KOHA ËSHTË VETËM NJË ARSYETIM Si të bëhemi aktiv dhe në formë në periudhën e dimërit

KOHA ËSHTË VETËM NJË ARSYETIM Si të bëhemi aktiv dhe në formë në periudhën e dimërit

Dimëri na ofron shumë bukuri dhe mundësi kur bëhet fjalë për stërvitje dhe mirëmbatjen e trupit në formën dhe kondicionin e duhur.Shpeshherë, këto forma të stërvitjeve orientohen ka vizita e fitnes-klubeve dhe qendrave të mbyllura.Nga ana tjetër, problemi më frekuent me të cilin ushtruesit ballafaqohen është transporti deri te këto qendra, rrëmuja dhe terminet në këto qendra si dhe, shpenzimet për kuotën e anëtarësisë.Këto faktorë jo rallëherë janë vendimtar që të qëndrojmë në shtëpi. Atëherë, përse të mos e zëvendësojmë palestrën e paracaktuar me rehatinë e shtëpisë sonë si alternativë për stërvitje? Është dëshmuar se ky është koncept i suksesshëm i alternativës që t’i ndihmoj stërvitjet e përditshme fizike të cilët na nevojiten. Si duket stërvitjet në shtëpi nuk janë edhe ide e keqe.

Përparsitë e stërvitjes në shtëpi
Stërvitja në shtëpi ka shumë përparsi.Nuk keni nevojë të bëni asnjë përgatitje, vetëm vishni rroba të rehatshme dhe jeni gati. Nuk keni nevojë të bleni pajisje të veçantë për stërvitje. Nuk shpenzoni kohë për transport deri te qendra për stërvitje ose deri në park, tërë kohën e lirë që e keni do ta kaloni me sukses për stërvitje. Në aspektin kohor nuk jeni të kufizuar, mund të stërvisni në mbrëmje para se të shkoni në punë, mund të stërvisni pas dite si pjesë e pushimit, madje edhe në mbrëmje, edhe kur e prisni partnerin (bashkëshortin), mund të stërvisni edhe kur e bëni drekën familjare… Mundësitë janë të hapura.

Andaj, lërni arsyetimet anësh. Stërvitja në shtëpi mund të jetë edhe e dobishme edhe kreative.
Ja disa ushtrime praktike të cilat mund t’i bëni në ngrohtësinë e shtëpisë suaj. Listën e plotsëoni ju vetë.

Kërcimi me litar
Një nga lojërat e preferuara nga fëmijëria mund të përdoret si ushtrim i shkëlqyer kardiak. Nëse dërshironi ushtrime me mund intenziv, e cila zgjat disa minuta, atëherë duhet ta provoni kërcimin me litar. Në këtë mënyrë,përshpejtohet puna e zemrës, organizmi kalon në regjimin e shpejtë ku aktivizohen më shumë grupe të muskujve të ekstremiteteve të sipërme dhe të poshtëme.Kjo stërvitje është shumë e mirë për njerëzit që kanë punën ulur, sepse përmirësohet qarkullimi i gjakut në këmbë dhe me këtë reduktohet edhe rreziku nga gjendjet siç janë plasja e kapilareve, ëntja e këmbëve, etj. Me kërcimin 45-minutor me litar mund të digjni madje 450 kalori.

Hapi i modifikuar i shkallëve
Edhepse ndoshta nuk e dimë se është një nga stërvitjet më efektive kardiake, këtë ushtrim e kemi bërë shumë shpesh në moshën fëmijrore, si pjesë e lojës fëmijrore. Shumë është i rëndësishëm dhe nëse bëhet çdo ditë, ndikon pozitivisht te të rrituri.Ky është ushtrim shumë i mirë që mund ta bëni në kushte shtëpiake, madje edhe nëse nuk keni shkallë. Merni një karrigë të vogël ose radhisni disa libra më të trasha, vendosni para jush dhe hipni-zbrisni ndërkohë që mund ta shikoni edhe programën tuaj të preferuar. Ky ushtrim nuk është aq energjik si kërcimi me litar, por, sërish ndihmon në mirëmbatjen e tempos dhe shëndetit. Shumë është e rëndësishme për pjesën e poshtëme të këmbëve,pulpatdhe shputat.Për një periudhë prej30 minuta mund të digjni 250-450 kalori varësisht nga pesha, lartësia si dhe intenziteti i vetë stërvitjes.

Pozita e njohur “plenk”
Ky është ushtrim ideal për ata të cilët nuk kanë shumë kohë për stërvitje, por duan të mbajnë formën “fit” dhe ta ruajnë masën e muskulaturësKarakteristkë shumë e rëndësishme e këtij ushtrimi, i cili shpesh anashkalohet, është djegia e kalorive.Që ta ralizoni këtë ushtrim, keni nevojë vetëm për një bazë, ose vetëm jastëktë butë për duart. Vendos trupin në pozitën për të bërë pompa, por në vend që t’i mbështjellniduart dhe të lëvizni trupin tatëpjetë ka dyshemeja, qëndroni në atë pozicion. Filloni me këtë pozicion 30 sekonda dhe çdo ditë zgjatni periudhën nga 10 skonda. Kjo është një nga ushtrimet më të vështira, andaj, sjell shumë dobi për tërë trupin.

Kërcimi
Pas një dite të vështirë dhe të lodhëshme, kërcmi është opsion i duhur që në mënyrë zbavitëse të digjen kaloritë, të përshpejtohet puna e zemrës dhe të menjanohet energjia negative.Vishni rroba të përshtatshme, lëshoni muzikën tuaj të preferuar dhe lëvizni trupin. Hulumtimet kanë treguar se vallëzimi ose kërcimin 30 minutor mund të djeg 150-200 kalori që është e njejtë me notimin dhe vozitjen e biçikletës.

Marshimi argëtues
Nëse kushtet klimatike nuk ju lejojnë që ta vraponi itenerarin ditor, të njejtën mund ta bëni edhe në shtëpi.Në vend që të vraponi në vend, bëni marsh me ngritjen e gjurit aq lartë sa mundeni. Ky ushtrim e përshpejton punën e zemrës dhe i stimulon muskujt. Përveç kësaj, të njejtën mund ta bëni me lëvizje.

Ylli instant ose i shpejtë
Kur jeni në shtëpi dhe kur pushoni duke parë televizor, gjatë pauzave (reklamave)mund t’i bëni disa yje të shpejta. Trupi duhet të jetë në pozitë të drejtë, me duart të lëshuara pranë trupit.Pastaj, këmbët hapni me gjerësinë e krahëve, në të njejtën kohë duke ngritur duart anësh mbi kokë.Ky ushtrim është i shkëlqyer nëse nuk jeni fizikisht aktiv dhe pozitivisht ndikon mbi gjendjen psiko-fizike të trupit. Lëvizjet e shpejta, por të shkurtëra kontribojnë për përmirësimin e koordinimit të duarve dhe këmbëve.

Pastrimi
Shpesh në shtëpi mund të bëni ushtrime shumë të dobishëme kardiake, sidomos me pastrim me fshesë korrenti. Nëse nuk mund ta realizoni planin ditor në ushtrimore ose në park, atëherë vendosni të bëni pastrimin e shtëpisë kështu që “do të vritni dy zogj me një gur”. Fakt befasues; është dëshmuar se pastrimi e redukton stresin dhe na bën të ndjehemi më të lutmur.