Organizmat gjenetikisht të modifikuar(OGJM) janë realitet i kohës dhe shoqëris sonë. Prania dhe përdorimi i OGJM, dhe i ushqimi gjenetikisht të modifikuar, po bëhen pjesë e jetës sonë. Pikërisht për këtë janë të shpeshta polemikat për arsyetimin, gjegjësisht për rreziqet dhe pasojat nga përdorimi i tyre.
Çka janë organizmat gjnetikisht të modifikuar?
Organizmat gjenetikisht të modifikuar mund të definohen si organizma në të cilët materiali gjenetik (ADN-ja) ndryshohet në mënyrë artificiale. Teknologjia me të cilën kjo arrihet, shpesh emrohet si, “bioteknologjia moderne“.
Organizmat gjenetikisht të modifikuar(OGJM)janë produkte të inxhinjerisë gjenetike, dhe te këto produkte, me qëllim që të arrihet cilësi më e mirë dhe qëndrueshmëri më e madhe, ndryshohet struktura gjentike, pavarsisht a bëhet fjalë për bimë ose kafshë. Në të kaluarën, ky proces te bimët bëhej në mënyrë selektive. Qëllimi i këtyre metodave ishte të verifikohet se cili lloj i ndonjë sorte të bimëve drithrore, perimeve ose pemëve, më mirë mbijeton në kushte të caktuara klimaterike, sa është rezistente ndaj dëmtuesve endemik dhe sa është redimenti. Një selektim i tillë është bërë edhe te kafshët, dhe me kryqëzimin e racave është arritur optimumi i kërkuar i prodhimit.Me zhvillimin e bioteknologjisë moderne, shkohet një hap më tej, ku rezulton me dhënien e OGJM. Me OGJM, për të cilën zhvillohet një debat i ashpër, kuptohet një mënyrë specifike e modifikimit të gjeneve, modifikime të cilat në mënyrë natyrore asnjëherë nuk do të ndodhnin. Mund të fitohen me inxhinjeri gjenetike,gjegjësisht në laboratore. Me këtë inxhinjeri, OGJM në ADN-nën e tyre përmbajnë një gjen plotësisht të huaj, të inkuadruar në mënyrë laboratorike me teknika të reja të avancuara. Burimi i këtyre gjeneve gjendet në botën bimore, në botën e mikroorganizmave, te insektet, kafshët, duke përfshirë edhe llojet më të sofistikuara.Mjaftë tmerruese, apo?
Njohja e teknologjisë për modifikime gjenetike është shumë e rëndësishme edhe për shkenctarët edhe për prodhuesit, konsumatorët dhe banorët të cilët tashmë dukshëm hasen me prodhime ku si pjesë përbërëse kanë edhe organizma gjenetikisht të modifikuar.
Përdorimi i OGJM– po ose jo?
Zbatimi i kësaj teknologjie është relativisht e re dhe nuk ka kaluar shumë kohë që të mund të shihen pasojat eventuale dëmtuese nga përdorimi i organizmave gjenetikisht të modifikuar.Pikërisht për këtë arsye, krahas përparësive të cilat bioteknologjia bashkëkohore i ofron, parashtrohen edhe disa pyetje për përdorimin dhe konsumimin, para së gjithash të ushqimit gjenetikisht të modifikuar.
Edhepse shkenca akoma nuk ka dëshmuar asgjë konkrete, për shumicën e njerëzve vetë fraza ushqim gjenetikisht i modifikuar mbjell frikë.
Përse “jo“?
Dilema më e madhe është pyetje se sa është i sigurt ushqimi gjenetikisht i modifikuar dhe sa i madh është rreziku nga paraqitja e reaksioneve alegjike dhe toksike me konsumin e tij.
