DIARREA AKUTE arkmiku në ditët e verës

DIARREA AKUTE arkmiku në ditët e verës

Vera është jashtëzakonisht periudhë e simptomave të shpeshta të problemeve me stomakun, problemeve me tretjen e ushqimit, paraqitjen e feces të shpesht dhe të holluara dhe diarres.Jo rrallëherë kënaqësia me destinacionet e zgjedhura prishet pikërisht nga paraqitja e diarresë dhe problemeve me stomakun.

Çka është diarrea?

Diarrea, zakonisht, konsiderohet si gjendje e cila karakterizohet me jashtëqitjen të shpeshtë dhe me ndryshimin e strukturës dhe konsistencës së feces. Diarrea shkaktohet nga sekretimi i tepërt lëngut në zorrë, absorbimi i reduktuar i lëngun në zorrë ose kalimi i shpejtë i feces nëpër zorrë.

Në përgjithësi, gjatë diarresë, feces është më fluide, pavarsisht nëse frekuenca e lëvizjes në zorrën e trashë është e madhe ose jo, ajo mund të ndryshoj nga e butë deri në ujore (e hollë).

Parimisht, diarrea ndahet në dy lloje, akute dhe kronike.

  • Diarrea akute zgjat nga disa ditë deri në një javë.
  • Diarrea kronike mund të definohet në disa mënyra, por, zakonisht, zgjat më shumë se tre javë.

Me rëndësi është të bëjmë dallimin mes diarresë akute dhe kronike, sepse ata, zakonisht, kanë arsye të ndryshme, kërkojnë teste të ndryshme diagnostike dhe trajtim të ndryshëm.

Simptomet që përkojnë me diarrenë varen nga shkaku dhe lloji i diarresë.

Diarrea akute

Më shpesh, diarrea shkaktohet nga infeksionet e traktit gastrointestinal. Mikrobet që janë përgjegjëse për këto infeksione janë:

  • Bakteriet (salmonela, kampilobakteriet, esheria koli)
  • Viruset (citomegalovirusi, hepatiti viral, rotavirusi)
  • Parazitet si giardia lamblia dhe cryptosporidium mund të shkaktojnë diarre.

Përveç kësaj ekzistojnë edhe arsye tjera për paraqitjen e diarresë akute:

  • Mostoleranca ndaj ndonjë lloji të ushqimit
  • Helmimi nga ushqimi
  • Mostoleranca ndaj laktozës 
  • Ndonjë intervenim kirurgjik
  • Diarreja gjatë udhëtimit
  • Barnat – shumë barna si antibiotik, mund të shkaktojnë diarre. Antibiotikët i shktrojnë edhe bakterit e mira edhe të këqijat që mund të shkakoj barazpeshën natyrore të bakterieve në zorrën tonë. Barnat tjerë të cilat më shpesh mund të na shpien te paraqitja e diarresë janë antacidet dhe magnezi, diurtikët, barnat për reduktimin e kolesterolit në gjak, hemoterpeutët, hormonet tiroide, barnat antiinflamatorni jo steroide.
  • Alkooli
  • Stresi i përditshëm dhe nervoza

Arsyet më të shpeshta për diarrenë akute (pothuaj 90%) janë infeksione dhe parazite virale dhe bakteriale.

Simptomet e diarresë
Diarre mund të jetë e butë dhe shumë e rëndë.
Simptomet e buta janë ngërçet dhe fryrja, që shoqërohen me fecet shumë të butë ose fluide, disa boshadisje të zorrës gjatë ditës.
Simptomet më të vështira paraqesin pështjelljen dhe vjelljen që paraqiten përveç diarres, por vetë diarea shprehet e lëngshme dhe zgjat disa ditë
Te diarretë e rënda dhe të rrezikshme, përveç simptomeve tjera, paraqiten edhe ethet, rritja e temperaturës së trupit dhe në vetë fecet mund të gjendet edhe jargë, gjak dhe ushqime të papërpunuara.

Kur duhet t’i drejtoheni mjekut tuaj:

Edhepse zakonisht nuk është problem shumë serioz shëndetsor, diarrea mund të bëhet edhe e rrezikshme ose të sinjalizoj diçka më serioze. Ndihma mjekësore është e nevojshme nëse keni:

  • Shenja të dehidratimit
  • Diarrea më shumë se 2 ditë, nëse je i rritur
  • Për fëmijët, nëse zgjat më shumë se 24 orë
  • Dhimbje e madhe në bark ose në rektum (për të rriturit)
  • Ethe prej 380 ose më të larta
  • Feces që përmban gjak ose qelb
  • Feces që janë të zeza

A mund të prevenohet diarrea?

Disa gjëra bazë mund të jenë të dobishme në drejtim që të prevenohet paraqitja e diarresë. Kjo përfshinë kujdesin me konsumin e ushqimit (sidomos gjatë temperaturave të larta verore) dhe higjienën. Në atë drejtim, gjatë udhëtimit dhe vizitave në vendet tjera: 

  • Përdorni vetëm ujë në shishe për pije ose të pastruar
  • Nëse përdorni ujë nga çezma, zijeni atë
  • Sigurohuni se ushqimi i zijer që e hani është plotësisht e përgatitur dhe servohet e ngrohtë
  • Shmangni ushqimin me yndyrë, slacet (sidomos majonez), akulloret, etj.
  • Shmangni konsumin e pemëve dhe perimeve të paastruara

Ushqyrja gjatë diarresë:

Gjatë kohës së diarresë, shumë është me rëndësi të hani dhe pini. Dehidratimi nga diarrea mund të jetë madje edhe fatale. Prandaj, shumë është me rëndësi që të mbeteni të hidratuar dhe të pini dhe konsmoni ushqim që përmban lëngje, por në të njejtën kohë nuk do t’i rrit edhe simptomet e diarresë po e kundërta, do t’i reduktoj.

  • Cili ushqim dhe pije nuk rekomandohet për konsum gjatë kohës së diarresë? alkooli
  • qumështi
  • kafeja
  • pijet dhe pijet e gazuara
  • ushqimi i skuqur dhe i yndyrshëm
  • lakëra
  • brokoli
  • fasulja
  • bizelja
  • misëri
  • speci

disa produkte qumështore

Çka duhet të konsumohet kur keni diarre:

  • Gjatë periudhës së shërimit nga diarrea, thjeshtë duhet të konsumoni ushqim sa më të lehtë që mund të përpunohet, dhe i cili do të ndihmoj me absorbimin e pak ujit të feces: drithëra, si tërshëra, 
  • misër dhe qull prej orizi
  • banane
  • molla
  • bukë ose tost
  • patate e zijer
  • kreker pa erëza
  •         boronica

Ky ushqim mund të jetë shumë i dobishëm në ditën e parë të trajtimit të diarresë. Konsumi i porcioneve shumë të vogla gjatë ditë mund të ndihmojnë në ruatjen e funksioneve normale të sistemit digjestiv.

Probiotikët

Ushqimi i pasur me probiotik, si jogurti ose kefiri, mund të ndihmojnë në disa raste, probiotikët mund edhe më tej të irritojnë sistemin digjestiv. Probiotikës ndohmojnë tretjen me anë të përmirësimit të barazpeshës së bakterieve të mira dhe të këqija në zorrë.