KALCIUMI

KALCIUMI

Kalciumi është një nga elementet më të përhapura në natyrë dhe më i pranishëm në organizmin e njeriut. Ai është një nga mineralet i cili është i domosdoshëm në organizmin tonë dhe ka një rol kyç për mirëmbajtjen e funksionit normal të eshtrave dhe dhëmbëve.


Kalcium ka një rol të rëndësishëm në trupin e njeriut. Ai është aktivator i shumë enzimeve të ndryshme, është përgjegjës për zbatimine impulseve bioelektrike, merr pjesë në procesin e mpiksjes së gjakut, në tkurrjen e muskujve, si dhe në sintezën e disa hormoneve.

Përveç si element përbërës, kalciumi luan një rol kyç edhe në punën e zemrës, muskujve dhe në sistemin nervor. Më pak i njohur është ndikimi i tij pozitiv në organet e tretjes, në qarkullimin e gjakut dhe në metabolizëm. Poashtu, kalciumi është shumë i rëndësishëm për procesin e shtatzanisë dhe për sisëdhënien, laktacionin, si dhe në menopauzë te gratë. I lehtëson vështirësitë PMS dhe e ngadalson procesin e plakjes.

Më shumë se99% e kalciumit në trupin tonë gjendet i koncentruar në eshtra dhe në dhëmbë, ku bashkë me fosforin, i bëjnë të fortë dhe të shëndoshë.

Për çka është i rëndësishëm kalciumi

Roli i kalciumit është i pazëvendësueshëm në procesin e krijimit të indit kockor në periudhën e rritjes dhe zhvillimit te fëmijët, si dhe gjatë periudhës së shtatzanisë dhe sisëdhënies. Ai paraqet linjën e parë mbrojtëse dhe armën për mbrojtje nga osteoporoza te popullata më e moshuar.

Gjendjet që përkojnë me mungesën e kalciumit

Mos konsumi i mjafturshëm i kalciumit në organizëm mund të shkaktoj “huazimin “ e tij, gjegjësisht marrjes nga eshtrat (sepse atje është më i pranishëm), gjë që direkt reflektohet në cilësinë dhe fortësinë e dhëmbëve dhe të eshtrave. Dhëmbët fillojnë të prishen, kurse kjo ndikon edhe te paraqitja e osteoporozës dhe osteopenisë.

Problemet më të shpeshta ose më të shprehura që përkojnë me mungesën e kalciumit janë:

  • –  Thyerja e shpeshtë e eshtrave
  •  Kariesi.Parimisht, kariesi është rezultat i higienës së keqe të gojës, por edhe mungesa e kalciumit kontribon në problemin e përgjithshëm, sidomos te të rinjët dhe te shtatzënat.
  •  Rahniti te fëmijët.Rahniti është zbutja dhe dobësimi i eshtrave te fëmijë, por më shpesh paraqitet si rezultat i mungesës ekstreme të vitaminës D e cila ndihmon në absorbimin e kalciumit.
  •  Оsteoporoza.Sidomos te më të vjetërit.Osteoporoza është sëmundje e sistemit eshtror, e cila na shpie te reduktimi i i elasticitetit të eshtrave dhe te paraqitja e thyerjeve të eshtrave.
  •  Shtypja e lartë e gjakut.Individët që nuk konsumojnë sasira të mjaftueshme të kalciumit janë në rrezik më të lartë nga hipertensioni.Kalciumi mund ta ndihmojë në reduktimin e butëtë shtypjes së lartë të gjakut.
  •  Ngërçet dhe vështirësitë
  •  Ritmi i dëmtuar i zemrës

Përveç kësaj, mungesa e kalciumit ka të bëj edhe me gjendje si:

  •  Akne
  •  Alegji
  •  Ankciozitet
  •  Astma
  •  Menstruacione me dhimbje
  •  Dhimbje në muskuj
  •  Kokëdhimbje
  •  Rritje të pashës
  •  Depresion
  •  Konvulzione
  •  Sterilitet
  •  Nervozë dhe humor të keq
  •  Probleme me flokët
  •  Problem me libidon
  •  Probleme me organet për trejte
  •  Stres
  •  Hipertireoza