Pastaj, vijon pyetja për mbrojtjen e kafshëve dhe biodiversitetit për shkak të mundësisë për ndikim negativ mbi ekosistemin dhe humbjen e një pjese të llojloshmërisë gjenetike.Gjithsesi, dëmtimi i karakteristikave natyrore të organizmave, me instalimin e gjeneve nga një organizëm tjetër (taksonomikisht).Më shpesh parashrohet pyetja në raport me alergjitë. Shumë njerëz janë alergjik ndaj pemëve dhe perimeve të ndryshme, frutave bërthamor (kikirika, arra, bajame, etj.)Problemi që paraqitet me inkuadrimin e mundshëm të gjeneve nga këto bimë në tjerat, me çka do të ishin krijuar alregji tjera të mundshme për të cilët konsumatorët nuk do të ishin të vetëdijshëm.Zgjidhja për këto problem është etiketimi i qartë i produkteve gjenetikisht të modifikuara dhe rritja e vetëdisimit të publikut.
Përse “ po“?
Paraqitja e organizmave gjenetikisht të modifikuar, para se gjithash, do të duhet ta zgjidh problemin me urinë në botë. Idea për përdorimin e ushqimit gjenetikisht të modifikuar buroi nga parashikimet se popullata botërore do të dyfishohet 50 vitete e ardhëshme, gjë që nënkupton se kjo popullatë do të duhet të ushqehet. Me OGJM fitohen organizma më rezistues, me tolerancë më të mirë ndaj sëmundjeve, dëmtuesve, ergjrit madje edhe pa përdorim të herbiciteve dhe pesticideve, kurse nga ana tjetër, rritet edhe biomasa, dmth., redimenti.Por,pyetjet të cilat po parashtrohen për shkak të krijimit të OGJM, nuk janë edhe të parëndësishme. Me përgjigjen nuk duhet të përshpejtohet, sepse akoma nuk kanë dëshmi relevante lidhur me sigurinë e shëndetit te konsumatorët e këtyre produkteve.
Cilat janë kulturat e shpeshta gjenetikisht të modifikuara në botë?
Momentalisht njihen 16 kultura gjenetikisht të modifikuara: misëri, soja, pambuku, rrepka vajlëshuese, domatja e kuqe, patatja, panxhari i sheqerit, orizi, gruri, kungulli, duhani, çikorja, liri, pjepëri, papaja dhe karafili. Pjesa më e madhe e këtyre kulturave në botë, pothuaj60 %, ka të bëj me misërin, sojën dhe rrepën vajlëshuese. Prodhuesit më të mëdhjej të OGJM janë SHBA-ja, Argjentina, Brazili, Kina dhe India.
Është e logjikshme që çdo individ dëshiron të di se çka konsumon dhe çfarë pasoja shëndetsosre mund të ketë ai ushqim që e konsumon– jo vetëm për të, por edhe për fëmijët e tyre dhe gjeneratat vijuese.
Andaj është e kuptueshme që pyetja nëse duhet të lejohet plotësisht, pjesërisht ose të kufizohet kultivimi dhe shitja e OGJM, gjithmonë shkakton debate emotive, të cilat, fatkeqsisht, rrallë herë mbështeten mbi fakte të besueshme shkencore, por shpeshherë mbi të dhënat lobiste dhe senzacionale.
Në qarqet shkencore shumë vështirë arrihet deri te e vërteta, madje edhe më vështirë deri te konsensusi. Rreziqet shëndetsore për shkak të konsumit të ushqimit gjenetikisht të modifikuar ende janë në fushën e kundërthënieve shkencore. Dëshmi përfundimtare nuk ka, kurse mendimet e studijuesve janë të ndryshme.
Vetëm të gjithë pajtohen se konsumatorët duhet të kenë mundësi të zgjedhin mes ushqimit konvencional dhe atij me gjene të modifikuara dhe të informohen qartë se cilët produkte në përbërjet e tyre përmbajnë OGJM.
Si të njihni nëse ndonjë ushqim është gjenetikisht i modifikuar?
Gjithmonë kontrolloni deklaratën e prodhuesit. Artikujt të shënuar me100 %organike ose të bëra nga përbërës organik janë ato të cilët nuk përmbajnë OGJM. Poashtu, kërkoni shenjën që shkruan „Nuk përmban OGJM“ (GMO free).
Kushtoni kujdes pamjes dhe formës së produktit.
Ushqimi i modifukuar gjenetikisht më shpesh ka formë dhe madhësi uniforme (të njëtrajtshme),me ngjyra shkëlqyese të qarta dhe nuk kanë dëmtime të dukshme dhe pa shenja të prishjes.