurore, kullota mallore dhe në vende ku ka tokë të ngohtë.

Përveç si zhubrica, populli e njeh edhe si, brozilok i egër, lule vjollce dhe etj. Lulëzon diku ka fundi i muajit maj, në fillim të qershorit, kurse përbërësit shërues gjenden edhe në gjeth edhe në lule.

Komponentat aktive

Bima përmban koncentrime të larta të yndryrave eterik. Përbërësi më i rëndësishëm te zhubrica është timoli, i cili gjendet në yndyrën eterike dhe atë me sasi prej 20 deri 54%. Përveç kësaj, përmban edhe tanine, substanca të athta, kalcium dhe vitamin C.

Përbërësit shërues

Zhubrica, para se gjithash, ka ndikim anti-ndezës dhe antimikrobial. Ajo është antiseptik i mirë në organet e brendshme, organet e frymëmarrjes dhe në organet urogjeniutale.

Ndihmon në nxjerrjen e sekrecionit nga mushkërit e bardha dhe redukton dhimbjen në gjoks. Pikërisht për shkak të kësaj, përdoret për mjekim të ndezjes së rrugëve të ajërit dhe të mushkërive të bardha (bronkiti,bronkopneumonia, astma bronkiale, laringiti dhe tuberkuloza).

Rekomandohte për shërim dhe lehtësim të migrenës, të vështirësive me veshkët dhe lukthin.

Ka ndikim pozitiv te të gjithë organet e brendshme, e qetson organizmin dhe i përforcon nervat. Rekomandohet gjatë gjendjeve të insomnisë dhe depresionit.

Çaji i zhubricës është mjet efikas që të çliroheni nga ditët me stres dhe që të relaksoheni.

Është e njohur si bar efikas për sëmundjet femrore. E rregullon ciklin menstrual dhe, në fomë të yndyrërave eterike, përdoret kundër infeksioneve vaginale të këpurdhave. Poashtu, ndihmon gjatë dhimbjeve dhe ngërçeve në mitër, si dhe gjatë dhimbjeve menstruale.

Ekstraktet nga zhubrica, që njihen si Thymus mastichina, mbrojnë nga kanceri në zorrën e trashë.

Eksraketet e marrura nga zhubrica janë dëshmuar si shumë efikase për trajtimin e akneve.Përveç asaj që u shkatrojnë bakteret që i shkaktojnë aknet, zhubrica ndikon pozitivisht edhe te të gjithë proceset ndezëse të lëkurës së fytyrës.

Përgatitja e çajit nga zhubrica

Çaji nga zhubrica asnjëherë nuk duhet të zijhet në enë të hapur. Zhubrica përmban materie shëruese shumë të avullueshme dhe, kur e zijejm në enë të hapur, ata avullohen, kështu çaji i përgatitur humb një sasi të përbërësve shërues. Prandaj, që të bëni çaj të mirë, vendosni një lugë super zhubricë, e përziejm me 200 g ujë të nxehtë, mbulojeni enën dhe pas gjysmë ore kulloni lëngun, ëmbësojeni me mjaltë dhe kënaquni me këtë pije të ngrohtë.

Për inhilim

Zhubrica, poashtu, mund të inhalohet. Me këtë arrihet efekt i dyfisht gjatë kollitjes. Sigurohet hidratim i mirë në organizëm dhe avullim ujor që përmban përbërës mjekues nga zhubrica, me çka sekretimi te bronket me sukses pastrohet.

Për shpërlarjen e zgavrës së gojës

Në 1 dl vendosni 5 g zhubric dhe lëreni të qëndroj gjatë natës. Në mëngjes, kulloni dhe pijen kështu të përgatitur përdoreni për të shpërlarë fytyin ose për pastrimin e papastërtive ose puçrave në lëkurën e fytyrës

Në kuzhinë

Në kuzhinë,mund të përdoret si erëz në ushqime të ndryshme dhe atë si e thatë ose e freskët. Shtohet në ushqime nga perimet, mishi, sallata ose soset. Për shkak të përbërësve të theksuar përdoret edhe në sasira të vogla. Poashtu, përgatitet edhe për përgatitjen e çarjave dhe pijeve. Përdoret edhe si konzervans i mirë dhe i sigurtë.