Vitamina D

Vitamina D

Vitamina D ose kalciferoli bënë pjesë në grupin e vitaminave të tretshme në yndyrëra dhe një nga shkaktarët kryesor për zhvillimin dhe rritjen e drejtë të trupit tonë. Vitamina D sintetizohet në organizëm në prani të dritës së diellit dhe ka rëndësi të madhe për absorbimin e duhur të kalciumit dhe fosforit.

Ekzistojnë dy forma të vitaminit
– D2 ergokalciferol
– D3holakalciferol

Përse është i nevojshëm
Përveç rolit të rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e duhur të eshtrave dhe dhëmbëve të shëndoshë, vitamina D përfshihet edhe në shumë funksione tjera qelizore dhe nervore në organizëm.Prevenon dëmtime metabolike, dhe është i rëndësishëm për mirëmbatjen e sistemit të shëndosh dhe të fortë imunitar.

Përveç kësaj, Vitamini D ndihmon në prevenimin dhe shërimin e gjendjeve shëndetsore:
–  Prevenimin e osteoporozës
–  Osteomalacia
–  Rahitin
–  Sëmundjet e lëkurës( psoriaza, vitiligo )
–  Kancerin në gji dhe zorrë të trashë
–  Sklerozën multipleks
–  Alcihajmerin
–  Shtypjen e lartë të gjakut
–  Reaksionet alergjike
–  Ftohjen

Burimi i VitaminësD
Burimi primar i vitaminës D është nga drita e diellit. Në periudhën e veror na duhen vetëm 10 minuta ekspozim në diell që të plotësohen nevojat ditore. Në periudhën e dimërit, periudha e ekspozimit është më e gjatë, pothuaj 2 orë. Rekomandohet që të ekspozohet fytyra, duart dhe shpina madje pa shfrytëzuar krem me faktor mbrojtës.

Përveç kësaj ushqimi poashtu është burim i rëndësishëm i vitaminës D sidomos në periudhat e dimërit kur ekspozimi në diell është më i ulët.
Burimi më i mirë nëpërmjet ushqimit i vitaminës D janë:

  • Veza(pothua50IEnë një vezë me masë mesatare)
  • Gjalpë(56 IEnë 100g)
  • Qumështi(pothuaj100IE në një filxhan)
  • Haringa, salmon,sardine dhetrofta(200-500IEnë 100 g)
  • Vaj peshku(450IE) në një lugë
  • Shampinjone(20 IE në 100g.)

 
Sasirat e nevojshme ditore
Kur bëhet fjalë për konsumin e duhur ditor të vitaminës D rekomandimet dallohen varësisht nga mosha.Meqë është e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijëve rekomandimet janë 400IE(gjegjësisht10 µg, 1 µg=40 IE) te fëmijët deri në moshën 6 vjeçare, kurse 200 IE si dozë më e vogël e cila do të pengote deficitin. Nevojat sërish rriten në 400 IEte individët e rritur mes moshës 50 dhe70 vjeçare kurse te më të moshuarit nga mosha 70 dhe deri600IE në ditë.
Te gratë shtatzëna dhe ato me sisëdhënie konsumi i duhur arrin600IE

Pjesa më e madhe e ekspertëve mendojnë se konsumi ditor prej 25-50µgi vitaminës D, nga burimet të ndryshme(dielli, ushqimi, shtojcat e ushqimit) është ideal për mbrojtjen e shëndetit të mirë.

Mungesa e vitaminës D
Mungesa mund të paraqitet për shkak të ushqimit jo të duhur ose ekspozimit të pamjaftueshëm ndaj diellit. Kjo më shpesh shkakton paraqitjen e rahitit te fëmijët, osteomalcias (zbutja e eshtrave) dhe osteoporozës(reduktimi i dendësis së eshtrave) te të rriturit.
Ekspozimi i mjaftueshëm në periudhën e verës si dhe konsumi i duhur me anë të ushqimit mjaftojnë që të pajiset organizmi me vitamin D.
Te veganët ose të gjithë ata që nuk konsumojnë produkte të mjaftueshme qumështore gjatë të ushqyerit mund të paraqitet mungesë e vitaminës D.
Te foshnjët nëse nuk konsumojnë vitamin D siç duhet me anë të qumështit ose me anë të dritës së diellit mund të paraqitet deficit.
Pacientët që marrin terapi për artritin, alergjitë, astmën, gjendjet autoimune, kolesterolin e tepërt dhe epilepsinë, kanë nevojë më të madhe për konsum të vitaminës D. Poashtu, pacientët që kanë përjetuar operime kirurgjike, lëndime më të mëdha trupore ose djegie, stres të rritur ose sëmundje kronike kanë nevojë për doza më të mëdha.

Alkooli negativisht ndikon mbi absorbimin dhe rezervat e vitaminës D në organizëm.

Kujdes
Ekpozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit nuk do të ndikoj pozitivisht në organizëm gjatë sintezës së vitaminës D.
Sasirat e rritura të këtij vitamini në organizëm do të shkaktojnë paraqitjen e shtypjes së lartë të gjakut, lodhje, kokëdhimbje, oreks të reduktuar, shijen e metalit në gojë, vjellje, dhimje në stomak, në muskuj dhe eshtra.
Kur konsumojmë sasira shumë të larta të vitaminës D paraqitet kruarja, dhimbje në veshkë, etje, urinim më i shpesht.
Mbidozimi gjatë kohës së shtatzanisë mund të shkaktoj dëmtim të foshnjës. Parndaj është e nevojshme dozimi i kujdeshsëm me preprate të vitaminës D në organizmin tonë. Përdorimi i tyre gjithmonë duhet të bëhet në konsultim me mjekun ose farmacistin

Mungesa ose konsumi jo i duhur i vitaminës Dte fëmijët mund të shkaktoj rahitin, gjegjësisht dobësimin ose zbutjen e eshtrave