Karrota është një nga lloji i perimeve më të shëndetshme, jashtëzakonisht e pasur me përbërës shumë të dobishëm dhe mjekues. Karrota ka ndikim të theksuar kundër mikrobeve(antibiotik).
Në ushqim përdoret gjatë tërë vitit. Përmban një varg të gjërë të përbërësve ushqyes dhe shërues mes të cilave si më të shquar janë:beta-karotin, fijet bimore, vitamini C, vitamini A, vitamini B, vitamini B, vitamini D, hekuri, kalciumi, karotenoidet, zinku, vajrat eterik dhe të tjerë. Karrota në ushqim përdoret e freskët ( si sallatë) dhe e zijer (si shtojcë në supë, çorbë, në ushqimet pa mish ose me mish). Përdoret edhe si erzë. Ajo përdoret edhe dimërit, sepse shumë lehtë mund të ruhet ( në frigurifer, në ngrirës, në bodrum).
Shumë është i shëndetshëm lëngu i freskët nga karota, qoftë nëse konsumohet vetëm ose me lëng tjetër. Lëngu i karrotës përdoret për kompresa për trajtimin e disa sëmundjeve të lëkurës.
Karrota në vete përmban shumë vitamina dhe minerale, kurse për shkak të ndikimit antioksdues, ndikon shumë pozitivisht në organizëm. Ajo e rrit rezistencën mbrojtëse të organizmit, gjegjësisht e përforcon imunitetin. Në atë mënyrë, karrota është bar natyror i cili ndihmon shumë sëmundje dhe gjendje patologjike.