Nevojat ditore
Nevojat për kalcium varijojnë sipas moshës dhe gjendjeve tjera, dhe atë:

  •  Fëmijët nga mosha3 vjeçare– rreth500 mg në ditë
  •  Fëmijët nga mosha 4 -8 vjeçare– rreth800 mg në ditë
  •  Fëmijët nga mosha 9-19 vjeçare– rreth 1300 mgnë ditë
  •  Të rriturit nga mosha19 -50 vjeçare– rreth1000 mg në ditë
  •  Shtatzënat dhe gratë me sisëdhënie– rreth1300 mgnë ditë
  •  Për ata që kanë osteopoprozë– rreth 1500 mgnë ditë


Burimi i kalciumit
Burimet e kalciumit të grupuar sipas kategorive janë si vijojnë:

  •  Qumështi
  •  Produktet qumështore (jogurti, kosi, djathi, kaçkavalli, ajka, gjalpi, maze)
  •  Drithrat integral(gruri, tërshëra, soja, hejda, elbi, misëri, orizi)
  •  Pemë jugore(portokalli, kivi, mandarina, banane)
  •  Peshku(salmoni, merluci, skumbri, sardina)
  •  Perimet(brokoli, panxhari gjeth, lakra jeshile,sallata e gjelbërt, lakëra, spinaqi, bizelja, fasulja, panxhari, trangulli, domate)
  •  Frutat me bërthama dhe farat(arra, gështenja, bajamet, lajthia, susami)
  •  Këpurdhat(shitake, shampinjon, këpurdha e verdhë, këpurdha dhelprës)
  •  Pemët(boronica, mjedëra, manferra, fiku, kajsia, rrushi)
  •  Produktet tjera(çokolata, kanella,hirra, rasolli, hidhri, tofu)


Sasia e kalciumit sipas produkteve

Jogurtidhe qumështi
Një gotë me jogurt pa yndyrë përmban450 mg kalcium, që është rreth 42% e konsumit të rekomanduar ditor. Një gotë qumësht pa yndyrë përmban rreth 300 mg kalcium.

Djathi tofu
Një porcion me djathë tofu ka rreth 250 mg kalcium. Djathërat e fortë, poashtu, konsiderohen burime të shkëlqyera të kalciumit, por me ata nuk duhet të teprohet sepse përmbajnë edhe shumë yndyrëra.

Panxhari gjeth
Përmbatja e kalciumit në 200 g panxhar gjethtë zijer është rreth270 mg,që paraqet një çerek të konsumit të rekomanduar ditor.

Sardina
Me sasinë prej 350 mg kalcium vetëm në 100 g, sardina konsiderohen një nga burimet më të rëndësishme të këtij minerali.

Hiperkalcemia
Koncentrimet e larta të kalciumit mund të kenë edhe negativitetet edhe ndikimet e tyre negative. Hulumtimet kanë dëshmuar se konsumi i tepërt i kalciumit ndikon në paraqitjen e sëmundjeve kardiovaskulare, infarktit dhe goditjes në tru. Andaj, sidomos te gjinia femrore, preparatet e kalciumit nuk emetohen në mënyrë rutinore për të evituar thyerjet në periudhën pas menopauzës.

Dozat e larta të kalciumit në suplemente na shpien te kërcimi i shpejt i koncentrimit të tij në gjak, ku si rezultat kemi shtresimin e këtij minerali në muret e enëve të gjakut dhe është parakusht për komplikime të mëtejshme, gjegjësisht për formimin e kalcifikateve që e rrisin rrezikun nga paraqitja e sëmundjeve kardiovaskulare.
Prandaj, konsumi i kalciumit me anë të shtresave në ushqim gjithmonë duhet të jetë në marrveshje me mjekun sidomos me situata qartësisht të indikuara.