TORTË ME PJESHKË

TORTË ME PJESHKË

Përbërësit:

– 8 kokërra pjeshke
– 2 lugë sheqer
– 2 lugë bajame të bluara
– 200 g gjalp(i butë)
– pak sheqer dhe kripë
– miell, sipas nevojës

Përgatitja:
E nxehim furën në 150 gradë. Për përzierjen (brumin), e përzijejm gjalpin me sheqerin dhe me pak kripë, shtojmë miell sipas nevojës. Përzierjen e vendosim në frigurifer. Pastroni pjeshkat dhe prisni në 6 ose 8 pjesë. Përzierjen vendosni në tigan për tartë, radhisni fundet mirë. Pjeshkët e prera i vendosim mbi pjesën e përzijer dhe i spërkasim me pak sheqer dhe me bajamet e bluara. I vendosim në furë të piqen për 35 minuta.