Historia për dardhën është e begatshme dhe shumë e respektuar. Edhepse sipas disa të dhënave, kultivimi i dardhës daton qysh prej para 3000 viteve, ekzistojnë disa supozime se madje edhe njerëzit nga koha e gurit janë kënaqur me këtë frut të shkëlqyer. Pemë pikante, e ëmbël dhe e shijshme të cilën Omeri nga Odiseja e kishte emruar si “ dhuratë nga perenditë”, kurse Lui XIV e ka konsideruar si “simbol i luksit”.
Emëri latin i dardhës është Pyrus communis e cila bashkë me mollën dhe ftuan bëjnë pjesë në familjen Rosacease. Ekzistojnë disa qindëra lloje të dardhës, secili lloj me formë të ndryshme, me ngjyrë të ndryshme, me madhësi dhe shije të ndryshme. Ata janë pikante, të ëmbëla dhe me strukturë pak të kokërrzuar.
Dardha nuk është vetëm e shijshme, por është edhe jashtëzakonisht dobishme.Shkenca bashkëkohore sot flet për mineralet, vitaminat dhe përbërësit organik të dardhës, të cilat konsiderohen si shkak për potencialin e saj të madh shërues. Disa nga këto komponenta aktive dhe efektive janë kaliumi, Vitamina C, Vitamina K, komponimet fenole, fijet dietike, bakëri, mangani, magnezi si dhe vitaminat b-komplekse.
Për shkak të ëmbëlsisë që e kanë, lëngu nga dardha ndonjëherë përdoret nëpër ëmbëlsira si zëvendësim i sheqerit, gjegjësisht si ëmbëlsues. Ata janë burim i shpejtë dhe natyror i energjisë, sepse përmbajnë sasi të theksuar të monosahardieve; fruktozë dhe glukozë, si dhe levulozë- sheqeri më i ëmbël natyror.
Përse dardha?
Dardhat janë zgjedhje ideale e ushqimit për njerëzit që e jetojnë mënyrën bashkëkohore të jetës, dhe kanë nevojë për produkte të shëndetshme për freski të shpejtë, hidratim, ndjenjën e ngopjes dhe energjisë.
100 gram frut dardhe përmban 0,3 g proteina, 0,4 g yndyrëra, 9,5 g karbohidrate, 2,8 g sasi të përgjithshme të fijeve dhe 5 mg Vitamin C. |
Aktiviteti antioksidues
Dardha është e pasur me vitamin C dhe bakër, materie ushqyese që kontribojnë dukshëm në mbrojtjen antioksiduese të organizmit nga radikalet e lira dhe janë miq të vërtetë të imunitetit tuaj. Vitamina C vetvetiu është antioksidans i fuqishëm që stimulon prodhimin të rrëzave të bardha të gjakut.
Pëbrërësit antioksdues plotësohen edhe nga prania e bakërit i cili është një nga enzimet më të fuqishme trupure antioksudese.
Fijet dietale
Dardha e freskët është burim i begatshëm i fijeve dietale, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në tretjen e ushqimit. Një sasi e madhe e fijeve dietale janë polisahardie të pa tretshme, të cilat e akumulojnë ushqimin dhe kështu më lehtë kalon nëpë zorrë. Përveç kësaj, fijet stimulojnë tajimin e lëngjeve të lukthit për tretje më të lehtë. Fijet e rregullojnë edhe punën e zorrëve dhe kështu e prevenojnë paraqitjen e kapsllëkut dhe diearresë.
Burim i shkëlqyer i kaliumit
Dardha e freskët është burim i shkëlqyer i kaliumit i cili ndikon shëndetin e zemrës sepse njihet si vazodilator i shkëlqyeshëm. Reduktimi i shtypjes së gjakut ka të bëj me uljen e mundësis së paraqitjes së sëmundjeve kardiovaskulare, siç janë arteroskleroza, goditjet në zemër dhe në tru. Kaliumi ndikon si rregullator i lëngut në trup, që don të thotë hidraton disa pjesë të ndryshme të trupit dhe siguron barazpeshën e lëngjeve esenciale në qeliza dhe organe. Pa kalium shumë nga funksionet tona themelore do të ishin ngadalsuar dukshëm ose do të ishin ndërprerë plotësisht.
Me kalori të ulët dhe ideale për dieta
Dardha është një nga pemët me më pak kalori (një dardhë ka pothuaj 100 Kcal, që është 5% nga konsumi ditor i kalorive kur ushqehemi shëndetshëm).Suplementimi ushqyes, që na e ofron dardha është imadh, kurse fijet dietale të pranishme në të na krijojnë ndjenjën e ngopjes. Për shkak të kësaj, është ideale për ata që janë në regjim dietal që synojnë reduktimin e peshës së trupit. Dardha është prudukt i cili na jep energji dhe është plotë me materie ushqyese, duke mos e rritur peshën e triupit.
Eshtra të shëndetshëm
Mineralet e pranishme te dardha siç janë magnezi, mangani, fosfori, kalciumi dhe bakri, na mundësojnë uljen e këtyre mineraleve në eshtra dhe lehtësojnë simptomat gjatë gjendjes së osteoprozës dhe gjendjes së dobët të trupit.
Për lëkurë, flokë dhe thonjë të shëndetshëm
Një nga vitaminet më të dobishme në organizmin human është vitamina A. Dardhat janë të pasura me këtë vitamin dhe me komponentet e tij të krahsueshëm siç janë luteini dhe zeksantini. Ata ndikojnë si antioksidans dhe marrin pjesë në shumë reaksione enzimatike dhe funksione të organizmit. Dardhat mund t’i reduktojnë efektet e plakjes së lëkurës, siç janë paraqitja e rrudhave dhe prenkave të moshës. Kjo pemë e fuqishme poashtu e redukton procesin e rënies së flokëve, degjenerimin molekular, kataraktën dhe shumë gjendje tjera që përkojnë me procesin e plakjes.
Si të gjithë pemët tjera, edhe dardha më mirë është nëse konsumohet e freskët. Kjo është garancë se gjithçka që është e vlerë do të jetë në dispozicion për organizmin tonë. Gjithsesi bukuria e dardhës dhe shijet e saj janë në dispozicion si xhemi, kompost, lëngje pemësh dhe salce.
Mirë është të dihet …
- Dardhat shumë shpejtë piqen, pra kur t’i bleni kushtoni vëmendje të mos jenë të lara, pa dëmtuara dhe të mos kenë myk.
- Mos i mbani dardhat në qese plastike, kështu vetëm e përshpejtoni procesin e pjekjes dhe kalbjes.
- Shumë lehtë absorbojnë erë, andaj nevojitet që të ruhen largë ushqimeve tjera që kanë erë specifike dhe të fuqishme.
- Mund të ngrijnë madje edhe në – 20 shkallë celsius në frigurifer dhe pastaj të shfrytëzohen për pëgatitjen e ushqimeve të ëmbla dhe të njelmëta, sepse ky produkt shumë mirë përshtatet me mishin e derrit dhe të viçit.