Sanduiç me mish gjeldeti dhe avokado

Sanduiç me mish gjeldeti dhe avokado

Përbërësit e nevojshëm
·       90 g biftek gjeldeti
·       2 rrethe domatesh
·       3 rrethe qepë të kuqe
·       40 g avokado
·       2 feta bukë thekri
·       1 lugë gjelle mustardë (Dijon)
Përgatitja:
Ngrohni fetat e bukës në toster dhe lyejini ato me mustardë. Renditeni mishin e gjelit të detit në njërën nga bukët, pasi ta keni kripur më parë dhe ta keni pjekur në skarë. Kur jeni në nxitim, mund të vendosni proshutë gjeldeti në vend të mishit të freskët të gjelit të detit. Renditni avokadon mbi mish, pastaj domaten dhe në fund rrethet e qepës. Shijoni këtë vakt të shpejtë, por të shëndetshëm.