RRITJA DHE ZHVILLIMI I DREJTË TE TË PORSALINDURIT

RRITJA DHE ZHVILLIMI I DREJTË TE TË PORSALINDURIT

Rritja dhe zhvillimi janë një nga shenjat më rëndësishme nga lindja e tyre. Rritja nuk është thjeshë proces kuantitativ i rritjes së dimensioneve të truput, por një proces i komplikuar i cili i përfshin edhe ndryshime cilësore të strukturës, funksionit dhe reaktivitetit të indeve të veçanta dhe organeve, si dhe ndryshimet psiqike të fëmijës gjatë përshtatjes së tij me mjdisin ose rrethin.

Dimensionet normale dhe karakteristikat te i porsalinduri
I porsalinduri në kohën e paraparë në shumicën e rasteve është me peshë trupore prej 2,3 deri4,1 kilogram, me gjatësi prej 46 cm deri 54 cm dhe me vëllim të kokës prej 33 deri64 сm.
Gjatë ditëve të para të jetës i porsalinduri humb deri 10 % nga pesha e saj/tij, kurse pas 15 ditëve fillon të arrij peshën e tij/saj të lindjes dhe fillon të shtoj nga 500 deri700 gram deri në fund të muajit të parë.
Pas lindjes foshja e porsalindr mund ta rrotull kokën e tij/saj, mund ta përqendroj shikimin më shpesh te nëna, reagon ndaj zhurmave të fuqishme, dritës së fuqishme dhe ka refekse të fuqishme për lëvizje ( reflekse refleksive).

Në periudhën e gjidhënies, rritja mesatare e peshës së trupit gjatë tre mujëve të para të jetës është 20 deri30 gram në ditë, në tremujorin e dytë15 deri20 gram në ditë, ku pothuaj për 6 muaj foshnja e dyfishon peshën e saj fillestare trupore, në moshën njëvjeçare normalisht të duket trefish më e rëndë.

Gjatësia dhe vëllimi i kokës poashtu janë indikator të rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e duhur të  foshnjës. Kështu deri në fund të moshës njëveçare foshnja fiton25 cm në gjatësi dhe 2 cm në vëllimin e kokës në tremujorin e parë pas linjdes kurse në fund të vitit 12 cm.
Ne pediatrit e kemi një të ashtuquajtur grafikon i rritjesme të cilin pas çdo paraqitje të masës përcillet përparimi i foshnjës krahësuar me masat normale– refrente për moshën dhe gjininë e caktuar. Në këtë mënyrë ndiqen ose përcillen dallimet dhe kërkohet arsye për ngecjen në rritje dhe ngecjet tjera.

Faktorët e mbetur dhe indikatorët për rritjen dhe zhvillimin normal
Përveç atyre fizik, ekzistojnë edhe faktorë tjerë që tregojnë zhvillimin e foshnjës. Ata janë shkathësitë motorik si dhe adaptimi social. Kështu kur foshnja mbush një muaj e gjysmë foshnja fillon të buzëqesh ndaj fytyrës dhe zërit të njohur, në tremuaj e mban kokën, i vë duart në gojë dhe në 4 muaj mundohet të mban produkte dhe lojëra.Tash në 6 muaj largohet nga nënstresa, lëviz lojërat nga njëra dorë në tjetrën dhe guget. Në muajin e 7 kthehet në stomak dhe fillon që ulet, në muajin e 8-të fillon të kuptoj disa urdhëra por kur e mbush muajin 9 mund të ulet qëndrueshëm, ka motorik të mirë të gishtit të madh dhe atij tregues dhe thotë së paku një fjalë me kuptim. Në moshën njëvjeçare tashmë mund të qëndroj dhe të ec me përcjelle, të artikulon së paku 3 fjalë me kuptim dhe pa ndihmë mund të shfleton fletat e librit ose librave me foto.

Viti i parë i rëndësishëm për tërë jetë!
Viti i parë i foshnjës është me rëndësi të madhe kur bëhet fjalë për zhvillimin dhe rritjen e saj/tij të duhur. Fëmija rritet me tempo shumë të përshpejtuar, prandaj është me rëndësi që prindërit ta ndjekin zhvillimin fizik dhe mental të foshnjës së tyre.
Në tentativën e saj/tij për ta mësuar rrethinën, foshnja mbledh prëvoja dhe të dhëna parndaj fillon t’i formoj shprehitë e para të jetës, të ndjehet e uritur, të dëshiron të luaj, të dij kur ka nevojë për kujdes dhe mbrojtje nga prindërit dhe vetëm kjo ndikon zhvillimin e vet mental dhe trupor më tej në jetë.