ZUMBA FITNES edhe kërcim dhe ushtrime në të njejtën kohë

ZUMBA FITNES  edhe kërcim dhe ushtrime në të njejtën kohë

Zumba Fitnes është brendi më i njohur te ushtrimet për mirëmbajtjen e trupit-fitnes. Zumba nuk është vallëzim, nuk është as edhe version i aeriobikës klasike por është programë për ushtrime i zbuluar nga Alberto “Beto” Perez, i cili në vitin 2001e brendoi dhe e përhap nëpër botë me anë të instruktorëve të licencuar për Zumba Fitnes.

Çka është Zumba Fitnes?

Zumba  fitnes paraqet programë për ushtrime aerobike ku përfshihen elementet e vallëzimit, gjegjësisht kombinon hapa bazë të vallëzimit që hasen në latino dhe muzikën ndërkombëtare me qëllim që ushtrimet të bëhet zbavitëse.
Muzika është element kyç i orëve për Zumba.Koreografia e krijuar me takte specifike dhe ndryshimi i tempos, tranzicionet e ushtrimit nga një lëvizje në tjetrën duke përfshirë tonimin, përforcimin ose kardiio lëvizjen, synojnë të aktivizojnë një grup muskujsh në trup.Zumba huazon shije latino nga stilet vijuese të vallëzimit; Kumbia, Sal-sa, Merengo, Mambo, Flamengo, Ça-ça-ça, Samba,Hip Hop,Тango dhe shumë tjera. 

Përfitimet nga Zumba  fitnes

Është dëshmuar se Zumba në mënyrë të veçantë dhe të çuditshme pozitivisht ndikon te ushtrimet. Përfitimet nga zumba gjenden gjithkund, mes të cilave janë:
·    Fitimi i ndjenjës së lumturisë dhe kënaqësis gjatë ushtrimeve
·    koordinimi më imirë i trupit deri në fund të kufijve.
·    terapi e fuqishme dhe e dukshme anti-stres.
·    harxhimi i shumë kalorive që lëvizin nga 500-1000kalori 1 orë.
·    mjedis i lehtë dhe jo stresues për mësim të lëvizjeve të reja me anë të vallëzimit
·    fitimi i fotografisë pozitive për vete-jo vetëm që do të dukeni mirë, por edhe do të ndjeheni mirë.
·    përfshin të gjithë grupet e muskujve.
·    eliminon arsyet kyçe për dorëheqen nga ushtriem; mungesën e kohës dhe bezdinë.
·    njohje të reja dhe miq të ri.
 

Për çdo stërvitje vishuni në atë mënyrë ku do të keni lëvizshëri maksimale, sepse Zumba  fitnes e kërkon atë.

Për kë është Zumba  fitnes?
Zumba fitnes është program e cila është e përshtatshme për të gjitha grupmoshat, pavarsisht nga kondicioni fizik i tyre, nëse keni ose jo përvojë me vallëzimin, pavarsisht nëse jeni mashkull ose femër, i ri ose i moshuar, madje edhe fëmijët mund ta praktikojnë vallëzimin.Rekomandohet kryesisht për ata të cilët janë më pak aktiv, lëvizen shumë pak, kanë tepricë të indit yndyror nënlëkuror prej të cilit dëshirojnë të çlirohen por nuk din si.

Lëvizja e tërë trupit

Një nga dobitë më të mëdha nga zumba është ajo që e lëviz tërë trupin. Në vend të përqendrimit në vende të caktuara të trupit, zumba ju motivon që të lëvizni, të ndjeheni të gjallë dhe të kënaqeni me rritëm.

Tonizimii muskujve
Zumba ndihmon edhe gjatë tonimit të muskujve të tërë trupit pa ndjerë vbështirësi më të madhe. Pas rezultateve të para të dukshme, dëshira për zumba edhe më shumë do t’ju rritet.

Reduktimii shtypjes së gjakut

Me ushqimin e duhur dhe me ushtrime zumba,shtypja e gjakut me siguri reduktohen. Kjo është shumë me rëndëi, sidomos për ata që kanë probleme me shtypjen e lartë të gjakut.

Djegia e kalorive

Me paraqitjen e zumba ka fundi i 90-ave, shumë studime shkencore e kanë vërtetuar efikasitetin e saj për djegien e kalorive.Konsiderohet se mesatarisht, me një orë ushtrime zumba, digjen 400 kalori.

Çlirimi nga stresi

Ushtrimet, në përgjithsi, ndikojnë mbi lirimin e stresit. Vallëzimi, muzika dhe lëvizjet në zumba e përbëjnë tërë atë proces më pak më interesant.

Kardio stërvitje

Ushtrimet zumba janë edhe stërvitje e mirë kardio.Ndërkohë që stërvitja kardio zakonisht është i lodhshëm dhe paraqet problem, më mirë është të shkoj në zumba dhe t’i ndjeni dobitë e tilla edhe një herë.

Kondicioni

Ndoshta rezultatet nga zukmba nuk do të jenë menjëherë të dukshëm, por mos u shqetësoni. Kombinimi i fitnesit dhe lëvizjes së vallëzimit, me siguri do t’ju mbaj në gjendje të mirë fizike. Edhe kjo paraqet edhe një arsye plus për të shkuar në zumba dhe thjeshtë të kënaqeni.

Ndikon edhe si stërvitje për frymëmarrjen
Ashtu siç edhe thamë, zumba është vallëzim që bën pjesë në kategorinë e ushtirmeve aerobike. Duke pasu parasyshë se me zumba bëhen ushtrime aerobike, ky vallëzim ju ndihmon që thellësisht të frymoni me çka rritet edhe fuqia e mushkërive të bardha.

Zumba nuk është vetëm vallëzimZumba nuk është vetëm ushtrime. Zumba nuk është vetëm argëtimZumba është të gjithë bashkë. Argëtohuni dhe ndërtoni trupin tuaj me argëtim të mirë!