Shahu është një nga lojrat më të vjetra ku mobilizohen tërë kapacitetet mentale dhe intelektuale njerzore, në drejtim të përfundimeve krative logjike dhe gjetjes së mundësive dhe kombinimeve të mundshme. Kjo është lojë e pasur me funksione simbolike dhe lojë me nivel të lartë të kompliksitetit me rregulla të rrepëta. Në asnjë rast, shahu nuk është lojë e mërzitshme dhe e ngadalshme. Njohja e rregullave bazë të shahut sot është pjesë e kulturë bazë për secilin person.
Nga aspekti perspektiv
Mendohet se loja e shahut mund të jetë e dobishme në edukimin e fëmijëve. Shahu e stimulon zhvillimin e një morie të gjërë të shkathtësive dhe vlerave, duke filluar nga rezistenca dhe kujdesi, deri te përgjegjësia ndaj vetes dhe të tjerëve, vetëkritika dhe objektiviteti, korrektësia, fantazia… Poashtu, mësohet edhe toleranca e gjinisë sepse edhe vajzat edhe meshkujt e luajnë këtë lojë, por shahun mund ta luajnë edhe fëmijët me mevoja të veçanta.
Pedagogët e shahut mendojnë se shahu është lojë e cila te fëmijët zhvillon shumë shkathtësi, por jep edhe rezultate të mira edukuese.
Lidhjen mes shahut dhe matemtikës e kanë vërejtur mendimtarët klasik, por njihet se ka shumë matematicient mes mjeshtërve të shahut. Fëmijët mësojnë ndryshe nga të rriturit. Ata e vërejnë lojën në mënyrë globale dhe intuitive.
Dobitë e shumëfishta
- Shahu është mjet i fuqishëm me të cilin e ushtrojmë zgidhjen e problemeve;
- Shumë kontribon në zhvillimin e shkathtësive kognetive të fëmijëve (konkludimet, deduksionet, induksionet);
- I mëson fëmijët për vlerat e punës serioze;
- Kontribon në përforcimin e vetërespektit me anë të vetërealizimit;
- E ndërton dhpirtin ekipor, por në të njejtën kohë e përforcon edhe individualitetin;
- Ndikon pozitivisht koncentrimin, vizualitetin, aftësinë për analizë, planifikimin dhe mendimin abstarkt.
Me anë të shahut, fëmijët mësojnë shkathtësitë e të menduarit dhe mendohet se me luatjen e shahut përmirësohen intelekti, karakteri, morali dhe emocionet. Luatja shah i stimulon vlerat pozitive njezore, e pengon dhunën te fëmijët dhe i inkurajon fëmijët që të mendojnë për të ardhmen e tyre.
Si dhe kur fillojnë të mësojnë shah?
Ka shumë diskutime dhe shumë ide për se si fëmijët, sodomos të rriturit,t’i udhëzoni ka shahu. Në fillim si problem kryesor është se si të mbahet entuziazmi dhe interesi te fëmijët, deri sa t’i zhvillon shkathtësitë e nevojshme për të filluar me fitimin në lojë. Në shah, njejtë si në matematikë dhe muzikë, përvoja paraprake nuk është faktor kufizues, kurse të arriturat më të larta të mundshme janë edhe te shahistët e ri. Fmijët mund të mësojnë shah nga mosha 3-4 vjeçare.
Përveç ndikimit pozitiv mbi zhvillimin e fëmikëje, me anë të shahut mund të arrihet edhe përmirësimi i aftësive edukative. Shahi e nxit kujtesën, koncentrimin, shpejtsinë e llogaritjes, shprehjen vizuale, logjikën e të mendurarit de gjykimit. Shahi mund me sukses të përshtatet në procesin edukativ. Edhepse, është pjesë e programës mësimore ose shkollore në më shumë se 30 shtete në botë.
Përpsarsitë
Vendimarrja
Kontrollimi i impulsivitetit, vendosja e qëllimeve, identifikimi i alternativave dhe pasojave janë disa veti që e përbëjnë lojën e shahut. Kur luani shah, patjetër të sjellni vendim dhe të zgjidhni probleme gjithmonë kur lëvizni figurë .
Konkurenca
Një nga shkathtësitë të cilat fëmija mund t’i mëson me anë të shahut është konkurrenca. Ata mësojnë të garojnë me bashkëmoshatarët e tyre në rrethin miqësor. Fëmijët mund t’i përvetësojnë shkathtësitë me anë të praktikës, të jenë fitimtar faleminderues, por e humbës të sinqertë.
Fer plej (Lojë pa hile)
Shahu ju ndihmon fëmijëve të mësojnë fer plej, që është shumë e rëndësishme në vitet pas fëmijëris, duke filluar se si t’i trajtojnë të tjetë sinqerisht dhe me nderë.
Përveç kësaj, shahu mëson se si fëmijët të sillen njëlloj ndaj të gjithëve. Ata do të luajnë kundër fëmijëve me kombësi të ndryshme, race dhe me mosha të ndryshme. Ata do të kuptojnë se secili që luan shah, ka gjasat e njejta të fiton. Poashtu do të mësojnë se si ta luajnë lojën sipas rregullave, dhe e dinë që secili ka rregulla të njejta.
Punë e rëndë
Me anë të shahut, fëmijët e mësojnë vlerën e punës së rëndë, patjetër ta mësojnë lojën, dhe taktikat fillestare deri në strategjitë e abancuara. Këto shkathtësi do të jenë shumë të dobishme, sepse e dinë se do të ia dalim vetëm me punë.
Vetkontrolli
Është e domosdoshme të trajtojnë emocionet në çdo pozitë të lojës. Nëse nuk i kontrollojnë impulset e tyre, do të jenë të shkujdesur dhe nuk do ta vërejnë se pozita e tyre është në rrezik..