Tahini është produkt natyror i përgatitur nga farat e bluara të susamit.Ka vlerë të shkëlqyer energjetike dhe ushqyese, me këtë edhe përdorim të gjërë si shtojcë në shumë ushqime, por edhe si produkt ushqimor i pavarur. Madje edhe më e rëndësishme është se është e pasur me vitamina esenciale, minerale dhe aminoacide.
Të dhënat e para për përdorimin e tahinit datojnë nga kuzhina Arabe nga shek.XIII. Nga vendet Arabe pastaj përhapet në Indi, Kore dhe Japoni. Kurse sot, përdoret edhe në kuzhinë Mesdhetare dhe në atë të Balkanike.
Përbërje e pasur ushqyese
Tahnin është burim i pasur i vitaminave, mineraleve, antioksidansëve *hekur, magnez, kalium, fosfor dhe vitamin B dhe E). Burim i shkëlqyer i bakërit, manganit dhe aminoacidit metionin. Tahini është burim i acideve të shëndetshme, omega 3 dhe 6, por përmban edhe sasi të lartë të proteinave.Një porcion tahin përmban pothuaj sasi të njejtë të hekurit si një pjesë e mishit të kuq80 g.
Për çka është i mirë tahini
Ndihmon në formimin e eshtrave të fuqishme
Tahini ka përbërje të shprehura dietale dhe terapeutike. Është burim i shkëlqyer i kaliumit. Një porcion tahinpërmba 1/3 të dozës së rekomonaduar ditore të këtij minerali.
Kalciumi është i rëndësishëm për përforcimin e eshtrave, dhëmbëve dhe muskujve, por hulutimet konsiderojnë se ndikon edhe te reduktimi i rrezikut nga alegjitë dhe nga disa lloje të karcinomeve.
Për zemër dhe sistem nervor të shëndetshëm
Tahini është burim i pasur me acide esenciale yndyrore omega 3 dhe 6. Këto acide janë të rëndësishme për nyjet,kërcin, sistemin nervor, trurin dhe lëkurën.
Ka vlerë të lartë pH që don të thotë e alkalizon organizmin, me çka neutralizohen produktet acidike me vlerë të ulët të pH-së.
Hulumtimet ose gjurmimet e fundit tregojnë se konsumi i rregullt i tahinit dukshëm e redukton goditjen në zemër dhe tru.
Detoksifikimi
Fara e susamit është e begatshme me metionin aminoacidik e cila ka rol të rëndësishëm në pastrimin e mëlçis së zezë dhe absorbimin e shumë aminoacideve tjera në organizëm.
Lehtson digjestionin (tretjen) dhe përmban shumë fije
Tahini është ushqim i shkëlqyer për të gjithë ata që kanë vështirësi me sistemin digjestiv.Dy lugë tahin përmbajnë 4 g fije, kurse mesatarisht konsumi ditor duhet të arrij nga 20-35 v fije në ditë.
Duke pasur parasyshë se për përgatitjen e saj farat e susamit bluhen imët, tahini shumë lehtë tretet.
Burim i shkëlqyer i proteineve
20%e përbërjes së tahineve janë proteine që don të thotë se përmban sasi më të madhe të proteineve nga frutat me bërthamë. Kjo e bën shumë të rëndësishme si burim i proeteinave dhe i yndyrërave bimore te vegjetarianët dhe veganët.
Përdorimi me sasira to vogla i tahinit çdo ditë, do të ndikojë në tërë organizmin, do ta rregullojë ekuilibrin e hormoneve dhe do ta pastrojë lëkurën tuaj. Me këtë do ta zbusni stresin, madje do ta përmirësoni edhe kapacitetin mental dhe kognitive.
Tahini në kuzhinë
Tahini është produkt shpeshherë i përdorur si paraushqim i papërpunuar. Mund ta konsumoni si salcë me perime të pa përpunuara ose të pjekur ose si namaz i bukës dhe aditivit për pjekje.
Disa e përshkruajnë si zëvendësim për gjalp, margarinë ose namaz nga kikirikat.
Tahini mund të përdoret edhe si salcë për sallata të freskëta. Përzijeni një lugë tahin dhe vaj ulliri (ose lëng limoni), përzijeni dhe shtoni përzijerjen në sallatë.
Në enë të thellë, bluajmë pemë të freskëta, shtojmë fjolla, fruta sipas dëshirës dhe shtoni edhe një lugë mjaltë dhe një lugë tahin, kështu do të fitoni një ëmbëlsirë të përkryer dhe të shëndetshme. Me tahin mund të bëni edhe pije të shijshme nga tahini dhe bananja. Përzijeni me blender këto dy përbërës dhe servoni.
Kur bëhet fjalë për ruatje, atëherë mos harroni se tahini patjetër të mbyllet mirë. Lëreni në frigurifer dhe mund ta përdorni disa muaj.
Përgatitja e tahinit
Për përgatitje në kushte shtëpiake, ju nevojitet një gotë susam dhe dy lugë vaj ulliri.