Përbërësit:
1 filxhan grurë të pastruar
½ filxhan qiqëra të thata
½ filxhan fasule të vogla
1 filxhan sheqer
1 mollë
50 gr. rrush i thatë
50 gr. fruta të thata
50 gr. arra
50 gr. lajthi
1 shegë (për dekorim)
Përgatitja
Ziejeni grurin në ujë për 20 minuta. Lëreni që të kulloj brenda natës. Qiqërat dhe fasulet lihen gjithashtu të qëndrojnë në ujë për një natë, pastaj ziejhen dhe kullohen veçmas. Gruri vendoset të ziejë në ujë, i cili duhet të mbulojë kokrrat e tij. Shtrydhni me pirun dhe mos e kulloni, më pas shtoni mollën e qëruar dhe të grirë. Vendosni fasulet, qiqrat dhe frutat e thata në një tenxhere. Spërkateni me sheqer. Pastaj shtoni grurin me mollën dhe bashkarisht lëreni të ziejë për 30 minuta në zjarr të dobët. Vendosim në gota dhe i lëmë të ftohet brenda natës. Dekorohet me arra dhe lajthi të thërrmuar, dhe me kokrra shege. Kështu servohet.