„Bisedë farmaceutike“ me Kristina Arnaudovën

„Bisedë farmaceutike“ me Kristina Arnaudovën

Këngëtare, kompozitore, producente, vullnetare, aktiviste, bashkëshorte, nënë… Shumë e gjatë është lista e epiteteve të cilat natyrisht i përshtaten bashkëbisedueses sonë të shtrejntë Kristina Arnaudova. Poashtu e gjatë është edhe lista e pyetjeve tona dhe shpresojmë së paku vetëm me një pjesë të tyre do të arrijmë të zbulojmë diçka të re ose më pak të njohur për të.

Farmacisti Juaj: Aktore dhe artiste në shpirt, humane dhe ithëtare për vlera dhe të drejta të barabarta dhe të qasshme për të gjithë. Si do të përshkruaje vetveten dhe cila është motoja e jetës së Kristinës?

Kristina Arnaudova: Një nga pyetjet më të vështira kur dikush kërkon të përshkruaj unë veten time. Me të vërtetë nuk do të dija se si të përgjigjem saktësisht. Unë jam person i cili kënaqet kur udhëton, kur dashuron, kur përhap lumturi, kur kaloj kohë me familjen, kur i përqafoj fëmijët e mi. Unë jam person që krijon muzikë, këndon, dëshiron ta bëj botën vetën më të mirë për të jetuar, sidomos vend më të mirë për ato fëmijë të cilët nuk janë të bekuar me jetë të lumtur. Kryesisht, nëse nuk e cekëm më lartë, unë jam e palodhshme 

Farmacisti Juaj: Nuk ka dyshim se muzika është “dashuria yte e parë!, edhepse si duket vitet e fundit keni qenë shumë aktive edhe me shoqatën tuaj humanitare “Projekti Lumturi“ dhe shumë projkte tjera humanitare. Kur ngjizi idea, cilët ishin motivet dhe cilat janë qëllimet e shoqatës?

Kristina Arnaudova: Që kur isha fëmijë kam ëndërruar se një ditë do të bëhem mjaftë e famshme dhe e fuqishme që të mund t’ju ndihmoj fëmijëve, të cilët për shkak të disa arsyeve të caktuara kanë jetë të vështirë. Vazhdimisht gjatë vitit, gjithmonë kur kam mundur kam punuar me projekte humanitare, akcione, që në një moment të kuptoj se dua të bëj më shumë se sa kisha bërë deri në atë momen. Dhe ashtu, lindi „ Projekti Lumturi”. 

Farmacisti Juaj: Sa ne si komb jemi të lumtur? Çka është faktikisht e nevojshme që të jemi të lumtur?

Kristina Arnaudova: Nuk jemi të lumtur, besoj se po të bëhet një analizë do të del se jemi në fund të tabelës. Ne nuk dimë të kënaqemi me gjëra të vogla, kënaqemi kur krijojmë energji negative, kur nënçmojmë dikë, kur gjejmë mangësi dikuj, me të vërtetë mendoj se energjia që mbizotëron në këtë vend është negativ. Që të jemi të lumtur nuk ka nevoj për shumë gjëra. Duhet të vendosim së pari të kemi vullnet për të qenë të lumtur, pastaj të nisemi rrugës pas dëshirave dhe ëndërrave tona. Dhe të mos merresh me jetën e të tjerëve, por me jetën tënde. Lumturia nuk bie nga qielli. Për lumturinë punohet çdo ditë. 

Farmacisti Juaj: Jetojmë në të ashtuquajturën kohë digjitale ku sikur janë humbur edhe vlerat themelore familjare. Sa është e rëndësishme familja dhe si duhet të jetë roli i saj në ndërtimin e një botë më të shëndetshme dhe më harmonike?

Kristina Arnaudova: Konsideroj se nga shtëpia dhe energjia që mbizotëron në atë shtëpi burojnë të gjitha gjërat. Nëse në shtëpinë tuaj mbizotëron harmonia dhe dashuria, sigurtë edhe jashtë kësaj shtëpie do të jetë më lehtë dhe më bukur. Për mua familja është prioritet numër një dhe asgjë tjetër nuk mund të zë atë vend. 

Farmacisti Juaj: A konsideroni se ndoshta mënyra e të ushqyerit mund të jetë pjesë e labirinthit për jetë më të lumtur dhe më të shëndetshme? Personalisht a preferoni ndonjë lloj të caktuar të ushqimit, programë ose dietë? Cila është zgjedhja juaj kur bëhet fjalë për ushqimin?

