Përbërësit:
· 250 g mish viçi të grirë
· 250 g mish derri të grirë
· 1 karotë më e madhe
· 1 kungull i njomë i ri
· 1 qepë
· 2 thelb hudhër
· 2 vezë
· 1 filxhan (për kafe) thekon tërshërë
· 1 lugë fara çia
· pak vaj, kripë dhe piper
Përgatitja:
Qëroni perimet, karotat dhe kungulleshkën e njomë dhe i grini në anën e imët të rendes, dhe grini hudhrat dhe qepët. Përzijeni thekon e tërshërës për të fituar miell të imët, dhe i shtoni asaj farat çia (pa e grirë ose bluar). Përzijeni të gjithë përbërësit së bashku, përdorni duart tuaja për të përzijer brumin e fituar dhe shtoni kripë dhe piper. Vendosni letër pjekje në tigan ku do t’i rreshtoni topat e formuar, lyjeni me yndyrë dhe piqni rreth 30 minuta. Ju madje mund t’i skuqni në një tigan si mish hamburgeri. Shërbeni me pure ose patatet e pjekura.