Menjëherë pas lindjes lëkura e të porsalindurëve është e hollë, e butë, me ngjyrë kafeje dhe rozë.Varësisht nga pjekuria e lëkurës së të porsalindurit përafërsisht është e mbuluar me shtresë të bardhë që quhet verniks. Te foshnjët ende të palindur lëkura është shumë e hollë dhe me sasira më të mëdha të verniksit, për dallim nga të barturittë cilët nuk kanë verniks, por prandaj sërish kanë lëlkurë të thatë dhe me zbokthe cila çorohet në pëllëmbë dhe shputa.
Ndryshimet më të shpeshta fiziologjike të lëkurës te të porsalindrit mund të jenë:
1.Hemaomat dhe petekiatnë lëkurë që paraqiten për shkak të shtypjes nga rrugët e lindjes mbi të porsalindurin.
2.Hemangioni makular (enë të zgjeruar të gjakut) i cili gjendet më shpesh në pjesën oksipitale të kokës, në qepallat e syve, rrënjën e hundës dhe spontanisht humbet deri në fund të vitit të parë.
3.Pika të vogla të këndshme të bardha në hundë, mjekër, faqe të cilët zhduken gjatë muajit të parë.
4. Prenka mongole ose ngjyra e errët e lëkurës në pjesën e ashtit të lakuar dhe paraqitet te popullata me ngjyrë më të errët.
5.Prania e fijeve lanugo (qime të imëta, të buta) më shpesh në kurriz dhe ballë që spontanisht bien ka fundi i muajit të parë.
6.Skuqa fiziologjike e lëkurës së të porsalindurës e cila paraqitet si reagim ndaj stimuleve nga mjedisi i jashtëm. Ky ndryshim humbet për 12 deri 24 orë pas lindjes.
PËRSE PARAQITEN NDRYSHIME TË LËKURËS
Për shkkak të sipërfaqes së madhe dhe kontaktit direkt me mjedisin e jashtëm, mundësia për paraqitjen e ndryshmeve të ndryshme patologjike të lëkurës është shumë i madh.
Lëkura natyrisht vetvetiu mbrohet nga papastërtit e ndryshme me anë të procesit të rigjenerimit.
Substancatregjeneruese të cilat tajohen nga qelizat e lëkurës kanë nevojë për një mjedis ujor, kështu që lëkura sintetizon acidin gama-linoleinik i cili nuk lejon avulimin e ujit nga shtesat sipërfaqsore dhe pengon zbërthimin nga ndotësit e ndryshëm nga jashtë.
Megjithatë disa kimikale të caktuara të cilat konsiderohen si pjesë përbërëse e mjeteve për pastrim ose të ajërit të ndotur „e shpërbëjnë” lëkurën, sidomos kur nuk është mjaftë e kujdesur ose kur kemi deficit gjenetik të enzimit në sintezën e barierës së lëkurës.
HIGJIENA E DUHUR NË VEND TË PARË
Lëkura e shëndoshë duhet çdo ditë të pastrohet me ujë të vakët dhe me sapun ose shampo për foshnjë. Pastaj përdoret kremi mbrojtë për foshnjë në tërë pjesët e trupit të cilat ekspozohen ndaj urinës dhe fecieve si dhe tërë rudhave të lëkurës që ekspozohen ndaj dëmtimit (rreth qafës, nën sqetull). Pjesët e mbetura të lëkurës lyhen nëse ajo pjesë thahet nga ndikime të ndryshme, kurse lëkura normale nuk ka nevojë për kremrëra të tillë.
Te lëkura shumë e ndjeshme te disa të porsalindur mund të përdoren kremëra emolient që ndikojnë pozitivisht dhe nuk e dëmtojnë barierën natyrore të lëkurës.
Nëse paraqitet dermatitis nga pelenat– skuqe dhe irritim të lëkurës në zonën pelenaveduhet të përmirësohet higjiena lokale, ndërrimi më i shpesht i pelenave, pastrimi me ujë të vakët, sipas mundësis të përdoret krem me oksid zinku.
Te dermatiti seborre i cili manifestohet me shkumëtë verdha, të trasha në kokë duhet që çdo ditë të pastrohet koka me shmapo, spërkatjeme ujë të vakët dhe kruarje me krëhërtë dendur sipas nevojës edhe me lyerje me krema për foshnjë.
Paraqitja e hershme e skuqes dhe skuqe e imë me kruarjee cila zakonisht fillon në faqe ose qafë mund të jetë shenjë për paraqitjen e dermatitisit atopik, për çka është e nevojshme konsultim dhe trajtim i duhur i udhëzuar nga mjeku amë.
BËNI KUJDES
- Përdorimi i faculetave të laguara të reduktohet në minimum, sidomos ata që përmbajnë alkool dhe parfum.
- Të shmangen pudrat e foshnjëve për kudjes të lëkurës.
- Të mos nxehet tepër i porsalinduri.
- Të mos ekspozohet në rreze direkte të diellit.
D.r. Olgica Nikolovska
Pediatër Spec.
Poliklinika RES HUMANA Shkup