Kristina Arnaudova: Nuk praktikoj dieta, por kam shprehi të konsumoj ushqim të shëndetshëm. Ha sallata, pi pije natytore të shtrydhura çdo ditë, rrallë konsumoj ushqime të konzervuara dhe ushqime të skuqura. Dua drekë të përgatitur mirë, perime me vlerë ushqyese. Rrallë konsumoj edhe mish, edhepse nuk jam vegjetarian. Sërish, konsideroj se në përgjithsi populli maqedonas ushqehet shumë jo shëndetshëm. Shumë ushqim të skuqur, me yndyrë, mënyrë jo e shëndetshme e përgatitjes së ushqimit, me ushqime të skuqura të ndryshme, që plotësohet edhe me bukë… Nëse shëndeti është lumturi, kurse kjo varet edhe nga ajo që si ushqim e konsumojmë, atëherë shumë lehtë mund të konkludojmë se prëse si komb jemi më të prirur ndaj sëmundjeve. Mendoj se kemi nevojë për edukim serioz lidhur me kuptimin eshprehive të shëndosha jetësore. 

Farmacisti Juaj: Nëse dëshironi, a mund të ndani ndonjë recetë të preferuar me lexuesit tanë?

Kristina Arnaudova: Më pëlqen të përgatit ushqim detar, andaj një nga recetat e mia të preferuara është rizoto me fruta deti. 

Farmacisti Juaj: Sa është e lehtë ose ndoshta ka ndonjë recetë magjike që në të njejtën kohë të jesh edhe profesioniste, humaniste, filantrope, prind? Çka është ajo që ju shtynë t’i zhvendosni kufijtë? 

Kristina Arnaudova: Nuk mendoj se është lehtë ose rëndë.Thjeshtë, kjo jam unë, dhe ky kombinim i pasioneve të mia, dëshirave, vendpunësimeve dhe e detyrave është ajo që mua më bën të ndjehem e plotë si person. S’ka sukses pa përkushtim dhe shumë punë. Unë jam „Vorkoholik“, dhe kjo për mua nuk paraqet ndonjë problem. Jam e diciplinuar dhe në këtë mënyrë ia dal të arrij gjithçka, por duke mos marrë nga koha që kaloj me fëmijët e mi. Më motivon vetëdija se mund të bëj ndryshme dhe se bashkë mund të ndërtojmë një botë më të mirë për fëmijët tanë.

Farmacisti Juaj: Duke pasur parasyshë se dukeni shumë bukur, shkëlqeni me bukuri dhe qetësi, sa në këtë garë me kohën ka hapësirë që jui përkishtohet vetëm juve? 

Kristina Arnaudova: Ju faleminderi. Fatkeqsisht, në tërë repertoarin e detyrave, shumë rrallë kam kohë për vetveten. Rrallëherë vizitoj kosmetikë, shumë më rrallë se sa mund të supozoni. Të themi një herë në 3 muaj shkoj në kozmetikë, në tretman të thjeshtë. Por bëj kujdes sa i përket kremit që e përdor, ushqimi që e konsumoj më ndihmon të dukem më mirëdhe të ndjehem mirë. Në pranverë dhe verë më shpesh vizitoj salonet, shkoj edhe në masazh, por për shkak se jam trajner kampanje, më shpesh me ushtrimet filloj në Prill, zakonisht teretana ose pilates. 

Farmacisti juaj: Përveç muzikës, edhe sporti është pjesë e familjes suaj. Përveç mbështetjes së pa rezervë nga bashkëshorti juaj, a është dhe sa është sporti i domosdoshëm për ju?

Kristina Arnaudova: Fatkeqsisht nuk është i domosdoshëm, kruse bashkëshorti thotë se ai ka mbaruar me vrapimet e tij, kështu që edhe ai kohëne fundit rrallë bën sport, për çka unë vazhimisht e kundërshtoj  . I çmoj njerëzit që kujdesen për veten dhe rregullisht sportojnë.Më vjen keq që nuk jam një prej tyre që ushtrojnë çdo ditë. Një nga dëshirat e mia të pa realizuara është sportimi i rregullt. 

Farmacisti Juaj: Nëse do të kishe fuqi të ndryshoni diçka, çka është gjëja e parë që do të ishte në listën tënde?

Kristina Arnaudova: Lumturi për çdo fëmijë, shtëpi të ngrohtë, dashuri, jetë cilësore. Fëmijët nuk guxojnë të jenë pjesë të luftrave, dhe askush nuk duhet t’i keqpërdor për asnjë qëllim. Me një fjalë, dëshira ime është botë me fëmijë të lumtur.

Farmacisti Juaj: Cila do të ishte këshilla juaj për lexuesit tuaj?Cili është rekomandimi për shëndet të mirë, humor të mirë dhe shpirt të hareshëm?

Kristina Arnaudova: Lumturia, sporti, ushqimi i shëndetshëm, janë kyçe për jetë të shëndosh. Për shpirt të hareshëm, mos u merrni me lajme të këqija, dhe mos ndiqni portale të cilat plasojnë këtë lloj të informatave. Kënaquni me jetën tuaj dhe gjithçka do të jetë mirë! Dhe ndihmoni fëmijët duke mbështetur „Projekti Lumturi“!