Përbërësit e nevojshëm
2 patëllxhan
2 pjesë mish pule
400 ml salcë domateje
50 g kaçkavall të renduar
100mlmaze për gatim
1 qepë
hudhër, vaj ulliri, krip dhe piper
Përgatitja
Patëllxhanët i presim në gjysmë dhe i boshadisim nga brenda. Në tigan me vaj ulliri vendosim qepët dhe hudhrën dhe i skuqim pak, pastaj shtojmë mishin e pulës (e prerë në katëror) dhe pjesët e larguara nga brendia e patëllxhanit. Le të gatuhen 10 minuta. Në fund shtoni salcin nga domati dhe maze, dhe le të gatuhet edhe disa minuta. Mbushni patëllxhanët me mishin dhe nga lartë vendosni kaçkavallin e renduar.Le të piqet në furë të nxehtë 30 minuta.